Numri i fetvasë: 224 RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE
Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE
4 055 shfletues/klikues RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE
Pyetje: RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE
Shpesh herë e gjejmë veten duke bërë dhikër me gojën tonë, teksa mendja dhe zemra jonë kushedi ku gjenden. Si mund të bashkërendojmë mes dhikrit të gojës dhe atij të zemrës?
Përgjigjja: RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dhikri (Përmendja) e Zotit është gjëja më e nderuar që zë vend në mendjen, zemrën dhe gjuhën e njeriut.1
Së pari: Kuptimi dhe llojet e dhikrit
Kuptimi gjuhësor i “dhikrit” është përmend / zë në gojë; kurse kuptimi terminologjik është “përmendje / përlëvdim i Allahut”.Lexoni më tepër
Së dyti: Rëndësia e madhe e dhikrit
Dhikri përbën një prej adhurimeve më madhështore, përmes të cilit shprehet falënderimi për mirësitë hyjnore, më e madhja prej të cilave është mirësia e udhëzimit në Islam, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)”2 dhe “…që ta madhëroni Allahun, për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë.”3Lexoni më tepër
Së treti: Llojet e njerëzve në raport me dhikrin
Njerëzit në raport me dhikrin janë tre llojesh:
Lloji i parë: Ata që nuk e përmendin Zotin fare dhe as e njohin Atë
Në fjalët dhe bisedat e këtyre njerëzve nuk ka vend për përmendjen e Zotit, në heshtjen e tyre po ashtu dhe për më tepër në veprën e tyre. Rrjedhimisht ata nuk i druhen Allahut në atë që urdhërojnë, ndalojnë, dëshirojnë apo nuk dëshirojnë.
Lloji i dytë: Ata që e përmendin Zotin dhe nuk e njohin Atë
Këta njerëz e përmendin Zotin, por kanë dështuar në njohjen e Tij, kuptimin e përmendjes së Tij, duke menduar se dhikri është thjesht fjalosje gjuhësh, i zhveshur nga kuptimi i mendjes dhe kënaqësia e zemrës, madje disa syresh e menduan atë kuvend vallëzimi, kërcimi, hovi, ofshame dhe ngashënijimi. Rrjedhimisht zemrat e këtyre janë krejt larg ndijimit të madhështisë së Allahut dhe madhërimit të Tij.
Lloji i tretë: Ata që e përmendin Zotin dhe e njohin Atë
Këta njerëz e përmendin Zotin dhe e njohin Atë përmes mësimeve të Tij dhe të Dërguarit të Tij (Paqja qoftë mbi të!), i njohin kuptimet e përmendjes së Tij, bashkë me gjuhët e tyre e përmendin Zotin e tyre edhe me mendjen e tyre, shoqëruar me kënaqësi dhe ëmbëlsi në zemrën e tyre.Lexoni më tepër
E lusim Allahun e Madhëruar të jemi perj llojit të tretë dhe gjallërojmë e lumturojmë jetën tonë me përmendjen e Zotit!
Allahu e di më mirë. RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE
RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE