JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

Numri i fetvasë: 389 NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

Kategoria: NATA E KADRIT DHE DISPOZITAT E SAJ

1 420 shfletues/klikues NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT


 Pyetje: NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT


Kemi parë në rrjetet sociale informacionin se “nata e xhuma (e premte) që përputhet me një prej netëve teke të dhjetënetëshit të fundit të Ramazanit (pra që bie në njërën prej tyre), ka më shumë mundësi (është më e merituar) që të jetë Nata e Kadrit”. A është i vërtetë ky informacion?


 Përgjigjja: NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Mendimi se “nata e xhuma që përputhet me një prej netëve teke të dhjetënetëshit të fundit të Ramazanit (pra që bie në njërën prej këtyre netëve teke), ka më shumë mundësi (është më e merituar) që të jetë Nata e Kadrit”, është një mendim i dobët.

Më konkretisht, Ibn Rexheb (El-Hanbeli) e përcakton këtë mendim tek Ibn Hubejrah, se ky i fundit ka thënë: “E nëse njëra nga netët teke të dhjetëshes së fundit [të Ramazanit] bie natën e xhuma (të premte), atëherë shpresohet edhe më shumë që kjo [natë] të jetë Nata e Kadrit.“2

Realisht ky mendim përbën një mendim të dobët, pasi ai nuk mbështetet në ndonjë thënie profetike apo thënie të sahabëve (shokëve të Profetit); por mbase autori i këtij mendimi e ka strukturuar këtë  mendim të tij mbi atë se nata e Xhuma është nata më e mirë e javës dhe nëse ajo bie në njërën nga teket e dhjetënetëshit të fundit të Ramazanit, kjo natë është më e mundshme dhe më e përshtatshme për të qenë Natë Kadri.

Kurse faktikisht tekstet autentike hyjnore islame profetike tregojnë se Nata e Kadrit lëviz (zhvendoset) në dhjetënetëshin e fundit të Ramazanit dhe se mundësia që ajo të jetë në netët tek (21, 23, 25, 27, 29) të këtij dhjetënetëshi është më e madhe se në netët çift (22, 24, 26, 28, 30), teksa mundësia akoma më e madhe është që ajo (Nata e Kadrit) të jetë në natën 27 Ramazan.

Allahu e di më mirë. NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

NATA TEKE E XHUMA E FUNDRAMAZANIT

Poshtëshënim:

  1. islamqa dhe salmajed
  2. Ibn Rexheb, Lataif El-Mearif, f. 203.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top