JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

FORMA-LËVIZJA E TOKËS SIPAS ISLAMIT

Numri i fetvasë: 220 FORMA-LËVIZJA E TOKËS SIPAS ISLAMIT

Kategoria: KURANI DHE SHKENCA BASHKËKOHORE

13 635 shfletues/klikues FORMA-LËVIZJA E TOKËS SIPAS ISLAMIT


 Pyetje: FORMA-LËVIZJA E TOKËS SIPAS ISLAMIT


Në çfare forme është toka dhe a lëviz ajo? Po yjet dhe dielli a janë planete? Desha të di a flitet në lidhje me këto realitete ndër dijetarët muslimanë?


 Përgjigjja: FORMA-LËVIZJA E TOKËS SIPAS ISLAMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Realiteti i formës së tokës ndër dijetarët muslimanë

Fakti që toka është e rrumbullakët bazohet në realitetin e dëshmuar dhe për më tepër në fjalët e dijetarëve muslimanë të mbështetura në kontekstin kuranor ku ky realitet shprehet me fjalën arabe “JUKEU-UIRU / mbështjell (rrokullis)”, që nënkupton mbështjellën apo rrokullisjen e ngjashme me atë të çallmës. Nga ana tjetër kjo rrumbullakosje nuk e mohon realitetin tjetër se toka është në formë vezake (e shtypur në pole).1

Janë disa dijetarët muslimanë që mbështetesin mendimin se për rrumbullakësinë e tokës ka konsensus ndër dijetarët muslimanë.Lexoni më tepër

Së dyti: Realiteti i lëvizjes / rrotullimit të tokës ndër dijetarët muslimanë

Rrotullimi i tokës rreth vetes e sistemit diellor, i këtij të fundit reth galaktikës…, përbëjnë një fakt shkencor. Po në këtë kuadër theksohet edhe parimi juridik islam se “shpallja hyjnore kategorike (që shpreh një kuptim të prerë e të padiskutueshëm islam), nuk ndodh të bie kurrsesi ndesh me arsyetimin kategorik”, pra logjika (arsyetimi) që i përket nivelit të kategorizmave, e mbështet gjithmonë shpalljen hyjnore kategorike.Lexoni më tepër

Po kështu, fakti se toka rrotullohet nuk do të thotë se ajo është e lëkundshme, pasi palëkundshmëria dhe bërja e saj e qëndrueshme me male të patundura që toka të mos lëkundet bashkë me kë gjendet në sipërfaqen e saj…; janë fakte të vërtetuara kuranore. Sa në fjalë bazohet edhe në logjikën (aksiomën) kategorike se “nëse dielli lëviz (siç është vërtetuar nga Kurani) dhe toka është e palëvizshme (e fiksuar në vendin e saj) e nuk rrotullohet bashkë me diellin e qepur pas tij, atëherë do të kishim mbetur pa diellin; dhe e njëjta vlen edhe për hënën”. Realiteti se universi lundron dhe lëviz, siç e ka vërtetuar shkenca ekzakte, është fakt dhe lidhur me të nuk vjen asnjë mohim autentik kuranor apo profetik.7

Së treti: Realiteti islam i emërtimit të trupave qiellorë me termin “yll”

Së fundi, lidhur me faktin nëse yjet dhe dielli janë apo jo planete, duhet ditur se në gjuhën arabe fjala yll përdoret për të gjithë trupat qiellorë: yjet, meteorët, planetet etj.; teksa përdorimi i veçantë i termit “yll” për trupat qiellorë të zjarrtë ndriçues në vetvete si: dielli dhe yjet, dhe termit “planet” për trupat qiellorë jo të zjarrtë që e kanë të huazuar ndriçimin që reflektojnë si: planetet e sistemit tonë diellor; është një terminologji astronomike e kohëve të fundit.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. FORMA-LËVIZJA E TOKËS SIPAS ISLAMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FORMA-LËVIZJA E TOKËS SIPAS ISLAMIT

FORMA-LËVIZJA E TOKËS SIPAS ISLAMIT
 

  1. Shih: islamqa; realiteti se toka është e rrumbullakosur në formë vezake është shprehur qartë ndër të tjera në thënien kuranore: “Pastaj e shtriu rrafsh (e zgjeroi në formë vezake) Tokën” (En-Naziat: 30), ku fjala arabe “DEȞAAHA / e shtriu (zgjeroi në formë vezake)” që bart kuptimin e shtrirjes por edhe atë të rrumbullakosjes në formë vezake.
  2. Ez-Zumer: 5.
  3. Ja Sin: 38.
  4. El-Enbija: 33.
  5. Lukman: 29.
  6. Më konkretisht këtu synohen thëniet kuranore: “Allahu është Ai që jua ka bërë Tokën vendbanim (karar / të qëndrueshme) e qiellin kulm, ju ka dhënë formë e jua ka përsosur atë dhe ju ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Allahu, Zoti juaj. Qoftë i lartësuar Allahu, Zoti i botëve!” (Gafir: 64); “A ka më të mirë se Ai që e ka bërë Tokën të qëndrueshme (karar), ka bërë në të lumenj, ka ngritur në të male dhe ka bërë midis dy deteve pengesë të padukshme?! Vallë, a ka krahas Allahut, zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre janë të paditur” (En-Neml 61) dhe “Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos  lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to” (El-Enbija: 31).
  7. Shih: islamweb dhe islamweb.
  8. “(Ndërkohë në pus) erdhi një karvan (arabisht “sejara / gjësend lëvizës”). Ata dërguan ujëmbartësin e vet dhe ai lëshoi kovën e tij dhe thirri: “O sa gëzim! Qenka një djalë!” Ata e fshehën atë si plaçkë tregtie, por Allahu e dinte mirë çfarë bënin ata.” (Jusuf: 19).
  9. Shih: islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top