JETA E VËRTETË

A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA

Numri i fetvasë: 264 A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA

Kategoria: DISPOZITAT E SADAKASË-LËMOSHËS

3 596 shfletues/klikues A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA


 Pyetje: A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA


Ish-shoqëria ime e shkollës kanë fëmijën e tyre me sëmundje të rëndë dhe familjarët i kanë hapur një llogari për ndihmë, sepse trajtimi i sëmudjes së saj është shumë i shtrenjtë. Shoqja ime dhe bashkëshorti i saj kanë qenë muslimanë jo të përkushtuar në Islam (d.m.th. nuk i kryenin ritet islame) dhe pastaj janë kthyer në të krishterë, ku me sa di unë janë goxha të përkushtuar… Ata janë mirë ekonomikisht, por siç dihet kjo sprovë përbën një kosto të rëndë edhe për kë ka një ekonomi të konsiderueshme… unë e shpërndava këtë rast të tyre tek faqja ime në Facebook… Pyetja ime është: “A bën që muslimani të ndihmojë ekonomikisht një jomusliman dhe për më tepër dikë që e ka braktisur fenë islame? Çfarë dispozitash ka në këtë rast?”


Përgjigjja: A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mendimi parësor i juristëve muslimanë është se “Renegatizmi (në aspektin sheriatik / ligjor islam) përbën mosbesimin (lëshimin e fesë islame) nga ana e dikujt, pasi paraprakisht ka qenë bërë musliman duke thënë dy dëshmitë islame mbas pubertetit (mbushjes së moshës së pjekurisë seksuale, kur edhe vjen ngarkesa me përgjegjësi juridike islame), sepse para kësaj (moshe) personi nuk ka qenë përgjegjës për veprat që kanë buruar prej tij”.1Lexoni më tepër

Kurse më tej lidhur me pyetjen: “A lejohet t’i jepet lëmoshë (ndihmë financiare) jomuslimanit  ose renegatit (të larguar nga Islami)?”- thuhet sa vijon:

Së pari: Dhënia e sadakasë (lëmoshës) jomuslimanit në origjinë

Mendimi i thuajse të gjithë juristëve muslimanë është se sadakaja (lëmosha) e detyrueshme lejohet t’i jepet vetëm muslimanëve që e meritojnë, teksa mendimi parësor për sadakanë vullnetare është se ajo lejohet t’i jepet jomuslimanëve në përgjithësi, por më parësore është që ajo t’i jepet muslimanëve.Lexoni më tepër

Së dyti: Dhënia e sadakasë (lëmoshës) renegatit që ka tradhëtuar Islamin

Detyra jonë si muslimanë lidhur me çdo person që bie në renegatizëm, është ta këshillojmë atë dhe ta vëmë në kontakt me të kualifikuarit muslimanë që t’ia shuajnë dilemat dhe faktojnë argumentet përkatëse, pasi në shumicën e rasteve, renegatizmi dhe dukuritë e tij kanë të bëjnë pikërisht me rënien në dyshime fetare dhe mosqartësimin e argumentit dhe po kështu me renegatin duhet të mbahen lidhje të vazhdueshme në përpjekje që ai të përmirësohet dhe kthehet në Islam, por me kushtin që ai të mos i keqkuptojë këto lidhje si miratim të renegatizimit që ka ndërmarrë3.Lexoni më tepër

Dy mendimet kryesore mbi dhënien e sadakasë vullnetare renegatit, janë5:

Mendimi i parë: Nuk lejohet që sadakaja vullnetare t’i jepet një renegati

Renegati që tradhëton Islamin është edhe më i keq se jomuslimani në origjinë (që nuk është dhe nuk ka qenë musliman), prandaj renegatit nuk lejohet t’i jepet as zekati dhe madje as edhe sadakaja (lëmosha) vullnetare.

Mendimi i dytë: Lejohet që sadakaja vullnetare t’i jepet një renegati të caktuar

Ndoshta ky mendim është edhe më parësori, sidomos: (së pari) në rrethanat kur kemi të bëjmë me persona që me shumë gjasa e kanë lëshuar besimin islam pa qenë të bindur dhe përkushtuar në Islam paraprakisht dhe çështja e renegatizmit të tyre është e diskutueshme (pasi besimi fillestar i tyre në Islam është i diskutueshëm); si dhe ky mendim është më parësori (së dyti) përderisa donacioni vullnetar për renegatin bëhet me qëllimin që t’i fitohet zemra dhe të vendosen me të ura kontakti për ta ftuar në Islam.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____  A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA

A I JEPET RENEGATIT-FELËSHUESIT SADAKA

  1. Shih: islamweb.
  2. Juristët muslimanë kanë theksuar se çështja e atyre që kanë qenë muslimanë me bindje dhe përkushtim e pastaj e kanë tradhëtuar / lëshuar fenë islame (kanë bërë felëshim), është edhe më e rëndë se ajo e atyre që janë jomuslimanë në origjinë (që nuk janë dhe s’kanë qenë muslimanë).
  3. Shih: islamqa.
  4. Shih: islamweb dhe islamweb.
  5. Shih: islamweb.
  6. Shih: islamqa, bayanelislam, islamway dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top