Numri i fetvasë: 241 KUR MERRET PARASYSH BETIMI NË ZOT
Kategoria: BAZAT DHE KLASIFIKIMET E BETIMIT
5 138 shfletues/klikues KUR MERRET PARASYSH BETIMI NË ZOT
Pyetje: KUR MERRET PARASYSH BETIMI NË ZOT
Nëna jonë, me qëllim që të na frenojë na betohet shpesh: “Pash Zotin bëje (ose mos e bëj) këtë!”,- dhe ne shpesh s’e zbatojmë atë që na thotë. Ajo vazhdon kështu prej vitesh dhe madje betohet edhe për gjërat më të rëndomta, të cilat për fat të keq shumica e tyre nuk zbatohen prej nesh. A është ky betim i paqëllimtë,- sepse ajo betohet në fakt pa u menduar,- dhe si duhet vepruar në këtë rast?
Përgjigjja: KUR MERRET PARASYSH BETIMI NË ZOT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në thënien kuranore: “Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar!”1, shprehet qartë papëlqyeshmëria e betimit të tepruar.Lexoni më tepër
Betimet që bëhen në Zot i referohen qëllimeve përkatëse për të cilat janë bërë dhe më konkretisht ato i takojnë tre llojeve në vijim2:
Së pari: Betimi i paqëllimtë3Lexoni më tepër
Intepretimi që shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë medh’hebin shafi’i dhe hanbeli) i bëjnë betimit EL-LAGUU (të paqëllimtë / shkarazi) është “çfarë rrjedh në gjuhën e personit për të pohur ose tërhequr vërejtje, porse folësi nuk ka në mendje dhe as për qëllim që të betohet në Zot” dhe ky është edhe mendimi më parësor; më konkretisht betimi i paqëllimtë përfshin trajtat në vijim:
a. Betimi i paqëllimtë që bëhet shkarazi në gjuhën e folësit, si rasti kur personi thotë: “Jo për Zotin nuk shkoj”, “Po për Zotin do shkoj”. (Ky është edhe një prej mendimeve të medh’hebit shafi’i, hanbeli dhe përbën mendimin e shumicës së dijetarëve muslimanë.)Lexoni më tepër
b. Betimi për të cilin betari (bërësi i këtij betimi) mendon se është i saktë, por më pas i del në pah e kundërta (pra se ai ka qënë i gabuar). (Ky mendim është transmetuar nga Ibn Abasi dhe është një prej mendimeve të medh’hebit hanefi, maliki dhe hanbeli.)Lexoni më tepër
c. Betimi për të cilin betari (bërësi i këtij betimi) mendon se personi të cilit po i betohet nuk ka për ta kundërshtuar, porse ky i fundit e kundërshton dhe ngjashëm me këtë është edhe kur betari i betohet dikujt që të bëj diçka dhe ky i fundit e kundërshton, por betimi ka qenë me qëllim që ta nderonte [si nderim për] atë dhe jo ta detyronte [si zotim / pretim para tij]; thuhet kjo sepse siç dihet urdhri nderues nuk ka fuqi obliguese. (Ky është edhe mendimi i Ibn Tejmijes, që përbën një mendim parësor në këtë çështje.)Lexoni më tepër
Mendimi më parësor (i cili mbështetet nga shumica e dijetarëve) është se në rastin e thyerjes së betimit të paqëllimtë, nuk shlyhet kefarat5.Lexoni më tepër
Së dyti: Betimi që lidhet (merret parasysh / zë vend)
Betimi lidhet (zë vend / merret parasysh) kur betari (bërësi i këtij betimi) e thotë atë: (së pari) me qëllim (pra duke qenë i vendosur në mendjen / vetëdijen e tij se po betohet) dhe (së dyti) kur ky betim i qëllimtë është për bërjen ose mosbërjen e një çështje që i takon të ardhmes.
Sipas konsensusit të dijetarëve muslimanë, betimi në Zot për të cilin personi duhet të shlyej kefarat në rast të thyerjes së tij, është ai që bëhet për bërjen / mosbërjen e një çështje që i takon të ardhmes.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. KUR MERRET PARASYSH BETIMI NË ZOT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ KUR MERRET PARASYSH BETIMI NË ZOT
KUR MERRET PARASYSH BETIMI NË ZOT
- El-Kalem: 10. ↩
- Shih: islamweb, islamweb dhe alifta. ↩
- Shih: islamway, islamqa dhe islamqa. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Kefarat: Kuptimi gjuhësor i fjalës kefarat është mbulim, ndërsa kuptimi sheriatik (ligjor islam) është: detyrim i caktuar, që mund të jetë sadaka (lëmoshë), agjërim etj., i vendosur nga Ligjvënësi, si vërejtje apo për të mbuluar (shlyer) mangësinë a kundërvajtjen e bërë nga i ngarkuari me detyrime sheriatike. ↩
- El-Bekare: 225. ↩
- El-Maide: 89. ↩
- Ebu Daudi 3254 (shih: El-Bukhari 4613); Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. Më e sakta është se hadithi në fjalë (bashkë me transmetimin tek El-Bukhari 4613) është transmetim meukufun (EL-ȞADIITHU EL-MEUǨUUF: transmetimi që ngecet tek sahabiu/ja, në këtë rast Aishja); gjithsesi një transmetim i këtillë ka dispozitën e hadithit merfu’un (EL-ȞADIITHU EL-MERFUÛ: transmetimi që ngrihet / përcaktohet tek Profeti), pasi dijetarët kanë theksuar se interpretimi i sahabiut/es (shokut të Profetit), nëse ka lidhje me shkaqet e zbritjes së Kuranit, merr dispozitën e transmetimit marfu’un (transmetimit që përcaktohet tek Profet). ↩