Numri i fetvasë: 14 A ËSHTË MARTESA E SHKRUAR
Kategoria: BESIMI NË KADER-PARACAKTIMIN HYJNOR
13 205 shfletues/klikues A ËSHTË MARTESA E SHKRUAR
Pyetje: A ËSHTË MARTESA E SHKRUAR
A është e shkruar se me cilin person (partner) do ta kalojmë jetën?
Përgjigjja: A ËSHTË MARTESA E SHKRUAR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Allahu i ka shkruar, përcaktuar dhe vendosur caktimet, vlerat dhe porcionet lidhur me çdo gjë, qysh 50 000 vjet para se të krijoheshin qielli edhe toka. Muslimani krahas besimit në kada dhe kader1 është urdhëruar që kur të bëj një gjë, të kryej shkaqet përkatëse më të mira të mundshme. Po kështu duhet ditur se dijetarët kanë thënë se:
Kadaja e Allahut (caktimi/vendimi hyjnor) është dy llojesh:
Lloji i parë: caktimi i përhershëm dhe i pandryshuar;
Lloji i dytë: caktim i pezullt, i cili gjendet në shkresat që disponojnë engjëjt.
Ky i dyti është i formës: “Jetëgjatësinë e filanit nëse nuk jep sadaka shkruajeni kaq, ndërsa po dha (shkruajeni) kaq!”; teksa në diturinë e përhershme hyjnore Allahu i Madhëruar e di se ky person ka për të dhënë apo jo sadaka.
Në këtë lloj të caktimit dhe vendimit hyjnor, bëjnë shumë dobi sadakaja dhe duaja, sepse vendimi hyjnor në fjalë, është i varur në to.
Ky është edhe kuptimi i hadithit: “Kadanë (Vendimin e Allahut) nuk e kthen vetëmse duaja (lutja) dhe moshën nuk e shton vetëmse bamirësia.”2
Në kuadrin e gjithë sa u përmend duhet ta zbresim edhe çështjen e martesës dhe shokut apo shoqes së jetës, që s’ka dyshim se ashtu si çdo gjë tjetër prej veprimeve të robit, hyjnë tek çështja e vendimit dhe caktimit të Zotit, të njohur në Islam me termin “kadaja dhe kaderi/vendimi dhe caktimi hyjnor”…
Allahu e di më mirë. A ËSHTË MARTESA E SHKRUAR
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ A ËSHTË MARTESA E SHKRUAR
A ËSHTË MARTESA E SHKRUAR