JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

AGJËRIMI

DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2022

Numri i fetvasë: 405 DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2022

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2022

 Pyetje: DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2022

A mund të na tregoni se cilat janë agjërimet kryesore vullnetare që mund të bëjë muslimani gjatë vitit 2022?

 Përgjigjja: DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2022

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Datat e agjërimeve vullnetare për vitin 2022 (me mundësi gabimi prej një dite) janë si vijon:

Së pari: Data fikse ditore në të cilat bëhet agjërim vullnetar

a. Agjërimi i Profetit Daud (Paqja qoftë mbi të!), që agjëronte një ditë po dhe një ditë jo (qoftë edhe për një periudhë kohore të shkurtër, por më e mira është që ky agjërim të bëhet në vazhdimësi sa të jetë e mundur);

Lexoni më tepër

DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2022 Read More »

MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

Numri i fetvasë: 404 MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

 Pyetje: MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

A mund të na tregoni se cilat janë mirësitë lidhur me agjërimin vullnetar të ditës së hënë dhe të enjte?

 Përgjigjja: MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon:

Së pari: Shpërblimi i agjërimit në përgjithësi

Fillimisht lidhur me shpërblimin për agjërimin e të hënave dhe të enjteve, duhet ditur se shpërblimin e agjërimit në përgjithësi e di vetëm Allahu i Madhëruar, bazuar në hadithin kudsi ku Allahu i Madhëruar thotë: “Çdo vepër e birit të Ademit (njeriut) është për të, përveç agjërimit; ai (agjërimi) është për Mua dhe Unë shpërblej për të.”; pra në adhurimet e tjera (veç agjërimit) ka hise (pjesë) dhe qasje depërtimi i disa njerëzve e shpërblimi për këto vepra u është zbuluar njerëzve sesi ato shumëfishohen nga dhjetë në shtatëqind fish e deri sa të dojë Allahu; kurse agjërimi është adhurim i fshehtë, i kulluar e i veçantë për Allahun (nuk dihet që idhujtarët ndonjëherë t’i kenë kushtuar idhujve të tyre të tillë adhurim), nuk ka në të qasje askush, nuk bëhet prej agjëruesit për t’u dukur dhe as për përfitim personal, kësisoj shpërblimin e përgatitur për agjëruesin nuk e di askush veç Allahut, vetëm Ai e di vlerën e agjërimit dhe të shumëfishimit të tij, shpërblimi i agjërimit nuk u ngarkohet engjëjve por vetë Allahu e merr përsipër atë, në shprehi të madhështisë së kësaj vepre dhe rëndësisë së saj.

Lexoni më tepër

MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN Read More »

DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1443 HIXHRI

Numri i fetvasë: 403 DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1443 HIXHRI

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

 DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1443 HIXHRI

 Pyetje: DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1443 HIXHRI

A mund të na tregoni se cilat janë agjërimet kryesore vullnetare që mund të bëjë muslimani gjatë vitit hixhri 1443?

 Përgjigjja: DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1443 HIXHRI

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Datat e agjërimeve vullnetare për vitin 1443 hixhri / 9 gusht 2021 – 29  korrik 2022 (me mundësi gabimi prej një dite) janë si vijon:

Së pari: Data fikse ditore në të cilat bëhet agjërim vullnetar

a. Agjërimi i Profetit Daud (Paqja qoftë mbi të!), që agjëronte një ditë po dhe një ditë jo (qoftë edhe për një periudhë kohore të shkurtër, por më e mira është që ky agjërim të bëhet në vazhdimësi sa të jetë e mundur);

Lexoni më tepër

DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1443 HIXHRI Read More »

NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

Numri i fetvasë: 389 NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

Kategoria: NATA E KADRIT DHE DISPOZITAT E SAJ

NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

 Pyetje: NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

Kemi parë në rrjetet sociale informacionin se “nata e xhuma (e premte) që përputhet me një prej netëve teke të dhjetënetëshit të fundit të Ramazanit (pra që bie në njërën prej tyre), ka më shumë mundësi (është më e merituar) që të jetë Nata e Kadrit”. A është i vërtetë ky informacion?

 Përgjigjja: NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon:

Lexoni më tepër

NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT Read More »

SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM

 Pyetje: SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM

A ka ndonjë mënyrë që rekomandohet nga ekspertët dietologë për mbajtjen nën kontroll të etjes gjatë agjërimit?

 Përgjigjja: SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Disa ekspertë dietolog, rreth faktit sesi mund të mbahet nën kontroll etja gjatë agjërimit të Ramazanit dhe më gjerë, përmendin sa vijon:

Së pari: Në syfyr nuk duhet të pini sasi të shumtë uji njëherësh, sepse veshka e harxhon (e nxjerr) atë shpejtë (nga trupi), por preferohet që pirjen e ujit ta shpërndani mes iftarit dhe syfyrit në normën (masën) një gotë uji (200 ml) për çdo një orë.

Lexoni më tepër

SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM Read More »

DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Numri i fetvasë: 387 DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Kategoria: PIKATORET-INJEKSIONET-POMPAT

 DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

 Pyetje: DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Cila është dispozita e vaksinimit në përgjithësi dhe ajo e bërjes së vaksinës kundër koronas në veçanti, dhe nëse lejohet a është në rregull që kjo e fundit të bëhet agjërueshëm?

