“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Babai im ka vdekur para pak kohësh dhe tani jemi pranë Kurban Bajramit e deshim të dimë a ta therim bagëtinë e Kurban Bajramit si kurban prej babait tonë dhe mamanë tonë (që është gjallë) bashkë me ne të tjerët ta bëjmë nijet që të përfshihemi në shpërblim apo si të veprojmë?
Përgjigjja: KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Siç përmendet edhe në fjalorin e gjuhës shqipe, kuptimi bazë i fjalës kurban është “bagëti që theret për bajram a për ditë fetare të shënuara të myslimanëve (pra në Kurban Bajram dhe tre ditët pas tij”. Po kështu kuptimi i fjalës “kurban” është “afrim” dhe me të synohet rituali afrues tek Allahu, që si i tillë është obligim t’i përmbahet argumenteve hyjnore përkatës, ku më konkretisht lidhur me pyetjen tuaj thuhet sa vijon:
Pyetje: TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA
Si është më mirë, të bëj kurban apo ta jap çmimin e bagëtisë së kurbanit për sadaka (lëmoshë), sidomos për rastin kur kjo sadaka do të shkojë për mbarëvajtjen e xhamisë sonë dhe projekteve të rëndësishme islame.
Përgjigjja: TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:
Së pari: Tradita sistematike profetike, e kalifëve dhë me gjerë, ishte bërja e kurbanit
Cili është kuptimi gjuhësor dhe ai terminologjik i kurbanit dhe cila është vlera e bërjes së tij?
Përgjigjja: KUPTIMI-VLERA E BËRJES SË KURBANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me çështjen e parashtruar, thuhet sa vijon:
Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik islam i kurbanit
Kuptimi gjuhësor i fjalës “kurban” që përdorim në shqip është: afrim dhe me të synohet bagëtia që therret në ditët e Festës së Kurban Bajramit (10 – 13 Dhul Hixhe). Ky theror në arabisht quhet “Ud’hijeh” me kuptimin “shfaqje” apo “ekspozim para diellit”, ngase ai fillon të kryhet vetëm në kohën kur lind dhe shfaqet dielli, ndaj është quajtur në përputhje me emërtimin e kohës së paradites (në arabisht Ed-Duha).
Si bëhet qëllimi (nijeti) i kurbanit dhe si duhet vepruar në rastin kur kurbani bëhet nga dikush tjetër pa lejen apo pa përmendjen e pronarit të këtij kurbani?
Përgjigjja: QËLLIMI-NIJETI I BËRJES SË KURBANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me çështjen e parashtruar, thuhet sa vijon:
Së pari: Si bëhet qëllimi (nijeti) i kurbanit
Dijetarët muslimanë përmendin se nijeti (qëllimi) i kurbanit, bëhet duke thënë (teksa bëhemi gati ta presim bagëtinë): “BISMIL-LAAH, ALL-LLAAHU EKBER / Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi. O Allah, ky (kurban) është (furnizim) prej Teje dhe është për Ty (të kushtohet vetëm Ty). Ky është kurbani im (pranoje prej meje)”; dhe nëse do përfshin në shpërblimin e këtij kurbani edhe familjarët e tij, duke thënë: “Ky është kurbani im; (pranoje atë prej meje e familjarëve të mi, shpëblemë për të mua dhe ata)”. Sa në fjalë vlen kur është vetë personi ai që e pret kurbanin për veten e tij; ndërsa nëse kurbanin e tij e pret dikush tjetër, ky i fundit thotë: “…Ky është kurbani i filanit (pranoje prej tij)”, duke përmendur emrin e tij. Detyrë këtu është të thuhet (nga therësi) besmelja (Thënia “BISMIL-LAAH / (E filloj kurbanin) Me emrin e Allahut (duke kërkuar ndihmën dhe bekimin e Tij)”), kurse të tjerat janë mustehab (veprime të pëlqyeshme).
Kam hasur në shumë literatura islame termin Ditët e Teshrikut (EJ-JEEMU ET-TESHRIIǨ). A mund të na flisni rreth këtyre ditëve, se cili është kuptimi, koha dhe vlera e tyre, si dhe cila është dispozita e agjërimit të tyre?
