KAMJA SI KRITER I NXJERRJES SË FITRAVE

Numri i fetvasë: 302 KAMJA SI KRITER I NXJERRJES SË FITRAVE

Kategoria: KUSH E KA OBLIGIM ZEKATIN E FIŤRIT

98 shfletues/klikues KAMJA SI KRITER I NXJERRJES SË FITRAVE


 Pyetje: KAMJA SI KRITER I NXJERRJES SË FITRAVE


Sa pasuri duhet të ketë personi që t’i bëhet obligim nxjerrja e Zekatit të Fitrit?


 Përgjigjja: KAMJA SI KRITER I NXJERRJES SË FITRAVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë janë të mendimit se Zekati i Fitrit i obligohet muslimanit/es që ka mundësi ta nxjerrë atë, teksa lidhur me këtë mundësi dy mendimet kryesore të tyre janë1:Lexoni më tepër

Mendimi i parë: Mundësi / Kamje konsiderohet që personit t’i teprojë ushqim veç atij që i duhet Natën/Ditën e Bajramit për veten dhe kë ka në kujdestari

Mendimi më i fuqishëm në këtë kontekst është ai i shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i, hanbeli etj.) që janë të mendimit se kuptimi i mundësisë për nxjerrjen e Zekatit të Fitrit është që personit “t’i teprojë ushqim veç ushqimit që i duhet natën dhe ditën e Bajramit, për veten dhe personat që ka në kujdestari; teksa kusht është që kjo tepricë të jetë shtesë nevojave të vlerës pasurore që i duhet personit për mjetet bazë të jetesës (si: banimi, ilaçet, shërbyesi etj.). Ky mendim bazohet në faktin se tekstet hyjnore referente nuk specifikojnë (veçojnë) njeriun e pasur, porse ato synojnë pastrimin e agjëruesit nga fjalët e kota dhe të pista, synim ky ku i varfri është si i pasuri, mjaft që ai të ketë tepricë ushqimi veç nevojave.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Mundësi / Kamje konsiderohet që personi të ketë pasuri në vlerën e nisabit e sipër

Medh’hebi hanefi është i mendimit se kuptim i mundësisë për nxjerrjen e Zekatit të Fitrit është që personi të ketë mbërritur vlerën e nisabit (vlerën e përllogaritur obliguese të zekatit) të pasurisë për një pasuri çfarëdo të tij (si për: floririn, argjendin, mallërat e tregtuara apo bagëtitë). Këtë mendim ata e arsyetojnë me faktin se kur një personi i lejohet të marrë Sadakanë (Zekatin) e Fitrit, ai konsiderohet i varfër3 dhe nuk ka sesi t’i obligohet nxjerrja e tij, bazuar në tekstin profetik “Nuk ka [jepet] sadaka vetëm se në gjendje të mbajtshme [kur personi ngadhënjen / nuk thyhet ekonomikisht edhe pas dhënies së kësaj sadakaje] dhe kur je i panevojë [çfarë mbetet pas dhënies së kësaj sadakaje, mjafton për nevojat jetike]”4.Lexoni më tepër

Po kështu, të katër medh’hebet juridike (ai hanefi, maliki, shafi’i dhe hanbeli) janë të pajtimit se nëse personi ka një borxh jo të ngutshëm, kjo nuk përbën për të asnjë pengesë në ngarkimin e tij me obligimin e nxjerrjes së Zekatit të Fitrit.

Allahu e di më mirë. KAMJA SI KRITER I NXJERRJES SË FITRAVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KAMJA SI KRITER I NXJERRJES SË FITRAVE

KAMJA SI KRITER I NXJERRJES SË FITRAVE

  1. Shih: alukah dhe dorar.
  2. Nisabi: Vlera e përllogaritur pasurore obliguese e zekatit të pasurisë, nën të cilën ky zekat nuk bëhet i detyrueshëm.
  3. Kufiri i varfërisë: Zekati i Fitrit (njëllojë si Zekati i Pasurisë) mund t’i jepet vetëm muslimanëve që janë te varfër dhe një person quhet i varfër nëse të ardhurat që merr nuk i mjaftojnë për të mbuluar nevojat bazë njëvjeçare (si: ngrënia, pirja, veshja, banimi, ilacet dhe ngjashëm) të vetat dhe të atyre që ka në kujdestari. Keshtu, nëse p.sh. paratë (të ardhurat / të hyrat) e një viti janë 6000 euro porse për mbulimin e nevojave bazë të jetesës së kryefamiljarit dhe personave që ka në kujdestari duhen 5000 euro, kjo konsiderohet varfëri; sidomos nëse kryefamiljari i kësaj familje ka edhe borxhe të ngutshme (shih: islamqa dhe islamweb).
  4. Shih: Musnedu Ahmed 7155, Ahmed Shakir  dhe Shuajb Arnauti thonë se zinxhiri i këtij transmetimi profetik është sahih/i vërtetë; dhe me këtë artikulim ka ardhur edhe El-Bukhari në emërtimin e kapitullit “Ez-Zekah” dhe në komentimin e tij të kapitullit “El-Uasaja” në veprën e tij “Sahihu El-Bukhari v. 2, f. 112”; kuptimi këtu është se kjo sadaka është në rregull kur dhënësit të saj i mbetet pasi e jep, aq sa të jetë i panevojë (i vetëmjaftueshëm), me kuptimin se sadakaja duhet të jepet pasi dhënësi i saj të ketë kryer detyrimet ndaj vetes dhe personave që ka në ngarkim, pasi të ketë shlyer borxhet, si dhe duhet të jepet në atë vlerë sa ky person të mos mbetet nevojtar dhe t’ia shtrijë dorën tjetërkujt në çështjet bazë jetike që e preokupojnë.
KUJT I JEPET-KU NXIRRET ZEKATI I FITRIT
KUSH E NXJERR ZEKATIN E FITRIT E PËR KË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.