MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA
Numri i fetvasë: 279 MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA
Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE
MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA
Pyetje: MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA
Cili është përkufizimi dhe kuptimi mbi muajt e shenjtë dhe cilat janë disa nga vlerat kryesore të tyre?
Përgjigjja: MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Përkufizimi i muajve të shenjtë1
Mbi muajt e shenjtë bëhet fjalë në thënien kuranore: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet”2 dhe në thënien profetike: “Koha është rrotulluar si forma e saj në ditën kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën3; viti ka dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë [të madhëruar / të pacenueshëm], tre janë varg: Dhul Kiadeh, Dhul Hixhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb është mes dy Xhumadave dhe Shabanit.”4
MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA Read More »