PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

Numri i fetvasë: 63 PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

Kategoria: POLITIKA LIGJORE ISLAME-HYRJE

913 shfletues/klikues PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI


 Pyetje: PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI


Dihet fakti se muslimani duhet ta marrë fenë e tij nga burime të sigurta, por të gjithë sot pretendojnë se ata janë burim i sigurt për marrjen e fesë islame. Atëherë lind pyetja se, si mundet muslimani të arrijë të vërtetojë se cilët persona janë një burim i sigurtë për marrjen e informacionit fetar islam?


 Përgjigjja: PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dituria islame – sidomos ajo e njohjes së Allahut të Madhëruar përmes emrave dhe cilësive të Tij dhe adhurimit të Tij monoteist, Një të Vetëm dhe të Pashoq – duhet të merret vetëm nga Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah1 (Ithtarët e Praktikës Profetike të Unifikuar në të), ku bëjnë pjesë të gjithë hoxhallarët që i përmbahen pa asnjë devijim mësimeve të Kuranit dhe Traditës Profetike, duke u kapur fort pas udhëzimit teorik dhe praktik profetik dhe duke u unifikuar me grupin e muslimanëve bazuar në jetësimin (zbatimin teorik dhe praktik), që sahabët (shokët e Profetit) dhe dy gjeneratat pasuese muslimane pas tyre u bënë udhëzimeve të Kuranit dhe Traditës Profetike, si dhe bazuar në të gjithë eruditët (dijetarët elitarë) muslimanë që ndjekin teorikisht dhe praktikisht këto tre gjenerata.

Përmes ndjekjes së sahabëve dhe ndjekësve të denjë të tyre (ku nënkuptohet ndjekja e kuptimit të tyre me të cilin ata e kuptuan shpalljen islame dhe ndjekja e zbatimit teorik dhe praktik që ata i bënë asaj) njeriu i shpëton devijimit, teprimit dhe neglizhimit, pasi ata ishin më zemërdëlirët e kombit islam, më shpirtpastërit, më të diturit dhe më pak të komplikuarit (më të thjeshtët),- siç thotë vetë Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!),- pasi ata janë populli në gjuhën e të cilëve u zbrit Kurani, janë ata që dëshmuan vendet e zbritjes së Kuranit, janë ata që padyshim ishin më të diturit e kombit islam lidhur me udhëzimin që iu zbrit Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) dhe janë atë që ishin njohësit më të mirë të qëllimeve të këtij udhëzimi, bazuar në dëshminë e Profetit (Paqja qoftë mbi të!): “Njerëzit më të mirë janë epoka ime (çdo musliman që e ka parë Profetin), pastaj pasuesit e tyre dhe pastaj pasuesit e tyre.”2

Muslimani që dëshiron të jetë i sigurt në marrjen e fesë së tij, duhet patjetër që të mbështetet tek eruditët (dijetarët) tanë të cilët në kuptimin e shpalljes hyjnore islame bazohen në udhëzimin e Kuranit, Sunetit (Traditës Profetike) dhe sahabëve (shokëve të Profetit); këta dijetarë janë atë që duhen pyetur për argumentet e nevojshme në çështjet e paqarta. Kurse për personin që përpiqet ta kuptojë fenë islame bazuar në kuptimin e tij individual dhe pa iu referuar dijetarëve të sipërpërmendur, nuk ka asnjë garanci për të që të mos bjerë në devijim dhe bidate (veprime të pabazuara në bazat ligjore islame).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

PASIMI I SAHABËVE TË RUAN NGA DEVIJIMI

  1. Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah: Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah (Ithtarët e Praktikës Profetike të Unifikuar në të), përdorur së pari nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe termi Sunnitët, janë sinonime që kanë të bëjnë me metodologjinë (mënyrën) islame të jetesës dhe përbëjnë antonimin e bidatit (sajesës në bazat islame) ku ranë sektet e devijuara që e përkatësuan veten e tyre tek Islami (si: khauarixhët, shi’itët dhe kaderitë) në fundin e epokës së sahabëve / shokëve të Profetit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjera sekte pas kësaj. Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh nënkupton ithtarët ose pasuesit parimorë burimorë të Kuranit dhe Traditës / Praktikës Profetike, të cilët iu përmbajtën këtyre parimeve sipas kuptimit të tre gjeneratave të para erudite (shkencore) islame, kurse shtojca (Uel Xhema’ah) shpreh përqafimin e parimit të mbështetjes së komunitetit musliman të unifikuar sipas Sunnetit, inkurajimin e unitetit të këtij komuniteti, si dhe largimin prej përçarjes e rebelimit në dëm të komunitetit musliman të udhëhequr nga një qeverisës legjitim.
  2. El-Bukhari 2652.
RREGULLI ISLAM I PYETJES SË SPECIALISTËVE
RËNDËSIA E BURIMIT INFORMATIV NË ISLAM
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.