JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

Author name: Altin Torba

FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

Numri i fetvasë: 265 FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

Kategoria: DISPOZITAT E RRITJES-EDUKIMIT TË FËMIJËS

FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

 Pyetje: FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

Nëse fëmija ka babain musliman dhe nënën të krishterë, cilës fe i takon ai, asaj të babait apo asaj të nënës? Po nëse prindërit e fëmijës ndërrojnë fe dhe nga muslimanë kthehen në tjetër fe, cilës feje i takojnë fëmijët e tyre në këtë rast?

Përgjigjja: FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë theksojnë se feja e fëmijës para pubertetit (mbërritjes së moshës së pjekurisë seksuale), ndjek fenë e prindërve të tij si vijon:

Lexoni më tepër

FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT Read More »

A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA

Numri i fetvasë: 264 A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA

Kategoria: DISPOZITAT E SADAKASË-LËMOSHËS

A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA

 Pyetje: A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA

Ish-shoqëria ime e shkollës kanë fëmijën e tyre me sëmundje të rëndë dhe familjarët i kanë hapur një llogari për ndihmë, sepse trajtimi i sëmudjes së saj është shumë i shtrenjtë. Shoqja ime dhe bashkëshorti i saj kanë qenë muslimanë jo të përkushtuar në Islam (d.m.th. nuk i kryenin ritet islame) dhe pastaj janë kthyer në të krishterë, ku me sa di unë janë goxha të përkushtuar… Ata janë mirë ekonomikisht, por siç dihet kjo sprovë përbën një kosto të rëndë edhe për kë ka një ekonomi të konsiderueshme… unë e shpërndava këtë rast të tyre tek faqja ime në Facebook… Pyetja ime është: “A bën që muslimani të ndihmojë ekonomikisht një jomusliman dhe për më tepër dikë që e ka braktisur fenë islame? Çfarë dispozitash ka në këtë rast?”

Lexoni më tepër

A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA Read More »

SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

Numri i fetvasë: 263 SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

Kategoria: DISPOZITAT E SADAKASË-LËMOSHËS

SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

 Pyetje: SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

A lejohet që muslimani/a t’i japë sadaka (ndihmesë me para dhe ngjashëm) një jomuslimani?

Përgjigjja: SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kuptimi gjuhësor i sadakasë është: “Lëmoshë / bamirësi”, kurse ai juridik është: “Çfarë i jepet nevojtarëve për hatër të Allahut”. Sadakaja është dy llojesh: e detyrueshme (si: zekati i pasurisë, zekati i fitrit, shlyerja e betimit të pambajtur etj.) dhe vullnetare (si: lëmosha / bamirësia e padetyrueshme).

Lexoni më tepër

SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT Read More »

SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

Numri i fetvasë: 262 SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

Kategoria: DISPOZITA DHE FORMA E NGUSHËLLIMIT

SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

 Pyetje: SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

Cila është forma më e mirë me të cilën mund të ngushëllohet një person të cilit i ka ngjarë rast vdekje?

Përgjigjja: SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me termin “ngushëllim” në aspektin juridik islam nënkuptohet që “të nxitet personi të cilit i ka ngjarë fatkeqësia që të bëjë durim dhe ta pranojë me zemër të mirë kadanë (vendimin / caktimin) e Allahut të Lartësuar”. Juristët muslimanë theksojnë njëzëri se ngushëllimi i familjarëve të të vdekurit është mustehab1 (vepër e pëlqyeshme) nisur nga qetësimi që u bëhet këtyre të fundit. Për të shprehur ngushëllimin nuk ka ndonjë trajtë të veçantë dhe lejohen të gjitha format e tij nëse plotësohet kushti që shprehjet ngushëlluese të mos përmbajnë ndonjë vërejtje (ndalesë) sheriatike (ligjore islame).2

Lexoni më tepër

SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT Read More »

AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

Numri i fetvasë: 261 AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

 AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

 Pyetje: AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

A është i lejuar agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual nëse agjërimi bëhet në ditën e premte?

Përgjigjja: AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e juristëve muslimanë mendojnë se veçimi i të premtes me agjërim vullnetar është mekruh1 (i papëlqyshëm) dhe jo haram2.

Ndërsa në lidhje me veçimin e të premtes për agjërimin e ditëve të Sheualit, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:

Lexoni më tepër

AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT Read More »

VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

Numri i fetvasë: 260 VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

Kategoria: AGJËRIMI MEKRUH DHE AI HARAM

 VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

 Pyetje: VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

A është i lejuar agjërimi në ditën e dielë?

Përgjigjja: VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (që përbën edhe mendimin më të fuqishëm) është se agjërimi vullnetar i ditës së dielë (të premte dhe të shtunë) të veçuar me agjërim nga ditët e tjera, është mekruh1 (vepër e papëlqyeshme) dhe jo haram2 (veprim i ndëshkueshëm).3

Ndërsa më konkretisht lidhur me veçimin e të dielës më agjërim thuhet sa vijon:

Lexoni më tepër

VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM Read More »

VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM

Numri i fetvasë: 259 VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM

Kategoria: AGJËRIMI MEKRUH DHE AI HARAM

 VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM

 Pyetje: VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM

A është i lejuar agjërimi në ditën e premte?

Përgjigjja: VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Veçimi i ditës së premte me agjërim

Fillimisht duhet ditur se dijetarët muslimanë e kanë përjashtuar nga papëlqyeshmëria veçimin e të premtes me agjërim të obliguar, si: rasti i kujt agjëron kaza (jashtë kohës përkatëse) një agjërim të mbetur nga Ramazani, ose zotohet të agjëroj një ditë në të cilën vjen / shërohet dikush dhe kjo ditë korrespondon të jetë e premte etj.1, ndërsa në lidhje me veçimin e ditës së premte me agjërim vullnetar, thuhet sa vijon:

Lexoni më tepër

VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM Read More »

RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

Numri i fetvasë: 258 RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

Kategoria: ABUZIMI ME VARREZAT DHE CENIMI I TYRE

RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

 Pyetje: RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

A lejohet varrosja e dy personave në një varr të vetëm, pra a lejohet te futen dy veta në një varr të vetëm të përbashkët si në rastin p.sh. kur një person ka vdekur vite më parë dhe pastaj vdes një person tjetër prej të afërmve të tij; a lejohet në këtë rast që ata të futen në të njëjtin varr?

Përgjigjja: RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Rrëmimi i varrit

Dijetarët muslimanë theksojnë se i vdekur nuk duhet cenuar, ashtu si në gjallërinë e tij, dhe se si rregull nuk lejohet rrëmimi (gërmimi) i varrit mbi të cilin është hedhur dheu, pasi ai konsiderohet vakëf (objekt i patundshëm / i patjetërsueshëm) i të varrosurit në të (musliman apo jumusliman qoftë ai1), deri sa të mbetet prej tij mish ose eshtër, përveçse për arsye të lejuar sheriatikisht (sipas ligjit islam), pasi rrëmimi i varrit është konsideruar nga dijetarët muslimanë prej mëkatit të ndëshkueshëm të gjymtimit. Kurse nëse është e sigurt se trupi i të vdekurit është tretur tërësisht dhe shndërruar në dhe (nuk ka mbetur prej të vdekurit asnjë gjurmë eshtre etj.), në këtë rast nuk ka problem që ky vend të shfrytëzohet për të varrosur të tjerë persona ose për një qëllim tjetër (për bujqësi apo mbarë format e tjera të shfrytëzimit).2

Lexoni më tepër

RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE Read More »

EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT

Numri i fetvasë: 257 EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT

Kategoria: VIRTYTET-MERITAT E PROFETIT

EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT

 Pyetje: EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT

Kush janë Ehlu Bejti (Familjarët e Profetit), cila është pozita e tyre dhe a i quan feja jonë ata të shenjtë, apo ajo që duhet është që ne t’i duam ata dhe t’i ndjekim në veprat e tyre të devotshme, jo t’i shenjtërojmë (hyjnizojmë)?

Përgjigjja: EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shenjtërimi në kuptimin e madhërimit kategorik, kulminant dhe të kompletuar, i përket vetëm Allahut, pasi vetëm Atij i takojnë në vetvete cilësitë dhe atributet e madhështisë, lartmadhërisë dhe kompletimit.

Lexoni më tepër

EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT Read More »

SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

Numri i fetvasë: 256 SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

Kategoria: VIRTYTET-MERITAT E PROFETIT

SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

 Pyetje: SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

Feja jonë na mëson ta duam Allahun, të Derguarin e Tij (Paqja qoftë mbi të!) dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij. A e quan feja jonë Muhamedin (Paqja qoftë mbi të!) të shenjtë? Unë e di se ajo që duhet është që ne ta duam dhe ndjekim atë në çfarë ka vepruar dhe jo ta bëjmë të shenjtë (hyjnizojmë)?

Përgjigjja: SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me fjalën “TEǨDIIS / shenjtërim” nënkuptohet “TEǍĎȞIIM-i / madhërimi” dhe zakonisht kur kjo fjalë flitet për krijesat, ajo përdoret për kë/çfarë kalon cakun ligjor (kufirin e lejuar). Porse fjala “TEǨDIIS / shenjtërim” bart edhe kuptimet: dëlirje / pastrim (i të cilësuarit me këtë fjalë) nga të metat / mangësitë dhe të qenët i bekuar.

Lexoni më tepër

SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE Read More »

↓
Scroll to Top