 Përgjigjja: DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon:

Së pari: Dispozita e përgjithshme e vaksinimit

Parimisht vaksinimi lejohet dhe mund të jetë edhe i pëlqyeshëm. Në fakt nuk ka asgjë të keqe të vaksinohemi kundër një sëmundje që kemi frikë se mund të përhapet, pasi në realitet nuk ka ndryshim midis vaksinimit nga frika e një sëmundjeje të pritshme dhe trajtimit kurativ të një sëmundje që na bie; gjë që bazohet në tekstet autentike profetike ku ka ardhur lejueshmëria e shmangies së gjërave të urryera para se të na bien, ku hyn edhe vaksinimi dhe masat e tjera preventive veç tij. Madje në disa raste nevojitet që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm, si rasti kur atë e obligon qeverisësi për një interes të paraparë prej anëve kompetente shtetërore ose sepse mendimi më i fuqishëm i kompetentëve për vende, situata apo persona të caktuar, është se në rastin e mosbërjes së vaksinës së caktuar, të pavaksinuarit rrezikojnë humbjen e jetës.

Lexoni më tepër

DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM Read More »

AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

Numri i fetvasë: 366 AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

Kategoria: MIRËSIA E MUAJIT MUHARREM

AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

 Pyetje: AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

A mund të na tregoni lidhur me agjërimin në muajin Muharrem dhe a lejohet agjërimi i plotë i tij?

 Përgjigjja: AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Teksti profetik referent mbi këtë çështje është: “Më i miri agjërim [vullnetar] pas [agjërimit të obliguar të] Ramazanit është muaji i Allahut, Muharremi; dhe namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës.”

Të gjithë juristët muslimanë janë të një mendimi mbi pëlqyeshmërinë e agjërimit sa më të shumtë gjatë muajit Muharrem, ndërsa sa i përket agjërmit të plotë të tij ata ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:

Lexoni më tepër

AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM Read More »

GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

Numri i fetvasë: 358 GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

Kategoria: ETIKA E GJUMIT-ECJES-ULJES-SHTRIRJES

GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

 Pyetje: GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

Më ndodhi një ditë që më kapi një gjumë i thellë nga mëngjesi dhe nuk u përmenda vetëm se kur më zgjuan shokët në perëndimin e diellit. Çfarë duhet pasur parasysh për raste të tilla?

 Përgjigjja: GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me mbetjen në gjumë të thellë thuhet sa vijon1:

Së pari: Gjumi i tepërt konsiderohet i papëlqyeshëm (mekruh2)

Juristët muslimanë e konsiderojnë të papëlqyeshëm (mekruh) gjumin e tepërt, pasi prej tij njeriu humbet kryerjen e sa e sa veprave të mira (adhurimeve) që mund të bëhen gjatë ditës dhe sigurisht që kjo papëlqyeshmëri vlen nëse ky gjumë i tepërt nuk shpie në çuarjen dëm të ndonjë detyrimi fetar (si namazi p.sh.) apo në rënie në ndonjë haram (vepër të paligjshme).

Lexoni më tepër

GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA Read More »

AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

Numri i fetvasë: 357 AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN

 AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

 Pyetje: AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

Sot, në një prej ditëve të agjërimit tim të Ramazanit, jam zgjuar në ora 13:40, rreth 10 minuta pas hyrjes së kohës së namazit të drekës. A më pranohet kjo ditë e agjërimit apo jo?

 Përgjigjja: AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nëse agjëruesi, në natën e mëparshme (në ditën paraprake, nga koha e akshamit, deri në ditën e ardhshme para agimit), e ka pasur nijetin (qëllimin) që të agjërojë, në këtë rast agjërimi i tij është në rregull edhe nëse ai ka qenë në gjumë nga koha e hyrjes së agjërimit dhe deri në drekë (siç vjen në pyetje).

Lexoni më tepër

AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS Read More »

AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

Numri i fetvasë: 356 AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

Kategoria: I SËMURI-SËMUNDJA DHE AGJËRIMI

 AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

 Pyetje: AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

A duhet të agjërojë i sëmuri nga anemia (pagjakësia)?

 Përgjigjja: AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Agjërimi i të sëmurit nga anemia ose luhatja e tensionit

Edhe për sëmundjen e anemisë1 (pakësimit të rruazave të kuqe të gjakut) dhe luhatjes së tensionit (shtypjes) të gjakut2, vlen rregulli juridik islam se ajo është liruese nga agjërimi nëse vërtetohet (bazuar në fjalën e mjekut specialist të besueshëm ose në eksperiencën e të sëmurit) se kjo sëmundje është në një nivel të tillë që mundet ta vendos personin agjërues në një vështirësi të zorshme (të rëndë) për t’u përballuar, ose nëse ushqehet frika e bazuar se agjërimi e acaron (shton) këtë sëmundje ose e vonon shërimin e saj3.

Lexoni më tepër

AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI Read More »

↓
Scroll to Top