JETA E VËRTETË

URTËSIA E NDALIMIT TË BIXHOZIT

Numri i fetvasë: 272 URTËSIA E NDALIMIT TË BIXHOZIT

Kategoria: BIXHOZI-BASTET-LOJRAT E FATIT

2 676 shfletues/klikues URTËSIA E NDALIMIT TË BIXHOZIT


 Pyetje: URTËSIA E NDALIMIT TË BIXHOZIT


Cila është urtësia apo arsyeja sheriatike (ligjore islame) për ndalimin e bixhozit (kumarit)?


 Përgjigjja: URTËSIA E NDALIMIT TË BIXHOZIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kumari apo bixhozi është një veprim i paligjshëm i ndëshkueshëm (haram1), duke qenë se Allahu i Madhëruar e ka gjykuar atë si të tillë dhe Ai gjykon çfarë të dojë dhe është Gjykuesi më i drejtë e më i urtë.Lexoni më tepër

Sa i përket urtësisë (arsyes) së ndalimit të bixhozit, njeriut të mençur i dalin në pah në lidhje me këtë çështje shumë të tilla, ndër të cilat janë edhe sa vijon2:

Së pari: Bixhozi e bën njeriun që fitimin e të ardhurave që i duhen për jetesë ta bazojë tek rastësia, shansi dhe ambiciet boshe; jo tek puna, serioziteti, përveshja e mëngëve, djersa e ballit dhe respektimi i shkaqeve të ligjshme;

Së dyti: Bixhozi është mjet: shkatërrimi i shtëpive të gjallëruara, humbjeje dhe shpërdorimi të parave dhe kapitalit në gjëra të ndaluara, varfërimi i shtëpive të kamura dhe poshtërimi i shpirtrave të nderuara;Lexoni më tepër

Së treti: Bixhozi trashëgon mes lojtarëve të tij armiqësinë dhe urrejtjen, nisur nga ngrënia dhe përvetësimi i padrejtë i pasurisë që ndodh mes këtyre personave;

Së katërti: Bixhozi pengon nga përmendja e Allahut dhe namazi dhe i shtyn lojtarët e tij në moralet më të liga dhe zakonet më të shëmtuara;

Së pesti: Bixhozi është një kalim kohe (hobi) mëkatues, që gllabëron kohën dhe mundin, që rrënjos zakonet e këqija të plogështisë dhe përtacisë dhe që e bën komunitetin të papunë dhe joproduktiv;

Së gjashti: Bixhozi e shtyn vepruesin e tij në krim, pasi i falimentuari (viktima e bixhozit) ka për të tentuar që të arrijë deri tek rifitimi i parave (kapitalit) me çdo mënyrë dhe mjet, qoftë edhe përmes vjedhjes, dhunimit, mitës (rryshfetit) dhe mashtrimit;

Së shtati: Bixhozi trashëgon ankthin dhe acarimin, shkakton sëmundje, prish nervat, lind mërinë dhe dendur shpie në veprime kriminale, sëmundje të pashërueshme, marrëzi e deri në zvetënim e vetëvrasje;

Së teti: Bixhozi është ndaluar jo vetëm për arsye të moskompensimit të kapitalit të kontraktuar, por edhe sepse ushtruesi nuk jep mund tjetër veç pagesës së kapitalit, prandaj është konsideruar prej kapitullit të ngrënies së padrejtë të pasurisë së njerëzve, që fut armiqësi dhe mëri mes tyre;Lexoni më tepër

Së nënti: Bixhozi e shpie vepruesin e tij në sjelljet me të prishura si përdorimi i pijeve alkoolike dhe drogërave të ndryshme; në përgjithësi në ambientet ku ushtrohet bixhozi ka pak dritë, shumë tym duhani, zëra të mekur dhe gulçima jehuese, ku hobet amatoreske ikin vjedhurazi si arratia prej drejtësisë, veshët bëhen pipëz dhe mbisundon kredhja në çoroditje.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. URTËSIA E NDALIMIT TË BIXHOZIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ URTËSIA E NDALIMIT TË BIXHOZIT

URTËSIA E NDALIMIT TË BIXHOZIT

  1. Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet.
  2. Shih: islamqa dhe islamweb.
  3. El-Maide: 90-92.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top