JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DËGJIMI I KURANIT KUR BIEM NË GJUMË

Numri i fetvasë: 31 DËGJIMI I KURANIT KUR BIEM NË GJUMË

Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

10 694 shfletues/klikues DËGJIMI I KURANIT KUR BIEM NË GJUMË


 Pyetje: DËGJIMI I KURANIT KUR BIEM NË GJUMË


A ka ndonjë problem nëse e lë telefonin ndezur me këndim kurani ndërsa flej, deri në sabah?


 Përgjigjja: DËGJIMI I KURANIT KUR BIEM NË GJUMË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Para se t’i përgjigjeshim pyetjes së shtruar, do të ishte e udhës të përmendnim mendimin e juristëve muslimanë mbi dispozitën e dëgjimit të vëmendshëm (në heshtje) kur lexohet Kuranit.

Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni!”1

Bazuar në këtë thënie kuranore, juristët muslimanë kanë dhënë dy mendime kryesore:

Mendimi i parë: Dëgjimi i vëmendshëm (në heshtje) i Kuranit, teksa ai lexohet, është obligim në çdo rast, në namaz dhe jashtë tij. Ky është edhe mendimi i medh’hebit hanefi. Juristët hanefi kanë mendime të ndryshme lidhur me faktin nëse kjo duhet të bëhet nga të gjithë të pranishmit (është obligim individual) apo nga një pjesë e tyre (obligim kolektiv). Ibn Abidin thotë: ‘Si rregull, dëgjimi i Kuranit në heshtje (teksa ai lexohet) është farz kifaje2, sepse kështu atij i jepet haku, i jepet vëmendje dhe nuk lihet pas dore dhe kjo arrihet duke e dëgjuar atë (Kuranin) në heshtje disa prej të pranishmëve, sikurse në rastin e kthimit të selamit.’”3

Mendimi i dytë: Dëgjimi i vëmendshëm (në heshtje) i Kuranit, teksa ai lexohet, është obligim vetëm në namaz, kurse jashtë tij është mendub4 (i pëlqyeshëm). Ky është mendimi i shumicës së juristëve muslimanë. Ata janë të mendimit se thënia kuranore në fjalë (në suren El-Araf: 204) ka të bëjë vetëm me gjendjen namazit.

Gjithsesi, muslimani lipset të bëjë kujdes që ta dëgjojë në heshtje me vëmendje Kuranin teksa ai lexohet, duke shfaqur kësisoj madhërim dhe respekt për Kuranin e Madhërishëm.

Ndërsa sa i përket lënies së telefonit apo ngjashëm, që të lexojë Kuran ndërkohë që personi gjendet në shtëpi ose jashtë saj, zgjuar ose fjetur, dijetarët thonë se e tillë gjë nuk përbën problem, por me kushtin që ambienti përreth leximit të Kuranit të jetë pa zhurma dhe britma, pa zëra (sidomos muzikorë) të tjerë anësorë veç Kuranit dhe të jetë i denjë për Kuranin; përndryshe më parësore është që aparati i leximit të Kuranit të mbyllet.

Më konkretisht, dijetar i shquar Ibn Uthejmini, në lidhje me këtë çështje, ka thënë: “Disa persona më thonë se ata e kanë zakon të flenë duke dëgjuar Kuran. Për këtë nuk ka problem. Nëse personi shtrihet për të fjetur dhe nuk bën gjë tjetër por dëgjon Kuran, nuk ka problem.”5Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DËGJIMI I KURANIT KUR BIEM NË GJUMË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DËGJIMI I KURANIT KUR BIEM NË GJUMË

DËGJIMI I KURANIT KUR BIEM NË GJUMË

  1. El-Araf: 204.
  2. Farz kifaje: Detyrim ligjor islam kolektiv (shoqëror), të cilin nëse e bën një pjesë e shoqërisë, pjesa e tjetër e saj çlirohet prej tij.
  3. El-Meusuatu El-Fikhie, v. 4. f. 86.
  4. Mendub: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe është më parësore se moskryerja, por kjo e fundit (moskryerja) nuk ndëshkohet.
  5. Lika’atu El-Bebi El-Meftuh, f. 146, pyetja nr. 9.
  6. Mexhmu’u Fetaua Uel Buhuth, v. 1, f. 266.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top