AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI

Numri i fetvasë: 24 AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI

Kategoria: EL-ÂǨIIǨA-THERORI KUR LIND BEBJA

2 031 shfletues/klikues AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI


 Pyetje: AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI


Kur kanë lindur dy djemtë e mi nuk kam prerë kurban. A është gjynah kjo dhe nëse po si mund ta shlyej?


 Përgjigjja: AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Domethënia e akikës

Kuptimi i akikas vjen nga fjala arabe “AǨ-ǨA / ndaj ose pres”, së këtejmi quhet ky theror akika, për shkak të prerjes së fytit të bagëtisë. Gjuhologët arabë përmendin se “akika” quhen edhe “flokët me të cilat lind bebi”1.Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita e akikës

Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se bërja e akikës është sunet i fortë3 (veprim shumë i pëlqyeshëm) për kë ka mundësi ekonomike. Akikan e bën kujdestari i fëmijës4 (nga pasuria e kujdestarit dhe jo ajo e fëmijës). Bërja e akikës është më mirë se dhënia e çmimit të saj sadaka (lëmoshë).Lexoni më tepër

Së treti: Nga kush / Për kë bëhet akika

Akika bëhet nga prindi, si falënderim ndaj Allahut për fëmijën e dhënë, në dobi të fëmijës së tij (si theror prej fëmijës së tij). Shumë dijetarë janë të mendimit se nëse prindi nuk bën akika në dobi të fëmijës së tij, derisa fëmija arrin moshën e pjekurisë (pubertetit), pas kësaj kjo akikë nuk ligjërohet. Ndërkaq, disa dijetarë janë të mendimit se personit të rriturit i lejohet të bëj akika në dobi të vetes së tij, nëse prindi nuk ka bërë akika në dobi të tij.8

Së katërti: Kur kryhet akika

Akika kryhet vetëm një herë, mundësisht në ditën e shtatë të lindjes së fëmijës, por jo më parë; në pamundësi të ditës së shtatë ajo kryhet në të katërmbëdhjetën, pastaj në të njëzetenjëtën dhe në pamundësi të kësaj të fundit në çdo kohë. Më konkretisht, nëse për personin nuk është bërë akika më parë dhe më pas bëhet e mundur që të bëhet për të akika, edhe pasi të ketë kaluar mosha e fëmijërisë së tij, kjo gjë mund të bëhet në çdo kohë.9

Allahu e di më mirë. AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI

AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI

  1. Këtu nënkuptohen flokët që dalin në kokën e bebit brenda barkut të nënës së tij.
  2. Shih: Ibn Afane, El-Mufasal Fi Ahkemi El-Akika, v. 1, f. 11.
  3. Sunet i fortë: Traditë sistematike profetike, veprimi i të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet. Lënësi i sunetit të fortë nuk konsiderohet mëkatar, por disa dijetarë janë të mendimit se lënia në vazhdimësi e sunetit të fortë ia bren dhe pakëson personalitetin personit.
  4. Kujdestari i fëmijës: Ai që e ka për detyrë të kujdeset financiarisht për këtë fëmijë.
  5. Medh’heb: Akademi juridike islame.
  6. Mubah: Veprim i lejueshëm, as i shpërblyeshme dhe as i ndëshkueshëm.
  7. Shih: El-Bedaia Es-Sanaia v. 5, f. 69 dhe El-Fikhu El-Islami Eu Ediletuhu, v. 4, f. 2745 me autor Ez-Zuhajli.
  8. Shih: islamweb dhe islamweb.
  9. Shih: islamweb dhe islamweb.
RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.