Numri i fetvasë: 219 A E ANULLON NAMAZI I BAJRAMIT XHUMANË
Kategoria: TAKIMI I BAJRAMIT ME TË XHUMANË
3 712 shfletues/klikues A E ANULLON NAMAZI I BAJRAMIT XHUMANË
Pyetje: A E ANULLON NAMAZI I BAJRAMIT XHUMANË
Cila është dispozita e faljes së xhumasë (të premtes) nëse falja e Bajramit bie në ditën e xhuma? A e anullon (shfuqizon) Namazin e Xhumasë fakti që në po atë ditë është falur para tij Namazi i Bajramit?
Përgjigjja: A E ANULLON NAMAZI I BAJRAMIT XHUMANË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Namazi i xhumasë është obligim individual për muslimanin që ka mbushur moshën e pjekurisë seksuale, nuk është me të meta mendore (i çmendur) dhe është vendas.Lexoni më tepër
Ndodh që Namazi i Fitër ose Kurban Bajramit të qëlloj në Ditën e Xhuma dhe pyetja që shtrohet është nëse këtyre personave që e falën Bajramin a u del më si obligim ta falin Xhumanë apo jo?
Mendimet kryesore të juristëve muslimanë në lidhje me këtë çështje janë1:
Mendimi i parë: Xhumaja nuk anullohet
Ky është mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i), pra se në rastin kur Bajrami bie në ditën e Xhuma, asnjëri namaz nuk e shlyen (anullon) tjetrin, por duhet që i ngarkuari me këto namaze t’i fal që të dy.
Sipas këtij mendimi, personit që ka falur Namazin e Bajramit, i mbetet Xhumaja obligim njëjtë si të gjitha xhumatë e tjera, bazuar në argumentet e përgjithshme të obligueshmërisë së Namazit të Xhumasë.Lexoni më tepër
Mendimi i dytë: Xhumaja anullohet
Ky është mendimi i medh’hebit hanbeli, pra se personit që ka falur Bajramin, i bie obligimi i xhumasë (nuk e ka më detyrim faljen e Xhumasë), përveç imamit, i cili e ka për detyrë ta kryejë Xhumanë, me qëllim që ta prezantojnë të Xhumanë ata persona që nuk kanë qenë të pranishëm në Namazin e Bajramit dhe ata persona që e kanë falur Namazin e Bajramit por dëshirojnë ta falin edhe Xhumanë.
Ibn Tejmije mbështet si mendim më parësor, mendimin e dytë (atë të medh’hebit hanbeli) dhe në lidhje me këtë përzgjedhje të tij thotë:
“Mendimi i saktë (më parësor) është se namazi i Xhumasë nuk është më obligim për personin që ka falur Namazin e Bajramit. Por imami e ka për detyrë ta kryejë Xhumanë, që të prezantoj në të kush dëshiron dhe kush nuk ka qenë i pranishëm në namazin e Bajramit. Sa në fjalë është transmetuar nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabët (shokët) e tij si Umeri, Uthmani, Ibn Mes’udi, Ibn Abasi, Ibn Ez-Zubejri etj. Po kështu, asnjë nga sahabët (shokët e Profetit) nuk dihet të ketë qenë në mospajtim me këtë.
[Në këtë kontekst transmetohet se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Në këtë ditë tuajën janë bashkuar dy festa e kush do është shlyer nga Xhumaja. Ndërsa ne do ta kryejmë xhumanë in she All-llaah (në dashtë Allahu).”2]Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. A E ANULLON NAMAZI I BAJRAMIT XHUMANË
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ A E ANULLON NAMAZI I BAJRAMIT XHUMANË
A E ANULLON NAMAZI I BAJRAMIT XHUMANË