Numri i fetvasë: 21 PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR
4 640 shfletues/klikues PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
Pyetje: PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
A duhet të jemi të pastër kur ta prekim Kuranin?
Përgjigjja: PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Fillimisht lipset të dihet, se Kuran quhet vetëm teksti origjinal në arabisht i Kuranit i njohur me emërtimin Mus’haf1.
Në lidhje me raportin e abdesit dhe guslit me prekjen e Kuranit, duhet të kemi parasysh sa vijon:
Së pari: Ndalohet (është haram2) prekja e Kuranit pa gusël3 a pa abdes4:
Pa gusël: Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit, se xhunubit5 nuk i lejohet prekja direkte e Kuranit pa izolues/ndarës që ndan mes lëkurës së dorës dhe Kuranit (pra pa e kapur apo mbajtur Kuranin përmes një sendi të pastër që është i shkëputur prej tij, si këllëfi a qesja e Kuranit që është veçan tij, një copë pëlhure, dorezat e duarve, mëngët apo ngjashëm).
Pa abdes: Shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet6) janë të mendimit se personit që nuk ka abdes nuk i lejohet prekja dhe mbajtja e Kuranit pa izolues, qoftë kur personi në fjalë ka për qëllim të mësojë Kuran përmendësh, qoftë kur ai ka për qëllim ta studiojë ose lexojë atë.Lexoni më tepër
Së dyti: Ndalohet prekja e çdo pjese përbërëse të Kuranit pa gusël a pa abdes:
“Shumica e juristëve muslimanë të katër medh’hebeve janë të mendimit se personit që është i papastër ritualisht7, i ndalohet [jo vetëm prekja direkte e Kuranit por] edhe prekja e kapakut (prej lëkure, cope, letre etj.) të qepur a ngjitur për Kuranit, anëve të pashkruara të fletëve të Kuranit, pjesëve të pashkruara mes rreshtave kuranore dhe mbarë fletëve boshe, sepse ato konsiderohen pjesë përbërëse të Kuranit. Por disa juristë hanefi dhe shafi’i janë të mendimit se (prekja e) sa më sipër lejohet.”8
Së treti: Lejohet prekja e Kuranit me izolues, pa gusël a pa abdes, sidomos në rast nevoje:
Prekjen e Kuranit nga personi i papastër ritualisht, me izolues, e ka lejuar medh’hebi hanefi dhe hanbeli, teksa medh’hebi shafi’i dhe maliki e kanë ndaluar (prekjen e Kuranit nga personi i papastër ritualisht) me ose pa izolues.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
- Mus’hafi: Libri autentik i Kuranit. ↩
- Haram: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet. ↩
- Gusli: Larja rituale e gjithë trupit. ↩
- Abdesi: Larja rituale e pjesëve të veçanta të trupit. ↩
- Xhunub: Personi në gjendjen e xhunubllëkut (papastërtisë së madhe rituale). ↩
- Medh’heb: Akademi juridike islame. Katër medh’hebet kryesore janë: hanefi, maliki, shafi’i dhe hanbeli. ↩
- Gjendja e papastërtisë rituale: Gjendja e papastërtisë së madhe (pa gusël) dhe e asaj të vogël (pa abdes). ↩
- El-Meusua El-Fikhije, vëll. 38, fq. 7. ↩