Numri i fetvasë: 225 MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS
Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR
4 558 shfletues/klikues MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS
Pyetje: MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS
Na ndodh disa herë që të na duhet të hyjmë në banjo (WC-ë) teksa me vete kemi librin e Kuranit, të cilin nuk kemi ku ta lëmë? A lejohet që në këtë rast të merret Kurani me vete në banjo? Po dëgjimi i Kuranit, teksa gjendemi në banjo, a përbën gjynah?
Përgjigjja: MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Fillimisht lipset të dihet, se Kuran quhet vetëm teksti origjinal në arabisht i Kuranit i njohur me emërtimin Mus’haf.1Lexoni më tepër
Kurse sa i përket etikës së banjos lidhur me dispozitat përkatëse lidhur të madhërimit të Kuranit, thuhet sa vijon:
Së pari: Futja e Kuranit (ose ndezja e aparatit të këndimi të tij) në nevojtore
Në këtë kontekst na duhet të sqarojmë paraprakisht se me nevojtore nënkuptohet vendi i posaçëm ku gjendet ndenjësja e WC-së (pajisje hidrosanitare e tipit tualet alla-turka, ose klozet alla-franga që varet në mur) ku kryhet nevoja (jashtëqitja) e madhe ose ajo e vogël (urinimi). Ndërsa banjoja (vendi) ku nuk ka WC-ë (nuk kryhet nevoja dhe as urinimi) por thjesht lahet trup a merret abdes, nuk konsiderohet nevojtore, pasi në to nuk ka nexhase2 (pisllëk), prandaj si rregull (parimisht) i këtillë vend nuk i nënshtrohet dispozitave të nevojtores.3
Hyrja në nevojtore me Kuran (librin origjinal të Kuranit në arabisht) ose pjesë të tij (xhuz / kapitull apo fletë prej Kuranit) është vepër e ndaluar (këtu hyn rrjedhimisht edhe ndezja e aparatit të këndimit të Kuranit brenda nevojtores), pra është haram4 (ndalesë e ndëshkueshme).Lexoni më tepër
Së dyti: Futja e Kuranit (ose ndezja e aparatit të këndimi të tij) në banjon që s’ka WC-ë (nevojtore)
Në lidhje me lejimin e leximit të Kuranit (apo ndezjes së aparatit të këndimit të Kuranit) në banjot ku vetëm lahet trupi dhe s’kanë në brenda WC-ë (nevojtore), mendimi më parësor është se kjo është e papëlqyeshme, pasi Kurani lipset të lexohet vetëm në vende të dëlira dhe të ruhet e mbahet larg vendeve të larjes (bërjes banjë) dhe heqjes së pisllëkut prej trupit.Lexoni më tepër
Së treti: Hyrja në nevojtore me kaseta apo aparate me aplikacione të Kuranit
Sa i përket mbajtjes me vete në nevojtore të kasetave me Kuran, mendimi më parësor është se e tillë gjë nuk ka problem të veprohet, pasi kasetat në fjalë nuk përmbajnë gërma të dukshme të shkrimit të Kuranit që përbëjnë në fakt arsyen e dispozitës së ndalimit të përmendur nga dijetarët, por ajo çfarë ndalohet është vënia në funksion e këtyre kasetave brenda nevojtores.Lexoni më tepër
Së katërti: Leximi/Dëgjimi i Kuranit me zemër në banjo
Dijetarët kanë theksuar se nëpërmendja e Kuranit me zemër në nevojtore nuk përbën ndonjë problem, pra rrjedhimisht nuk është vepër e papëlqyeshme, qoftë edhe nëse Kurani lexohet me zemër (me mendje) qëllimisht gjatë kryerjes së jashtëqitjes, por me kushtin që gjuha të qëndrojë e palëvizur.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS
MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS
- Mus’hafi: Libri autentik i Kuranit. ↩
- Nexhase: Pisllëk apo çdo gjë e pisët (si: jashtëqitja e njerëzve dhe kafshëeve etj.) që sheriati (ligji islam) na ka urdhëruar ta shmangim dhe pastrojmë nga trupi ynë, veshja jonë, vendi ku falemi etj. ↩
- Shih: islamweb dhe islamtoday. ↩
- Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij ndëshkohet. ↩
- Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamqa dhe islamweb. ↩
- Shih: islamqa dhe islamweb. ↩
- Shih: islamweb, islamqa dhe almoslim. ↩