JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

QËNDRIMI PËR DYSHIMET-KURESHTJET FETARE

Numri i fetvasë: 22 QËNDRIMI PËR DYSHIMET-KURESHTJET FETARE

Kategoria: METODA SELEFISTE E IMANIT-TË BESUARIT

3 396 shfletues/klikues QËNDRIMI PËR DYSHIMET-KURESHTJET FETARE


 Pyetje: QËNDRIMI PËR DYSHIMET-KURESHTJET FETARE


Cili duhet të jetë pozicionimi i drejtë i muslimanit në lidhje me dyshimet apo kërshëritë e ngritura nga të tjerët, ose edhe nga ai vetë gjatë leximit të literaturave islame, mbi çështje që u përkasin bazave të fesë islame?


 Përgjigjja: QËNDRIMI PËR DYSHIMET-KURESHTJET FETARE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me qëndrimin e duhur të muslimanit kundrejt dyshimeve apo kërshërive të ngritura nga të tjerët ose ai vetë në lidhje me themelet e fesë islame, Kuranin, Traditën Profetike dhe parimet apo bazat islame, thuhet sa vjon:

Së pari: Në parimet dhe bazat e fesë islame nuk ka asnjë kundërthënie:

Parimi që duhet të ngulisë në mend muslimani është, se në parimet dhe bazat e fesë islame nuk ka asnjë kundërthënie dhe se çdo gjë që duket në pamje të parë kundërthënie është e tillë për shkak të njohjeve të cekëta që ka personi në lëmin e shkencave islame. Vetë Allahu i Madhëruar e ka përjashtuar ekzistencën e kundërshtive në Kuran në veçanti dhe bazat e fesë në përgjithësi, përmes thënies së Tij: “A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.1

Së dyti: Muslimani duhet të pyes për angazhimet më të rëndësishme fetare:

Pyetjet që ne muslimanët bëjmë duhet t’i përkasin strategjisë së mirënjohur të këshilluar nga dijetarët muslimanë, e cila është që fillimisht muslimani duhet të pyes për çështjet më të rëndësishme fetare të tij, për të cilat ai do të japë llogari para Allahut (që quhen ndryshe domosdoshmëritë e fesë) dhe pas kësaj muslimani pyet për çështjet e tjera fetare sipas “rendit të më përparësores”…

Së treti: Muslimani nuk merret me çështje që s’i takojnë kërkesave të fesë:

Lipset që muslimanin të mos e preokupojnë ato gjëra që nuk i kërkohen dhe nuk i ka të nevojshme. Ky është një princip mbi të cilin hedh dritë më së miri thënia profetike: “Faktikisht Allahu e ka bërë të papëlqyeshme për ju thashethemen [fjalët e pathemelta], të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.2

Së katërti: Kërshëritë lidhur me detajet historike:

Dijetarët muslimanë theksojnë, se nuk është e udhës që muslimani të preokupohet me detaje të historive kuranore apo islame në përgjithësi, të cilat nuk janë shpalosur në Kuran dhe as në transmetimet e sakta të ardhura nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), pasi nëse dobia dhe urtësia e këtyre detajeve do kishte qenë e madhe, me siguri që ato do qenë përmendur nga Kurani dhe do qenë sqaruar nga Tradita Profetike.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. QËNDRIMI PËR DYSHIMET-KURESHTJET FETARE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ QËNDRIMI PËR DYSHIMET-KURESHTJET FETARE

QËNDRIMI PËR DYSHIMET-KURESHTJET FETARE

  1. En-Nisa: 82.
  2. El-Bukhari 2408 dhe Muslimi 593.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top