Numri i fetvasë: 312 VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË
Kategoria: DISPOZITA TERRITORIALE
2 032 shfletues/klikues VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË
Pyetje: VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË
Nëse në një shtet apo vend jetojnë shumicë muslimane ose një numër i konsideruar muslimanësh, a quhet ai shtet / vend islam? Cilat janë klasifikimet kryesore të shteteve në këndvështrimin e juristëve muslimanë?
Përgjigjja: VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me kuptimin e shtetit islam dhe atij joislam, si dhe klasifikimin e shteteve të ndryshme në këndvështrimin e juristëve muslimanë, thuhet sa vijon:
Së pari: Kuptimi i shtetit / vendit islam dhe atij joislam
Kuptimi i parë: Shteti / Vendi islamLexoni më tepër
Mendimi i parë: Një shtet / vend quhet islam varësisht ligjit sundues në të
Mendimi më i fuqishëm i juristëve muslimanë (që përbën mendimin e medh’ebit maliki, shafi’i, hanbeli dhe dy kolegëve të Ebu Hanifes / Ebu Jusufit dhe Muhamedit) është se për kategorizimin e një shteti apo vendi si islam merret në konsideratë se kush sundon (kush e ka në dorë fjalën, urdhëresat dhe ndalesat).
Më konkretisht në lidhje me kategorizimin “Shtet / Vend islam” thuhet sa vijon:
Shtet apo vend islam quhet ai vend ku muslimanët e kanë në dorë fjalën, urdhëresat dhe ndalesat, ashtu që në këtë shtet / vend sundon kredoja (besimi / akidja) e muslimanëve, e shfaqur me dy dëshmitë islame (shehadetejni: ESH-HEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH, UE ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN ĂBDUHU UE RESUULUH) dhe namazin (faljen e pesë namazeve të detyrueshme ditore), pavarësisht se në këtë vend mund të shfaqen disa mëkate dhe të jenë të pranishme disa ligje që bien ndesh me ligjet islame; dhe (ai vend) ku jobesimtarët (jomuslimanët) mund ta shfaqin mosbesimin e tyre vetëm sepse kjo gjë u është lejuar nga muslimanët.Lexoni më tepër
Kësisoj, një vend ku sundojnë ritualet islame apo shumica e tyre (përfshirë dispozitat rituale si: paligjshmëria e vjedhjes, kurvërisë etj.), apo edhe ku ndër popullatën dhe banorët e tij dominon emri (reputacioni) Islam, cilësohet si vend apo shtet musliman edhe nëse ndër ta ka anëtarë të feve të tjera ose muslimanë renegatë (felëshues), edhe nëse në këto vende shfaqen disa mëkate dhe janë të pranishme disa ligje që bien ndesh me ligjet islame e edhe nëse pushtetarët e këtyre vendeve nuk gjykojnë sipas juridiksionit islam (ligjeve islame) apo zbatojnë ligje njerëzore (ligje që marrin fuqi ligjore nga institucionet njerëzore / El-Kauanin El-Ud’ijeh), gjë që përbën gjendjen e shumicës së vendeve arabe dhe atyre muslimane në kohën e sotme.
Mendimi i dytë: Një shtet / vend quhet islam nëse sigurinë fillestare e kanë dhënë muslimanët
Kurse mendimi i Ebu Hanifes është se një shtet / vend quhet islam varësisht kriterit (parimit) “siguri fillestare” të dhënë nga muslimanët; pra quhet musliman një shtet / vend ku muslimanët gëzojnë një siguri fillestare të pakufizuar lidhur me veten, fenë, pasurinë dhe nderin e tyre, teksa të tjerët veç tyre (jomuslimanët) gëzojnë një siguri të kufizuar lidhur me veten, fenë, pasurinë dhe nderin e tyre; dhe vlen edhe e anasjellta.
Kuptimi i dytë: Shteti / Vendi joislamLexoni më tepër
Mendimi i parë: Një shtet / vend quhet joislam varësisht ligjit sundues në të
Mendimi më i fuqishëm i juristëve muslimanë (që përbën mendimin e medh’ebit maliki, shafi’i, hanbeli dhe dy kolegëve të Ebu Hanifes / Ebu Jusufit dhe Muhamedit) është se për kategorizimin e një shteti apo vendi si joislam merret në konsideratë se kush sundon (kush e ka në dorë fjalën, urdhëresat dhe ndalesat).
Më konkretisht në lidhje me kategorizimin “Shtet / Vend joislam” thuhet sa vijon:
Shtet / Vend joislam quhet ai vend ku sundojnë dukshmëritë e mosbesimit, nisur nga dominimi (sundimi) i jobesimtarëve (jomuslimanëve) dhe fuqia dominuese (sunduese) që ata kanë në këtë vend, i këtillë shtet / vend nuk quhet musliman edhe nëse në të ka shumë muslimanë, siç është situata në vendet shtetet perëndimore për shembull, të cilat nuk mund të quhen vende muslimane pavarësisht se në to ka shumë muslimanë dhe atyre u është dhënë liri në ushtrimin e adhurimeve të tyre.Lexoni më tepër
Madje, shteti që ka një shumicë pupullate jobesimtare (jomuslimane), të cilët e kanë në dorë forcën e dominimin (sundimin) dhe ku sundon slogani (propaganda dhe doktrina ideologjike) e tyre (jomuslimanëve), nuk quhet shtet / vend islam edhe nëse pushtetarët e e këtij vendi gjykojnë në përputhje me juridiksionin (ligjin) islam.
