JETA E VËRTETË

A LEJOHET GËNJESHTRA PËR NDONJË RAST

Numri i fetvasë: 23 A LEJOHET GËNJESHTRA PËR NDONJË RAST

Kategoria: VIRTYT

4 831 shfletues/klikues A LEJOHET GËNJESHTRA PËR NDONJË RAST


 Pyetje: A LEJOHET GËNJESHTRA PËR NDONJË RAST


A lejohet gënjeshtra për ndonjë rast?


 Përgjigjja: A LEJOHET GËNJESHTRA PËR NDONJË RAST


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Islami e ka konsideruar gënjeshtrën prej mëkateve madhore, prej tipareve të poshtra dhe cilësive të hipokritëve, prandaj i ka mësuar muslimanët që t’i shmangen në maksimum gënjeshtrës në të gjitha rastet. Pra origjina në çështjen e gënjeshtrës është se ajo është prej harameve1 të mëdha, bazuar në shumë tekste hyjnore, prej të cilave përmendim:

“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” 2

“…Kini kujdes nga gënjeshtra, pasi gënjeshtra udhëheq në paturpësi (shthurje dhe devijim). Personi vijon të gënjejë dhe të priret nga gënjeshtra, derisa shkruhet tek Allahu gënjeshtar i madh3; pra shkujdesi ndaj gënjeshtrës, e bën personin që ta bëjë rrugë dhe cilësi të pandashme atë.

Po në këtë kontekst, transmetohet se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Bëni kujdes nga gënjeshtra, pasi faktikisht gënjeshtra e mënjanon [largon] besimin.”4

Sa i përket tolerimit të gënjeshtrës, juristët muslimanë kanë theksuar se ajo është lejuar vetëm në raste të kufizuara, në të cilat nuk mund të bëhet pa të, por edhe në këto raste duhet plotësuar kushti që gënjeshtra të mos shpjerë në cenimin dhe humbjen e të drejtave të njerëzve. Më konkretisht këto raste janë:

1. Gënjimi i palëve për t’i pajtuar dhe rregulluar mes tyre; ku kriteri i lejimit të gënjeshtrës është që të jetë i pamundur realizimi i përmirësimit ose i shmangies së problemeve mes njerëzve përveçse përmes gënjeshtrës;

2. Gënjeshtra për të shmangur pasojat e rënda, si rasti kur gënjehet për të ruajtur jetën a pasurinë nga kërcënimet dhe padrejtësitë e zullumqarëve; kontekst lidhur me të cilin imam En-Neueui thotë: “Në rastin kur objektivi- i cili nuk mund të arrihet përveçse përmes gënjeshtrës- është obligim, gënjeshtra bëhet e obligueshme”.

3. Kur bashkëshortët e lajkatojnë njëri-tjetrin me komplimente që në thelb nuk janë reale; ku kriteri është që të paqenat që thuhen të mos shpien në cenimin e të drejtave të asnjërës palë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. A LEJOHET GËNJESHTRA PËR NDONJË RAST

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A LEJOHET GËNJESHTRA PËR NDONJË RAST

A LEJOHET GËNJESHTRA PËR NDONJË RAST

  1. Haram: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  2. Et-Teube: 119.
  3. El-Bukhari 6094 dhe Muslimi 2607.
  4. Ahmedi 16; Albani dhe Shuajb Arnauti thonë se transmetimi në fjalë si thënie e Ebu Bekrit është i saktë, kurse si hadith (thënie profetike) është i pasaktë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top