JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DUHANI-A THJESHT I PAPËLQYESHËM

Numri i fetvasë: 17 DUHANI-A THJESHT I PAPËLQYESHËM

Kategoria: DISPOZITA TË PIJEVE

3 002 shfletues/klikues DUHANI-A THJESHT I PAPËLQYESHËM


  Pyetje: DUHANI-A THJESHT I PAPËLQYESHËM


Cili është gjykimi i islamit në lidhje me pirjen e duhanit? Bashkëshorti im është konsumues i duhanit dhe justifikohet duke thënë se prej mendimeve që qarkullojnë në gojët e disa hoxhallarëve është edhe ai se duhani nuk është i ndaluar.


  Përgjigjja: DUHANI-A THJESHT I PAPËLQYESHËM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Pirja e duhanit është mëkat i ndëshkueshëm (apo siç njihet fetarisht haram1) dhe jo thjesht diçka e papëlqyeshme (apo siç njihet fetarisht mekruh2).

Argumentet mbi këtë fakt janë të shumta dhe ne po mjaftohemi me sa vijon:

1. Duhani dëmton seriozisht dhe në mënyrë kolosale shëndetin, gjë mbi të cilën janë unifikuar të gjithë doktorët e botës, përfshirë edhe ata jo muslimanë. Dihet shkencërisht se duhani e vret përdoruesin e tij dhe është vërtetuar me siguri se pirja e duhanit shkakton kancerin e mushkërive, të gojës, ezofagut etj. Prandaj ligjet aktuale në Angli, Amerike etj., detyrojnë kompanitë që shesin duhanin që në paketën e duhanit të shkruajnë “Duhani vret”, në vend të shprehjes së mëparshme: “Duhani dëmton rëndë shëndetin”…

2: Fakti se çdo dëm që muslimani tërheq nga vetja konsiderohet haram (i ndaluar) është i ditur, bazuar në:

Së pari: fjalën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!): Mos dëmto veten dhe mos dëmto të tjerët!”3;

Së dyti: fjalën e Allahut të Lartësuar: “Mos e vrisni veten tuaj! Në të vërtetë Allahu është i mëshirshëm ndaj jush.”4

Së treti: Pirja e duhanit hyn tek shpërdorimi dhe shkrumbimi i pasurisë në gjëra të padobishme dhe për më tepër të dëmshme, si për vetë duhanpirësin ashtu edhe për ata që gjenden rrotull tij. Dihet se shpenzimi i parave në një shpërdorim dhe dëm si ky është një gjë e ndaluar, bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “Mos shpenzo duke shpërdoruar! Ata që shpërdorojnë janë vëllezër të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.”5

Së katërti: Medhhebi maliki6 ka theksuar qartë se dispozita fetare në sheriat (ligjin islam) për pirjen e duhanit është se e tillë gjë është haram (gjynah i madh i ndëshkueshëm). Gjithashu Konferenca Ndërkombëtare Islame për luftimin e pijeve alkoolike dhe drogërave, që është mbajtur në Universitetin Islam të Medines, qysh tridhjetë vjet më parë, ka theksuar se pirja e duhanit është haram…

Allahu e di më mirë. DUHANI-A THJESHT I PAPËLQYESHËM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DUHANI-A THJESHT I PAPËLQYESHËM

DUHANI-A THJESHT I PAPËLQYESHËM

  1. Haram: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  2. Mekruh: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  3. Sunen Ibn Maxhe (2340) etj., Albani ka thënë se hadihti është sahih/i vërtetë.
  4. Nisa: 29.
  5. Isra: 26.
  6. Medh’heb: Shkollë/Akademi juridike islame.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top