JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DISPOZITA E BASTEVE DHE GARAVE

Numri i fetvasë: 269 DISPOZITA E BASTEVE DHE GARAVE

Kategoria: BIXHOZI-BASTET-LOJRAT E FATIT

3 423 shfletues/klikues DISPOZITA E BASTEVE DHE GARAVE


 Pyetje: DISPOZITA E BASTEVE DHE GARAVE


A hyjnë garat dhe konkurset e ndryshme tek bastet dhe fitimet (çmimet) që merren prej tyre a konsiderohen bixhoz apo jo?


 Përgjigjja: DISPOZITA E BASTEVE DHE GARAVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Termi “bast” tek juristët muslimanë vjen me dy kuptime1:

Kuptimi i parë: Basti me kuptimin marrëveshje për një ndodhi të rastit (që rrezikon / mundet të ndodhë ose jo)

Këtu nënkuptohet që dy persona ose grupe, të hahen (bëjnë marrëveshje) për diçka që mund të ndodh por edhe të mos ndodh dhe të caktojnë një kusht a çmim që duhet ta plotësojë kush humbet2, p.sh.: “nëse fiton ky ekip, duhet të më japësh këtë çmim, në të kundërt unë ta jap këtë çmim”, ose “nëse bie shi nesër unë do të jap kaq para, në të kundërt ti do m’i japësh ato para” etj.

Juristët muslimanë theksojnë njëzëri se basti i këtij kuptimi (qoftë edhe i trajtës së garave të ndryshme) hyn tek bixhozi, sepse mes palëve mibsundon rreziku që njëra të fitojë dhe tjetra të humbasë, prandaj një marrëveshje e tillë është haram3 (veprim i paligjshëm i ndëshkueshëm).Lexoni më tepër

Trajta e lejuar në këtë kontekst është që vetëm njëra palë t’i premtojë (pa u betuar) palës tjetër se, nëse ndodh diçka (e lejuar), ka për t’i dhënë një çmim (shpërblim) të caktuar, porse ky premtim nuk është i detyrueshëm, pra premtuesi është i lirë ta jap ose jo çmimin e thënë.Lexoni më tepër

Kuptimi i dytë: Basti me kuptimin marrëveshje mbi një garim, që është dy llojesh:

Lloji i parë: Garim pa kompensim (shpërblim / çmim)

Sa i përket garimit pa shpërblim (çmim), si rregull ai është i lejuar nga thuajse të gjithë dijetarët në çdo gjë të lejuar sheriatikisht (sipas ligjit islam), përveç medh’hebit hanefi që e lejojnë atë vetëm në katër gjëra: garimi me kuaj, deve, qitje me shigjeta dhe ecjen në këmbë.

Lloji i dytë: Garim me kompensim (shpërblim / çmim)

Sa i përket garimit me shpërblim, shumica e juristëve muslimanë e lejojnë atë vetëm në garat me kuaj, deve dhe qitje me shigjeta, që i përmbahen normës referente të ardhur në transmetimin referent profetik.Lexoni më tepër

Ndërkaq, dijetarë të tjerë fusin në këtë kontekst edhe garat apo konkurset mbi diturinë sheriatike (ligjore islame), si ato të nxënies përmendësh të Kuranit dhe thënieve profetike etj., pasi përmes kësaj diturie ndihmohet feja islame njëjtë si me mobilizimin ushtarak ose edhe më tepër.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E BASTEVE DHE GARAVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E BASTEVE DHE GARAVE

DISPOZITA E BASTEVE DHE GARAVE

  1. Shih: islamweb, islamqa dhe islamqa.
  2. Shih: Fjalori elektronik shpjegues i gjuhës shqipe, artikulimi “BAST”.
  3. Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet.
  4. Gjithsesi, lidhur me këtë thënie profetike duhet sqaruar fakti se lejimi i ardhur në të nuk përfshin aspak bastet apo çmimet që personat të cilët nuk janë pjesë e garimit, vënë mes tyre në eventin e kalërimit (për kalorësin ose kalin që do të fitojë garën), sepse një gjë e tillë është bixhoz i sigurt dhe nuk ka të bëjë aspak me garimin e lejuar nga sheriati (ligji islam); porse lejimi i ardhur në këtë thënie profetike nënkupton që shpërblimi për garat në fjalë: (së pari) të vendoset për garuesi/t e jo për dikë tjetër dhe (së dyti) të merret po nga garuesi/t fitues…
  5. Et-Tirmidhi 17000, En-Nesai 3585, Ebu Daudi 2574 dhe Ibn Maxhe 2878; Albani thotë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  6. Shih: islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top