Numri i fetvasë: 58 FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
Kategoria: PIKTURA DHE KINEMATOGRAFIA
3 623 shfletues/klikues FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
Pyetje: FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
Në youtube ka shumë filma të përkthyer në gjuhën shqipe, me tematika fetare, për pejgamberë të ndryshëm. A është e lejuar t‘i shikojmë këto filma?
Përgjigjja: FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Interpretimi i fizionomive apo personazheve të Profetëve (Paqja qoftë mbi të gjithë!) në filma dhe seriale televizivë, është mëkat i madh dhe konsiderohet në vetvete cenim i pozitës së tyre, pasi pozita e tyre qëndron më lartë sesa të jetë e mundur të ripordhohet fizionomia e tyre dhe për më tepër fytyra dhe sjellja e tyre, pasi merita, dëlirja dhe kompletimi i tyre është i painterpretueshëm. Kjo vlen si për Profetin Muhamed ashtu edhe për të gjithë Profetët e Allahut të Madhëruar (Paqja qoftë mbi të gjithë!), pasi të gjithë ata i përkasin pozitës unike të profetëve të dërguar me ligje dhe shpallje hyjnore.
Në burime autentike profetike ka ardhur se as shejtani nuk mund të shëmbëllehet në figurën a paraqitjen e Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) dhe kjo falë mburojës hyjnore që Allahu i Madhëruar u ka garantuar Profetëve të Tij (Paqja qoftë mbi të gjithë!). Së këtejmi mbrojta e biografive, fizionomive dhe uneve të Profetëve (Paqja qoftë mbi të gjithë!) është vepër e pacenueshme dhe kush i aktron ata (luan rolin e tyre nëpër filma dhe seriale), pavarësisht qëllimit dhe tematikës në dukje të dobishme, vetëm sa ka cenuar personalitetet e tyre, ka shpifur në dëm të tyre dhe ka deformuar jetëshkrimin e tyre.
Përderisa interpretimi i personave të profetëve dhe pamjeve të tyre është i ndaluar, së këtejmi edhe shikimi i këtyre filmimeve është i tillë (mëkat i madh), sepse kjo nxit qarkullimin e këtyre filmave, gjë e cila konisderohet mbështetje e autorëve të këtyre filmave në mëkatin përkatës, teksa Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.”1
Allahu e di më mirë. FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
- El-Maide: 2. ↩