JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

TRAJTAT KYÇE AKTUALE TË BIXHOZIT

Numri i fetvasë: 271 TRAJTAT KYÇE AKTUALE TË BIXHOZIT

Kategoria: BIXHOZI-BASTET-LOJRAT E FATIT

2 345 shfletues/klikues TRAJTAT KYÇE AKTUALE TË BIXHOZIT


 Pyetje: TRAJTAT KYÇE AKTUALE TË BIXHOZIT


Cilat janë trajtat apo format më të përhapura të bixhozit (kumarit) në ditët tona?


 Përgjigjja: TRAJTAT KYÇE AKTUALE TË BIXHOZIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Faktin se mëkati dhe dëmi i bixhozit (kumarit) janë më të mëdha se dobia e tij, Allahu i Madhëruar na e ka bërë me  dije përmes thënies kuranore: “Të pyesin ty për verën (pijet dehëse) dhe kumarin (bixhozin). Thuaju: ‘Ato sjellin dëme të mëdha (gjynahe), por edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, dëmi i tyre është më i madh se dobia.’”1Lexoni më tepër

Format e hershme apo ato të tanishme të bixhozit (kumarit) janë të larmishme, ku prej trajtave më kryesore bashkëkohore të tij përmendim3:

Së pari: Çdo lojë në të cilën fituesi i kushtëzon humbësit t’i marr diçka prej pasurisë së këtij të fundit, si p.sh. loja me letra (karta) nëse luhet nga disa persona, ku secili prej tyre vendos (lë peng) një sasi parashë (kapitali) dhe kush fiton i merr të gjitha paratë;

Së dyti: Bastet (Kapitalet që lihen peng) kundrejt fitores së një ekipi ose lojtari dhe ngjashëm, si p.sh. që vënësit e bastit të vendosin (lënë peng) pasuri dhe secili të vërë bast për fitoren e ekipit apo lojtarit të tij dhe pastaj nëse ekipi / lojtari i tij fiton, fituesi i merr paratë (pasurinë e lënë peng), ndërsa në të kundërt (nëse humb ekipi / lojtari i tij), humbësi e humbet pasurinë e tij (që e ka vënë në bast);

Së treti: Personi paguan një pasuri të caktuar dhe i jepet mundësia të “provoj fatin” ose të tentojë të fitojë një dhuratë që po e fitoi e bën të vetën, përndryshe mbetet pa gjë;

Së katërti: Llotaria apo shorti (hedhja e zarave, tërheqja e goglave dhe ngjashëm), si p.sh. blerja e një bilete (skedine etj.) me një shumë të caktuar parashë (kapitali), me qëllim pjesëmarrjen në një fitim të mundshëm shumë më të madhe se shuma paraprake e paguar, ku fitimi i madh realizohet përmes tërheqjes (daljes) së rastësishme të numrit fitues;

Së pesti: Lojrat mekanike, elektrike apo elektronike të fatit (bixhozit), si p.sh. të blehen xhitona, kupona etj., me qëllim pjesëmarrjen në një lojë fati (që realizohet në tavolina, kompjutera dhe objekte të tjera të ndryshme prej të ashtuquajturave lojëra fati), ku nëse pjesëmarrësi fiton merr një dhuratë apo çmim të madh;

Së gjashti: Pjesëmarrja në një konkurs të lejuar që bëhet përmes telefonit dhe ngjashëm, pagon një shumë parashë përkundrejt pjesëmarrjes në këtë konkurs, qoftë kjo pagesë edhe çmimi i telefonatës, ku pjesëmarrësi ka për qëllim që të marrë një dhuratë apo çmim më të madh se pagesa që ka bërë dhe ku ai mund të fitojë por edhe mund të humbasë;

Së shtati: Pjesëmarrja në konkurse që janë të lejuara vetëm në fazën e parë të tyre, si konkurset që zhvillohen falas ku konkurrenti fiton një kapital / dhuratë të caktuar pasi i përgjigjet pyetjes së parë, por pastaj konkurrentit i ofrohet në vijim të konkurrimit që të përgjigjet kundrejt humbjes së shumës ekzistuese që ka fituar ose shtimit të kësaj shume.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. TRAJTAT KYÇE AKTUALE TË BIXHOZIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TRAJTAT KYÇE AKTUALE TË BIXHOZIT

TRAJTAT KYÇE AKTUALE TË BIXHOZIT

  1. El-Bekare: 219.
  2. El-Maide: 90-92.
  3. Shih: fikhguide dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top