Numri i fetvasë: 223 KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT
Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE
11 574 shfletues/klikues KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT
Pyetje: KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT
A mund të na sqaronit se cili është kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i “dhikrit” të Zotit dhe cilat janë llojet kryesore të tij?
Përgjigjja: KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i dhikrit1
Kuptimi gjuhësor: Fjala arabe “dhikër” është e prejardhur nga folja arabe “DHEKERA / përmend apo zë në gojë”.Lexoni më tepër
Kuptimi terminologjik: Kuptimi terminologjik (islam) i dhikrit është “përmendja e Allahut dhe përlëvdimi i Tij”.Lexoni më tepër
Së dyti: Dijetarët muslimanë, në lidhje me llojet e dhikrit (përmendjes së Zotit), shprehen si vijon5:
Çështja e parë: Dhikri sa i përket trajtës së tij në vetvete, është dy llojesh:
Lloji i parë: Përmendja e përgjithshme: ku hyn çdo gjë e ligjëruar sheriatikisht (sipas normave islame) me të cilën robi afrohet tek Allahu i Madhëruar6;
Lloji i dytë: Përmendja e veçantë, ku hyjnë: madhërimi, dëlirësimi, falënderimi dhe lavdërimi i Allahut të Madhëruar, që zë vend në gjuhët dhe zemrat e robërve.
Çështja e dytë: Dhikri sa i përket formës së kryerjes së tij është dy llojesh:
Lloji i parë: Dhikri me gjuhë
Në këtë lloj të dhikrit hyjnë: leximi i Kuranit, leximi i përmendjeve dhe lutjeve të cilat feja islame ka inkurajuar të bëhen etj.
Lloji i dytë: Dhikri me zemër
Në këtë lloj të dhikrit hyjnë: mendimi në lidhje me madhështinë dhe plotfuqishmërinë e Allahut të Lartmadhëruar; meditimi lidhur me krijesat e Tij, dëgjimi dhe nëpërmendja e Kuranit7, përmendjeve dhe lutjeve sheriatike etj.
Së treti: Dhikri që bëhet në gjuhët e tjera veç gjuhës arabe
Në kontekstin e dhikrit hyjnë edhe përmendjet fetare islame në çdo gjuhë qofshin ato.8Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT
KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT
- Shih: islamweb dhe islamqa. ↩
- TESBIȞ: Thënia “SUBȞAAN ALL-LLAHI / I Lartmadhëruar dhe i Patëmetë është Allahu”. ↩
- TEȞMID: Thënia “EL-ȞAMDU LI-LAAHI / Falënderimi i takon Allahut”. ↩
- TEHLIL: Thënia “LA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm veç Allahut”. ↩
- Shih: islamweb dhe islamqa. ↩
- Siç dihet gjymtyrët e robit lëvizin me vepra të mira vetëm kur komandohen nga përmendja e Allahut të Lartësuar. ↩
- Këtu synohet përmendja e Kuranit pa e lëvizuar fare gjuhën, gjë e cila nuk shpërblehet si leximi i Kuranit, pasi shpërblimi për leximin e Kuranit ka të bëjë me leximin, që nuk mund të bëhet përveçse përmes gjuhës. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