Përgjigjja: DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi, koha dhe vlera e Ditëve të Teshrikut1
A quhet mëkat lënia e lëkurës së kurbanit tek blegtori që e shet bagëtinë ose kasapi që e ther atë? Po hedhja e saj në koshin e plehrave, në qoftëse këta të parët nuk e marrin me arsyetimin se nuk ka ç’u duhet dhe po kështu nuk gjendet dikush tjetër që ta marr atë si dhuratë? Nga ana tjetër edhe ne vetë nuk mund ta mbajmë atë sepse nuk kemi kushte se ku dhe as dimë ta përpunojmë?
Përgjigjja: FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Një person ka vendosur të bëj akika (të ther një bagëti me rastin e lindjes së fëmijës) dhe ka zgjedhur që këtë ta bëj në ditën e kurbanit dhe krahas nijetit (qëllimit) të kurbanit. A lejohet që kur ta bëj therjen e bagëtisë së kurbanit të Bajramit, ta bëj nijetin njëherazi edhe për kurban edhe për akika?
Përgjigjja: BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Akika quhet bagëtia e imët (prej dhenve apo dhive, meshkuj ose femra) që bëhet sakrificë (theret) nga ana e kujdestarit të fëmijës në dobi të fëmijës, si falënderim ndaj Allahut të Madhëruar për mirësinë e furnizimit me fëmijë.1
A i vlen bërja e kurbanit personit që nuk fal namazin?
Përgjigjja: KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Personi që nuk i fal pesë namazet e detyrueshme ditore, nëse e bën këtë nga dembelizmi dhe shkujdesja, por nuk e mohon faktin se falja e pesë namazeve ditore është urdhër (obligim) hyjnor dhe se mosfalja e tyre përbën një mëkat shumë të madh e të rrezikshëm, për më tepër nëse ky person ka vendosur në zemrën e tij se një ditë prej ditëve do të falet, i këtilli nuk konsiderohet jobesimtar nga shumica e juristëve musliman, por konsiderohet musliman mëkatar që ka bërë një mëkat tepër të rëndë. Bazuar në këtë konsideratë, riti i bërjes së kurbanit nga personi në fjalë konsiderohet i vlefshëm, pra kurbani i tij vlen / është i saktë, me kuptimin që kurbani është kryer si detyrë apo vepër.
A lejohet të blehet një kurban i vetëm nga disa persona? Gruaja që i ka mundësitë a lejohet ta bëjë kurbanin nëse burri i saj është i shkujdesur ndaj këtij rituali? A mjafton kurbani i personit për prindin apo gruan e tij? A lejohet të bëhet kurban me para borxh?
Përgjigjja: NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me çështjen e parashtruar, thuhet sa vijon:
Së pari: Koha për therjen e bagëtisë së kurbanit (sipas mendimit më të fuqishëm të juristëve muslimanë) fillon menjëherë pas mbarimit të namazit të Bajramit; së këtejmi lejohet që therja e kurbanit të bëhet në fillim të hutbes/ligjëratës së Bajramit (teksa dihet se kjo hutbe mbahet direkt pas faljes së namazit të Bajramit) apo gjatë saj, por më mirë është që kjo therje të bëhet pas kryerjes së (dy pjesëve të) kësaj hutbeje. Në atë vend ku namazi i Bajramit falet disa herë, mjafton që të kryhet falja e njërit prej këtyre namazeve. Për rastin e kujt nuk i kërkohet namazi i Bajramit ose nuk e ka të mundur që ta falë atë, si p.sh.: nomadi (ai që nuk ka vendbanim të qëndrueshëm), udhëtari etj., koha e therjes së kurbanit fillon rreth 30-35 minuta pas lindjes së diellit.
Kush është personi të cilit i ligjërohet bërja e kurbanit të Bajramit dhe për sa familjarë mjafton bërja e një kurbani të vetëm?
Përgjigjja: KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kush ligjërohet ta bëj kurbanin
Kurban bën muslimani i lirë (burrë a grua qoftë) që e ka mundësinë.
Parimisht, juristët muslimanë e mbështesin njëzëri kriterin ligjor të mundësisë në çështjen e bërjes së kurbanit, bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka.”