Numri i fetvasë: 301 KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Kategoria: KOHA E NXJERRJES SË ZEKATIT TË FIŤRIT
2 343 shfletues/klikues KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Pyetje: KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Kur obligohet Zekati i Fitrit dhe cila është koha kur ky Zekat duhet të nxirret?
Përgjigjja: KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:Lexoni më tepër
Së pari: Koha e obligimit të Zekatit të Fitrit
Dy mendimet kryesore të juristëve muslimanë në lidhje me kohën kur bëhet obligim Zekati i Fitrit janë:
Mendimi i parë: Koha e obligimit të tij fillon nga perëndimi i Ditës së Fundit të Ramazanit
Mendimi bazë i medh’hebit shafi’i dhe hanbeli, një mendim i shquar i medh’hebit maliki etj.; është se koha e obligimit të Zekatit të Fitrit fillon nga perëndimi i Ditës së Fundit të Ramazanit, pasi bazuar në tekstin referent profetik ky Zekat duhet përcaktuar tek Fitri (ngrënia, pirja etj.) dhe Fitri i parë që ngjet lidhur me gjithë Ramazanin, është pikërisht perëndimi i diellit të ditës së Fundit të tij…
Mendimi i dytë: Koha e obligimit të tij fillon nga agimi i Ditës së Fitër Bajramit
Mendimi i medh’hebit hanefi, një mendim i shquar i medh’hebit maliki, një mendim i hershëm i medh’hebit shafi’i etj., është se koha e obligimit të Zekatit të Fitrit fillon nga agimi i Ditës së Parë të Fitër Bajramit, pasi ky Zekat është përcaktuar pikërisht tek kjo ditë, sepse qëllimi është Fitri (ngrënia, pirja etj.) si antonim i agjërimit dhe sepse ai (Fitri) është karakteristikë e hyrjes së ditës dhe jo natës, pasi ai ka qenë i pranishëm gjithë netëve të ramazanit, ndaj dhe obligimi i Zekatit të Fitrit nuk përkon me të (Ramazanin)…Lexoni më tepër
Bazuar në këto dy mendime qëndron edhe kriteri i ekzitencës në jetë të personit, që është përcaktues lidhur me obligimin e këtij Zekati për këtë person, si vijon:
Bazuar në mendimin e parë;
a. për personin që vdes para se të perëndojë Dita e Fundit e Ramazanit nuk është obligim të nxirret Zekati i Fitrit (sepse ai nuk ka jetuar në kohën e obligimit të këtij Zekati), kurse nëse ai vdes pasi të perëndojë Dita e Fundit e Ramazanit, është obligim që të nxirret për të Zekati i Fitrit (sepse ai ka jetuar në kohën e obligimit të këtij Zekati);
b. për personin që lind (vjen në jetë) para se të perëndojë Dita e Fundit e Ramazanit është obligim të nxirret Zekati i Fitrit (sepse ka jetuar në kohën e obligimit të këtij Zekati), kurse nëse ai lind pasi të perëndojë Dita e Fundit e Ramazanit nuk është obligim të nxirret për të Zekati i Fitrit (sepse ai nuk ka jetuar në kohën e obligimit të këtij Zekati);
Bazuar në mendimin e dytë;
a. për personin që vdes para se të agojë Dita e Parë e Fitër Bajramit nuk është obligim të nxirret Zekati i Fitrit (sepse ai nuk ka jetuar në kohën e obligimit të këtij Zekati), kurse nëse ai vdes pasi të të agojë Dita e Parë e Fitër Bajramit është obligim që të nxirret për të Zekati i Fitrit (sepse ai ka jetuar në kohën e obligimit të këtij Zekati);
b. për personin që lind para se të agojë Dita e Parë e Fitër Bajramit është obligim që të nxirret Zekati i Fitrit (sepse ai ka jetuar në kohën e obligimit të këtij Zekati), kurse nëse ai lind pasi të agojë Dita e Parë e Fitër Bajramit nuk është obligim të nxirret për të Zekati i Fitrit (sepse ai nuk ka jetuar në kohën e obligimit të këtij Zekati);
Ndërkaq dihet fakti se nxjerrja e Zekatit të Fitrit për foshnjën i cili në perëndimin e Natës së Fundit të Bajramit ose Agimin e Ditës së Parë të Fitër Bajramit gjendet ende në barkun e nënës së tij (nuk ka lindur / ardhur në jetë akoma) nuk është obligim, por konsiderohet vepër e pëlqyeshme, bazuar në veprën e Osmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Së dyti: Nxjerrja e mëhershme e Zekatit të FitritLexoni më tepër
