SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

141 shfletues/klikues SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM


 Pyetje: SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM


A ka ndonjë mënyrë që rekomandohet nga ekspertët dietologë për mbajtjen nën kontroll të etjes gjatë agjërimit?


 Përgjigjja: SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Disa ekspertë dietolog, rreth faktit sesi mund të mbahet nën kontroll etja gjatë agjërimit të Ramazanit dhe më gjerë, përmendin sa vijon:Lexoni më tepër

Së pari: Në syfyr nuk duhet të pini sasi të shumtë uji njëherësh, sepse veshka e harxhon (e nxjerr) atë shpejtë (nga trupi), por preferohet që pirjen e ujit ta shpërndani mes iftarit dhe syfyrit në normën (masën) një gotë uji (200 ml) për çdo një orë.

Së dyti: Në iftar mos pini ujë të ftohtë frigoriferi sepse uji i ftohtë i cili e gjen stomakun në kushtet e një temperature të lartë si pasojë e agjërimit të gjatë që stomaku ka përjetuar, e tkurr stomakun dhe kjo situatë ndikon negativisht tek tretja. Le të jetë përzgjedhja juaj uji jo i ftohtë (i vakët), sepse uji i vakët jo vetëm që nuk e dëmton stomakun, por prej tij mund të pihen pas agjërimit pa problem sasi të konsiderueshme uji.

Së treti: Gjatë iftarit apo syfyrit mos pini lëngje të ngopur me ngjyrosës (pigmentë kimik) artificialë, por preferohet të pihen lëngje të freskëta bio.

Së katërti: Gjatë iftarit apo syfyrit rekomandohet të hahen ushqime të lëngshme të gatuara në shtëpi dhe lipset të mënjanohet ngrënia e ushqimeve të lëngshme të konservuara, sepse këto të fundit përmbajnë shumë kripë dhe konservante (kimikate të dëmshme për shëndetin).

Së pesti: Në syfyr lipset të mos merrni ushqim me shumë proteina (produkte bulmeti, mishi, ëmbëlsira etj.), sepse proteinat japin etje gjatë ditës.

Së gjashti: Është konstatuar se një syfyr shumë i mirë, i cili e ul ndjeshëm etjen gjatë ditës, është ngrënia e tërshërës dhe hurmave arabe të zbutura (përshesh) me qumësht.

Së shtati: Në syfyr nuk duhet të pihet kafe dhe as çaj, sepse ato përmbajnë lëndë që stimulojnë (nxisin) urinim të shumtë, ku më konkretisht thuhet se një filxhan çaj dehidraton (sjell në trup një mungesë) në masën prej dy gotash ujë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM

SI TA KONTROLLOJMË ETJEN NË AGJËRIM

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.