JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KËNAQJA ME DHUNTITË E ZOTIT

Numri i fetvasë: 15 KËNAQJA ME DHUNTITË E ZOTIT

Kategoria: ETIKË-VIRTYT-GOJËTARI

2 483 shfletues/klikues KËNAQJA ME DHUNTITË E ZOTIT


 Pyetje: KËNAQJA ME DHUNTITË E ZOTIT


Shumë individë nuk kënaqen me atë që kanë por gjithmonë kërkojnë më shumë. Deshëm një këshillë në lidhje me këtë.


 Përgjigjja: KËNAQJA ME DHUNTITË E ZOTIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kjo pyetje i përket profilit të tezkijes1 dhe hyn tek kapitulli i dhuntisë dhe sesi duhet të sillemi me të.

Përgjigjen për këtë pyetje zakonisht e mbulon natyra e ligjëratës dhe të tilla ka shumë nga hoxhallarët tanë të nderuar.

Shkurtimisht mund të thuhet, se për t’u kënaqur me dhuntitë (mirësitë) që na ka dhënë Zoti, lipset të kihet parasysh sa vijon:

1. Njohja e hierarkisë së dhuntive (mirësive) të cilat fillojnë me shëndetin e zemrës (besimin) dhe shëndetin e trupit, tek vetja jonë, dashamirët tanë dhe më gjerë…

2. Njohja e konceptit të drejtë mbi rizkun, pra faktit se rizk (begati/furnizim) i mirëfilltë nuk është paraja dhe kapitali, por është besimi, shëndeti, familjarët dhe shoqëria e mirë, ruajtja hyjnore nga të ligët dhe ligësia etj., ndërsa paraja dhe kapitali janë në fakt mjete në shërbim të mirësive që u lartpërmendën…

3. Në këtë botë nuk ka mirësi në kuptimin e vërtetë të fjalës, përveç mirësive të amshimit të cilat janë mirësi në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ky koncept mund të përthithet duke hulumtuar transmetimet e sakta hyjnore mbi vlerën e dynjasë në raport me atë të amshimit dhe pastaj transmetimet hyjnore mbi mirësitë e amshimit dhe sfidat e barrierat që e privojnë njeriun prej këtyre mirësive…

4. Lidhja e zemrës me burimet e mirësisë dhe lumturisë, që janë padyshim Kurani, namazi, jetëshkrimi profetik dhe ai i gjeneratave të hershme të devotshme, shoqërimi me besimtarët e devotshëm etj…

Allahu e di më mirë. KËNAQJA ME DHUNTITË E ZOTIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KËNAQJA ME DHUNTITË E ZOTIT

KËNAQJA ME DHUNTITË E ZOTIT

  1. Tezkije: Dëlirje e zemrës.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top