Lidhur me këtë çështje mendimet kryesore të juristëve muslimanë janë si vijon:
Mendimi i parë: Lejohet që ai të nxirret nga fillimi i Ramazanit
Ndër mendimet e medh’hebit hanefi dhe shafi’i është se nxjerrja e Zekatit të Fitrit mund të bëhet që në fillimin e muajit të Ramazanit, pasi siç dihet ky Zekat bëhet obligim me njërin nga dy arsyet që janë: agjërimi i Ramazanit dhe Fitri (çelja) e tij, ndaj pranija e njërës prej këtyre dy arsyeve, e bën të lejuar nxjerrjen e mëhershme të tij;
Mendimi i dytë: Lejohet që ai të nxirret një ose dy ditë para Ditës së Fitër Bajramit
Ndër mendimet e tjera të medh’hebit hanefi, shafi’i, si dhe një nga mendimet e medh’hebit habeli, është se nxjerrja e Zekatit të Fitrit mund të bëhet një ose dy ditë para Ditës së Fitër Bajramit, bazuar në veprimin e Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Mendimi më i fuqishëm është se Zeqati i Fitrit është më mirë që të nxirret natën e Bajramit, sidomos pas namazit të sabahut deri para daljes për në vendfaljen e Bajramit, por edhe nxjerrja e tij një, dy ose tre ditë përpara, sidomos kur dërgimi i tij në destinacionet përkatëse kërkon kohë, është shumë në rregull.
Së treti: Koha e fundit e nxjerrjes së Zekatit të Fitrit
Mendimi i parë: Nxjerrja e tij pa arsye pas perëndimit të Ditës (së Parë) të Fitër Bajramit konsiderohet haram / mëkat
Një mendim i fuqishëm që i përket shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i dhe hanbeli) është se e pëlqyeshme është që Zekati i Fitrit të nxirret para Namazit të Bajramit dhe se obligohet që nxjerrja e tij të bëhet para perëndimit të Ditës (së Parë) të Fitër Bajramit (bazuar në tekstin profetik referent ku përmendet artikulimi “ditën e Fitrit”, i cili presupozon të gjithë ditën e Fitrit ku hyn nata dhe dita e kësaj dite), pra nxjerrja e tij pa arsye pas perëndimit të Ditës (së Parë) të Bajramit përbën mëkat.
Mendimi i dytë: Nxjerrja e tij pa arsye pas Namazit të Fitër Bajramit është mëkat
Medh’hebi dhahiri, imam Sheukani, imam San’ani etj., mendojnë se Zekati i Fitrit obligohet të nxirret para Namazit të Bajramit, kurse nxjerrja e tij pa arsye pas Namazit të Bajramit është mëkat, bazuar në udhëzimin profetik.Lexoni më tepër
Mendimi i tretë: Nxjerrja e tij mund të bëhet në çdo kohë pa problem, por e pëlqyeshme është para Faljes së Bajramit
Shumica e juristëve të medh’hebit hanefi janë të mendimit se nxjerrja e Zekatit të Fitrit mund të bëhet në çdo kohë pa problem, pasi çështja e nxjerrjes së tij nuk është e kufizuar më një kohë të caktuar, njëjtë si zekati i pasurisë; pra obligimi është që ai të nxirret në një kohë çfarëdo, porse e pëlqyeshme është që ai të nxirret para se të shkohet në vendfaljen e Bajramit.
Gjithsesi, të gjithë juristët muslimanë janë të një mendimi lidhur me faktin se obligimi i Zekatit të Fitrit nuk anullohet me daljen (mbarimin) e kohës së tij, duke qenë se i obliguari me të mbetet përgjegjës që t’ia dërgojë atë anëve që u takojnë, pra është borxh ndaj tyre që nuk bie derisa të jepet, pasi ai hyn tek të drejtat e njeriut; teksa e drejta e Zotit e cenuar me mosnxjerrjen e tij në kohën e tij, rregullohet me kërkimfalje Allahut dhe duke ia shprehur pendimin Atij.
Allahu e di më mirë. KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT
KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Të afërta
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: