JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

Author name: Altin Torba

AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

Numri i fetvasë: 74 AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

Kategoria: HYRJA-PARATHËNIA E AGJËRIMIT

 AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

 Pyetje: AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

A pranohet agjërimi i atij personi që nuk fal namaz?

 Përgjigjja: AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Lidhur me agjëruesin që pohon se namazi është detyrim hyjnor, por nuk e fal namazin nga dembelizmi, juristët muslimanë kanë mendimet kryesore1 në vijim:

Mendimi i parë: Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i), janë të mendimit se personi që pohon se namazi është detyrim (obligim) hyjnor dhe nuk e fal atë nga dembelizmi, nuk bie në felëshim (nuk shpallet renegat / tradhtar i fesë islame) dhe rrjedhimisht nuk i asgjësohen veprat e tij. Sipas këtij mendimi, agjërimi i këtij personi është i saktë (i vlefshëm) dhe i shpërblyeshëm.

Lexoni më tepër

AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN Read More »

AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

Numri i fetvasë: 73 AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

Kategoria: MENSTRUACIONET-LEHONIA DHE AGJËRIMI

AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

 Pyetje: AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

A bën të pihen ilaçe për ndalimin e zakoneve (menstruacioneve) gjatë Ramazanit, sidomos në rastin kur këto të fundit zgjasin shumë ditë, me qëllimin që të kryhet agjërimi i plotë i ditëve të Ramazanit?

 Përgjigjja: AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumë dijetarë  janë të mendimit se përdorimi i kokrrave për shtyrjen e ciklit menstrual ose përshpejtimin e tij, nëse gruas i lind një nevojë e tillë, nuk përbën problem. Ky qëndrim i tyre bazohet mbi rregullin juridik: “Origjina e çështjeve është lejimi, përderisa nuk ka argument kategorik ndalues”.

Lexoni më tepër

AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE Read More »

VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

Numri i fetvasë: 72 VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

 Pyetje: VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

Çfarë nënkuptohet me agjërimin e tri ditëve prej çdo muaji dhe çfarë vlere ka agjërimi i tyre?

 Përgjigjja: VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me ditët 13-të, 14-të dhe 15-të të çdo muaji (të ardhur në pyetje), nënkuptohen ditët 13-të, 14-të dhe 15-të që u përkasin muajve të kalendarit (vitit) hënor dhe jo diellor. Këto ditë njihen në terminologjinë islame si “Ditët e Bardha” dhe këtë emërtim e kanë marrë sepse ato korrespondojnë me tre ditët në mbrëmjen e të cilave hëna është në ciklin e saj të mbushjes.

Lexoni më tepër

VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ Read More »

NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

Numri i fetvasë: 71 NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

Kategoria: NAMAZE BIDAT-PA BAZË SHERIATIKE

NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

 Pyetje: NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

Cila është dispozita për namazin e veçantë që falet në Natën e Regaibit (të premtes së parë të muajit Rexheb) dhe për paraprirjen e kësaj me agjërimin e të enjtes para Natës së Regaibit?

 Përgjigjja: NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i Natës së Regaibit, i paraprirë me agjërimin e të enjtes para kësaj nate, nuk ka bazë sheriatike (ligjore islame), pasi transmetimi i ardhur në lidhje me këtë është i trilluar.

Lexoni më tepër

NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ Read More »

PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

Numri i fetvasë: 70 PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

Kategoria: DISPOZITAT E STOLISJES

PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

 Pyetje: PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

A i lejohet gruas muslimane makiazhi në publik, sepse shoh gra dhe vajza të mbuluara që kanë makiazh, disa shumë të lehtë dhe disa të theksuar? Po lyerja e thonjve me këna jashtë shtëpisë, a lejohet?

 Përgjigjja: PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Makiazhi apo stolisja e gruas për të qenë sa më tërheqëse për bashkëshortin e saj, është prej gjërave të kërkuara. Gjithashtu gruas i lejohet të dalë e zbukuar me makiazh edhe në prani të burrave që janë prej mahremëve të saj1 apo nëse ajo do shfaqet kësisoj para femrave dhe vogëlushëve të vegjël që nuk reagojnë kundrejt ngacmimeve femërore.

Lexoni më tepër

PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË Read More »

MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

Numri i fetvasë: 69 MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

Kategoria: VESHJA E GRUAS

MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

 Pyetje: MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

Kush janë ata burra që konsiderohen mahrem të një gruaje (të ndaluar përjetësisht të martohen me atë) dhe si duhet të jetë veshja e gruas muslimane në prani të tyre. Po në prani të burrave të tjerë veç këtyre si duhet të jetë veshja e gruas muslimane?

 Përgjigjja: MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “mahrem” është: “diçka e ndaluar apo tabu”; kurse juridikisht  dijetarët muslimanë e përkufizojnë “mahremin” si: “Mashkull i rritur (në moshën e pjekurisë ose pranë saj), i arsyeshëm (pa të meta mendore) dhe i besueshëm, i cili e ka përjetësisht të ndaluar që të martohet me një grua të caktuar, për arsye të një shkaku të ligjshëm dhe sepse ky ndalim është prej të drejtave (përfitimeve) themelore ligjore të saj”.1

Lexoni më tepër

MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE Read More »

SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Numri i fetvasë: 68 SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Kategoria: PAAFTËSIA E PARESHTUR DHE AGJËRIMI

SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

 Pyetje: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Sa është kompensimi që duhet të jap për çdo ditë të paagjëruar personi që e ka të pamundur që të agjërojë (për një arsye të përhershme penguese nga agjërimi) dhe kur nxirret ky kompensim? A duhet që ky kompensim të jetë patjetër ushqim apo lejohet që ai të jepet edhe në të holla?

 Përgjigjja: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit se i obliguari me agjërim, i cili e ka të pamundur të agjërojë (gjatë gjithë vitit) për shkak të një arsyeje të përhershme penguese, si pleqëria e thyer apo sëmundja kronike (e përhershme) që pengon nga agjërimi, i këtilli e ka obligim të japë fidje (shpagojë) për çdo ditë të paagjëruar.1

Lexoni më tepër

SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR Read More »

LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

Numri i fetvasë: 67 LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

Kategoria: DISPOZITAT E STOLISJES

LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

 Pyetje: LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

A i lejohet gruas heqja (shkulja) e qimeve të dy vetullave kur janë duke u bashkuar me njëra-tjetrën dhe cili është mendimi më i saktë për heqjen e vetullave?

 Përgjigjja: LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme në lidhje me heqjen e (qimeve të) vetullave1. Më konkretisht, shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se në tekstin ndalues profetik referent bëhet fjalë për qimet e fytyrës, por mendimi parësor është se çfarë synohet këtu ka të bëjë veçanërisht me dy vetullat (hollimin dhe distimin e tyre). Lidhur me arsyen e ndalimit të heqjes (shkuljes) së (qimeve të) vetullave të ardhur në transmetimin profetik, është theksuar se kjo arsye është që të mos bihet në përngjasim me njerëzit e shthurur, të mos manipulohet pamja e vërtetë etj.; kurse nëse kjo evitohet, atëherë marrja e vetullave përmes shkuljes (me piskatore), ose prerjes (me gërshërë), ose rrojtjes (me brisk), lejohet (brenda kufirit të vetullës normale dhe jo duke i holluar përtej kësaj); gjë që përbën dhe mendimin e Ibën El-Xheuziut. Ndërkaq një mendim (jo i fuqishëm) i disa dijetarëve, është se marrja e vetullave me lejen e bashkëshortit konsiderohet veprim i lejuar.2

Lexoni më tepër

LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE Read More »

AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 66 AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

 Pyetje: AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

Cila është dispozita për agjërimin në muajin Rexheb?

 Përgjigjja: AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me agjërimin e veçuar të muajit Rexheb1 apo të diç prej tij, nuk është se ka ndonjë transmetim autentik. Bazuar në sa më sipër, nuk lejohet që në muajin Rexheb të agjërohen ditë të veçanta prej tij, përfshirë edhe ditën (e enjte) që vjen para natës së njohur si Nata e Regaibit2 dhe ditën e Israsë dhe Miraxhit3, sepse një agjërim i tillë nuk bazohet në argumente sheriatike (ligjore islame). Ndërkohë, në muajin Rexheb (si në çdo muaj tjetër), lejohet pa asnjë problem agjërimi vullnetar i ditës së hënë, të enjte dhe tre ditëve përkatëse që vijnë pas secilës prej tre netëve të bardha të muajit hënor4.

Lexoni më tepër

AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA Read More »

BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN

Numri i fetvasë: 65 BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN

Kategoria: RREGULLAT-KUSHTET PËR MISHIN E THERUR

BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN

 Pyetje: BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN

Nëse ti shkon në një dyqan dhe e pyet shitësin a është sallami apo qoftet me mish derri dhe ai të thotë se nuk janë me mish derri; a lejohet në këtë rast të blehen dhe hahen ato?

 Përgjigjja: BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Vetë fakti i bërjes së kësaj pyetjeje, tregon qartë se ju nuk do të pranonit kurrsesi të fusnit me vetëdije në barkun tuaj ushqim të ndaluar dhe rrjedhimisht të dëmshëm. Porse vetëdija mbi diçka presupozon që gjërat të qartësohen krejtësisht, prandaj unë do të thoja se nuk ka kuptim që të pyetet një person që shet produkte mishi të dyshimta (që nuk dihet a janë apo jo mish hallall apo therur në mënyrën hallall), nëse personi që pyetet nuk është njeri i besueshëm. Përndryshe janë të shumta rastet e abuzimit prej shitësave dhe me produktet e mishit të paketuar, konservuar apo më gjerë. Prandaj, duhet që sallamërat, qoftet apo produktet e tjera të mishit, të blihen vetëm nëse vërtetohet drjetpërsëdrejti ose nga burime të besueshme se ato janë hallall (të lejuara sipas islamit).

Lexoni më tepër

BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN Read More »

↓
Scroll to Top