JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

POLITIKË LIGJORE ISLAME

RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

Numri i fetvasë: 313 RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

Kategoria: MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE DHE POLITIKE

RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

 Pyetje: RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

Cili është mendimi i juristëve muslimanë lidhur me raportet e paqes / sigurisë mes shteteve apo individëve muslimanë dhe atyre jomuslimanë?

 Përgjigjja: RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Jursiti i njohur musliman bashkëkohor Bin Bajjah1 thekson se shtetet muslimane dhe muslimanët janë në raporte paqësore dhe marrëveshje sigurie me shumicën dërrmuese të shteteve joislame bashkëkohore, pasi këto të fundit i takojnë në fakt kategorisë “Daru Kufrin El-Muaahade (shtet joislam në marrëveshje sigurie)” ose “Daru El-Hudne / Es-Sulh (shtet joislam në marrëveshje paqeje)”, bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare që muslimanët kanë bërë me jomuslimanët përmes paktit (marrëveshjes së sigurisë) të OKB-së (Organizatës së Kombeve të Bashkuara).

Lexoni më tepër

RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN Read More »

VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

Numri i fetvasë: 312 VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

Kategoria: DISPOZITA TERRITORIALE

 VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

 Pyetje: VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

Nëse në një shtet apo vend jetojnë shumicë muslimane ose një numër i konsideruar muslimanësh, a quhet ai shtet / vend islam? Cilat janë klasifikimet kryesore të shteteve në këndvështrimin e juristëve muslimanë?

 Përgjigjja: VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me kuptimin e shtetit islam dhe atij joislam, si dhe klasifikimin e shteteve të ndryshme në këndvështrimin e juristëve muslimanë, thuhet sa vijon1:

Lexoni më tepër

VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË Read More »

PJESËMARRJA NË VOTIME DHE POLITIKË

Numri i fetvasë: 206 PJESËMARRJA NË VOTIME DHE POLITIKË

Kategoria: POLITIKË LIGJORE ISLAME

PJESËMARRJA NË VOTIME DHE POLITIKË

 Pyetje: PJESËMARRJA NË VOTIME DHE POLITIKË

Pyetja ime konsiston në mendimin a gjykimin e dijetarëve muslimanë në lidhje me pjesëmarrjen në votime, por gjithashtu edhe pjesëmarrjen në politikë apo edhe parlament, duke e kandiduar veten për qëllime të mira në lidhje me përmirësimin e interesave të muslimanëve të vendit. Për më tepër, sepse persona të veçantë (prej nxënësve të dijes) e quajnë pjesëmarrjen në votime dhe për më tepër atë në parlament, kufër (mohim) që të nxjerr prej feje, pasi (sipas tyre) në qoftë se futesh në parlament do të gjykosh me ligj pos ligjit të Allahut të Madhëruar, ndërsa disa të tjerë e lejojnë sa në fjalë me kushte. A mund t’na e sqaroni këtë çështje? A mund të na shpjegoni po kështu shkurtimisht qëllimin e thënies së Imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!): “Prej politikës është lënia e politikës”?

Lexoni më tepër

PJESËMARRJA NË VOTIME DHE POLITIKË Read More »

VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

Numri i fetvasë: 168 VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

Kategoria: POLITIKË ISLAME-DYSHIME VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

 Pyetje: VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

A mund të na tregoni se cili është gjykimi i juristëve muslimanë, lidhur me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi?

 Përgjigjja: VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Protestat paqësore dhe të maturuara para ambasadave, për të dënuar krimet e shteteve apo popujve që ato përfaqësojnë, nuk përbëjnë ndonjë problem.

Ndërsa agresioni kundër një ambasadori të një prej vendeve në fjalë, për të mos thënë vrasja e tij, apo e çdo punonjësi të këtyre ambasadave; me të cilët muslimanët kanë bërë aleancë ose janë bërë për ta garant, nuk lejohet kurrsesi, bazuar në tekstet e qarta profetike, që jo vetëm e ndalojnë por edhe e dënojnë ashpër këtë gjë.

Lexoni më tepër

VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË Read More »

PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

Numri i fetvasë: 63 PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

Kategoria: POLITIKA LIGJORE ISLAME-HYRJE

PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

 Pyetje: PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

Dihet fakti se muslimani duhet ta marrë fenë e tij nga burime të sigurta, por të gjithë sot pretendojnë se ata janë burim i sigurt për marrjen e fesë islame. Atëherë lind pyetja se, si mundet muslimani të arrijë të vërtetojë se cilët persona janë një burim i sigurtë për marrjen e informacionit fetar islam?

 Përgjigjja: PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dituria islame – sidomos ajo e njohjes së Allahut të Madhëruar përmes emrave dhe cilësive të Tij dhe adhurimit të Tij monoteist, Një të Vetëm dhe të Pashoq – duhet të merret vetëm nga Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah1 (Ithtarët e Praktikës Profetike të Unifikuar në të), ku bëjnë pjesë të gjithë hoxhallarët që i përmbahen pa asnjë devijim mësimeve të Kuranit dhe Traditës Profetike, duke u kapur fort pas udhëzimit teorik dhe praktik profetik dhe duke u unifikuar me grupin e muslimanëve bazuar në jetësimin (zbatimin teorik dhe praktik), që sahabët (shokët e Profetit) dhe dy gjeneratat pasuese muslimane pas tyre u bënë udhëzimeve të Kuranit dhe Traditës Profetike, si dhe bazuar në të gjithë eruditët (dijetarët elitarë) muslimanë që ndjekin teorikisht dhe praktikisht këto tre gjenerata.

Lexoni më tepër

PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI Read More »

↓
Scroll to Top