Mendimi i dytë: Një shtet / vend quhet joislam nëse sigurinë fillestare nuk e kanë dhënë muslimanët
Kurse mendimi i Ebu Hanifes është se një shtet / vend quhet joislam nëse sigurinë fillestare nuk e japin muslimanët por e japin jomuslimanët; së këtejmi quhet jomusliman një shtet / vend ku jomuslimanët gëzojnë një siguri fillestare të pakufizuar lidhur me veten, fenë, pasurinë dhe nderin e tyre dhe muslimanët gëzojnë një siguri të kufizuar lidhur me veten, fenë, pasurinë dhe nderin e tyre.
Së dyti: Klasifikimi i shteteve / vendeve
Shumica dërrmuese e juristëve muslimanë e ndajnë shtetin në tre klasifikime:
Klasifikimi i parë: Daru El-Islam (shtet apo vend islam); pra territori ku (përgjithësisht) sundojnë ligjet islame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti i takojnë muslimanëve.
Klasifikimi i dytë: Daru El-Kufr / El-Harb (shtet apo vend joislam jopaqësor / në gjendje lufte); pra territori ku sundojnë ligjet joislame, ku pushteti, fuqia e autoriteti nuk janë në dorë të muslimanëve dhe ku shteti i këtij territori është në gjendje lufte me shtetin islam.Lexoni më tepër
Juristët muslimanë janë të mendimit se Daru El-Harb (shtet apo vend joislam jopaqësor / në gjendje lufte) dhe Daru El-Kufr (shteti joislam) janë si rregull e njëjta gjë (pra kanë të njëjtin kuptim); kësisoj emërtimi Daru El-Kufr (shtet joislam) është sepse dominimi (fuqia) dhe pushteti janë në dorën e jomuslimanëve dhe emërtimi Daru El-Harb (shtet joislam në gjendje lufte) është sa i takon hyrjes së mundshme të shtetit joislam në të ardhmen në gjendje lufte me Daru El-Islam (shtetin islam) edhe nëse momentalisht një situatë e tillë lufte nuk është e pranishme. Ky rregull i njëjtësisë kuptimore të Darul El-Kufr me Daru El-Harb vlen vetëm me kushtin që të mos ketë mes saj (Daru El-Kufr / El-Harb) dhe Daru El-Islam (shtetit islam) marrëveshje apo pakte (sigurie / paqeje); në të kundërt (nëse vendosen mes tyre marrëveshje dhe pakte sigurie / paqeje) ky vend joislam konsiderohet Daru El-Kufr Muaahade (shtet joislam paqësor / me të cilin është bërë marrëveshje paqeje).
Më konkretisht, dy mendimet kryesore të juristëve muslimanë në lidhje me Deru El-Harb (shtet joislam jopaqësor), janë:
Mendimi i Parë: Daru El-Harb (shtet joislam jopaqësor / në gjendje lufte) quhet vetëm ai shtet që është në gjendje lufte me muslimanët
Shumica dërrmuese e juristëve muslimanë e kanë theksuar termin Daru El-Harb vetëm për shtetin joislam jopaqësor, i cili është në gjendje lufte me muslimanët.
Mendimi i dytë: Daru El-Harb (shtet joislam jopaqësor / në gjendje lufte) quhet çdo shtet [joislam në përgjithësi], i cili nuk është Daru El-Islam (shtet islam)
Juristët e medh’hebit hanefi e ndajnë shtetin vetëm në dy klasifikime: (a) Daru El-Islam (shtet islam) dhe (b) Daru El-Harb / El-Kufr (shtet joislam); ku me Daru El-Harb (shtet joislam në gjendje lufte) ky medh’heb nënkupton çdo shtet [joislam në përgjithësi] që nuk është Daru El-Islam (shtet islam); së këtejmi, sipas hanefive tek klasifikimi (i dytë) Daru El-Harb / El-Kufr (shtet joislam në gjendje lufte) hyn edhe çfarë emërtohet ndër juristët e tjerë si “Daru El-Ahd (shtet joislam në marrëveshje paqeje” ose “Daru El-Aman (shtet joislam në marrëveshje sigurie)”.
Klasifikimi i tretë: Daru El-Kufr El-Muahade (shtet apo vend [i pavarur] joislam që ka marrëveshje paqeje / sigurie me muslimanët)
Shumica e dijetarëve muslimanë përdorin për shtetin joislam paqësor termin Daru Kufrin El-Muaahade (shtet joislam në marrëveshje paqeje me muslimanët) ose Daru El-Hudne / Es-Sulh (shtet joislam paqësor).Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË
VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË
Të afërta
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: