Numri i fetvasë: 19 DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE
11 744 shfletues/klikues DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Pyetje: DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
A duhet të jemi me abdes dhe gusël kur bëjmë dhikrin e mëngjesit apo të mbrëmjes?
Përgjigjja: DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me raportin e abdesit1 dhe guslit2 me dhikrin3 në përgjithësi, përfshirë edhe atë të mëngjesit dhe mbrëmjes, duhet të kemi paraysh sa vijon:
Së pari: Për dhikrin që nuk përmban Kuran, nuk është kusht as abdesi dhe as gusli:
Kur në dhikrin që bëhet nuk ka ajete4 kuranore, nuk është problem që personi të jetë pa abdes ose pa gusël.
Së dyti: Për dhikrin që përmban Kuran, nuk është kusht abdesi por gusli po:
Kur dhikri që lexohet përmban ajete kuranore, abdesi nuk është kusht. Kurse xhunubit5, sipas pjesës dërrmuese të juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet6), nuk i lejohet leximi i Kuranit, qoftë edhe përmendësh (pa e prekur Mus’hafin7).Lexoni më tepër
Shënim:
Kuran konsiderohet vetëm teksti origjinal në arabisht i Kuranit, kurse komentimi i Kuranit në të gjithë gjuhët (përfshirë edhe arabishten) nuk ka problem të lexohet (apo preket) pa abdes a pa gusël.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
- Abdesi: Larja rituale e pjesëve të veçanta të trupit. ↩
- Gusli: Larja rituale e gjithë trupit. ↩
- Dhikri: Përmendja e Allahut të Madhëruar. ↩
- Ajet: Thënie kuranore. ↩
- Xhunub: Personi në gjendjen e xhunubllëkut (papastërtisë së madhe rituale). ↩
- Medh’heb: Akademi juridike islame. ↩
- Mus’hafi: Libri i Kuranit. ↩