JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI

Numri i fetvasë: 20 LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI

Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

11 439 shfletues/klikues LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI


 Pyetje: LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI


A duhet të jemi të pastër kur lexojmë Kuran?


 Përgjigjja: LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

I papastër quhet personi në gjendjen e papastërtisë rituale, e cila i takon dy klasifikimeve:

Klasifikimi i parë: Gjendja e papastërtisë së madhe rituale, ku hyn personi që e ka detyrim guslin1.

Klasifikimi i dytë: Gjendja e papastërtisë së vogël rituale, ku hyn personi që e ka detyrim abdesin2.

Në lidhje me raportin e abdesit dhe guslit me leximin e Kuranit, duhet të kemi parasysh sa vijon:

Së pari: Lejohet leximi i Kuranit pa abdes, por pa e prekur Kuranin:

Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit, se leximi i Kuranit pa u prekur nga ana e personit që nuk ka abdes, nuk përbën problem, por më e mira është që Kurani të lexohet me abdes.

Së dyti: Ndalohet lexim i Kuranit pa gusël, qoftë edhe pa e prekur atë:

Pjesa dërrmuese e juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet3) janë të mendimit, se xhunubit4 nuk i lejohet leximi i Kuranit, qoftë edhe pa e prekur Mus’hafin5. Së këtejmi, leximi i Kuranit nga ana e xhunubit, qoftë edhe pa e prekur atë, konsiderohet haram6.

Së treti: Shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se personat në gjendjen e papastërtisë së madhe rituale (ku përfshihen xhunubllëku, lehonia dhe menstruacionet), e kanë të ndaluar ta lexojnë tekstin origjinal në arabisht të Kuranit (qoftë edhe një ajet të plotë kuranor dhe për më tepër një sure të plotë apo krejt Kuranin) dhe e tillë gjë u lejohet atyre vetëm pasi të pastrohen nga kjo gjendje.Lexoni më tepër

Së katërti: Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se xhunubit i lejohet të lutet me lutjet e Kuranit, si në rastin e lutjes së udhëtimit etj. Ata janë të pajtimit, se leximi i tekstit kuranor që nuk është i veçantë për Kuranin dhe thuhet në kontekstin e dhikrit (përmendjes së Allahut) a lutjes dhe jo me synimin e leximit të Kuranit, është i lejuar dhe përbën përjashtim nga rregulli i ndalimit të leximit të Kuranit për xhunubin.

Së pesti: Dijetarët theksojnë se xhunubit i lejohet të dëgjojë Kuran, sepse nuk ka ardhur asnjë tekst hyjnor ndalues për këtë. Por kushtëzohet që dëgjimi të mos shoqërohet me artikulimin (shqiptimin) e shkronjave kuranore, sepse e tillë gjë konsiderohet lexim i Kuranit.

Allahu e di më mirë. LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI

LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI

  1. Gusli: Larja rituale e gjithë trupit.
  2. Abdesi: Larja rituale e pjesëve të veçanta të trupit.
  3. Medh’heb: Akademi juridike islame.
  4. Xhunub: Personi në gjendjen e xhunubllëkut (papastërtisë së madhe rituale).
  5. Mus’hafi: Libri i Kuranit.
  6. Haram: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  7. Ajeti Kursi: Thënia 255 në kaptinën kuranore El-Bekare.
  8. Medh’heb: Akademi juridike islame.
  9. Rukje: Kurimi me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.
  10. Sure: Kaptinë kuranore.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top