Numri i fetvasë: 406 ZHVESHJA-VEÇIMI I GRUAS PËR MJEKIM
Kategoria: DISPOZITA TË KURIMIT-MJEKIMIT
1 349 shfletues/klikues ZHVESHJA-VEÇIMI I GRUAS PËR MJEKIM
Pyetje: ZHVESHJA-VEÇIMI I GRUAS PËR MJEKIM
Një motër muslimane pyet, se nëse mbulohet a mund t’i ndjekë vizitat në një klinikë ku është vizituar para se të mbulohej… Konkretisht ajo është vizituar tek një klinika ortodokse për 10 vjet me radhë… Pra a mund të shkojë ajo në atë klinikë e mbuluar, me që kjo e fundit [klinika ortodokse] i përket një feje tjetër, megjithëse në atë klinikë nuk predikohet feja, por thjesht ajo është e emërtuar me atë emër?
Përgjigjja: ZHVESHJA-VEÇIMI I GRUAS PËR MJEKIM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dy çështjet kryesore që vijnë në çështjen e parashtruar, të cilat ndodhin shpesh në rast vizitash mjekësore të natyrës së përmendur, janë1]:
Së pari: Veçimi apo vetmia (me kuptimin qëndrimi vetëm për vetëm) midis një gruaje dhe një burri që nuk janë mahram2 (persona të cilëve u ndalohet kategorikisht që të martohen me njëri-tjetrin).Lexoni më tepër
Në këtë kontekst, juristët muslimanë kanë përmendur se veçim i ndaluar që bie në kundërshtim me rregullat fetare islame, konsiderohet “kur një burrë dhe një grua, të cilët janë të huaj (nuk janë mahrem) për njëri-tjetrin, të vetmohen në një vend ku nuk mund t’i shikojë askush dhe ku është e mundur që të këmbehen puthje apo prekje midis këtyre të veçuarve”.
Së dyti: Zbulimi i pjesëve të turpshme (aurtetit)
Më konkretisht, pjesët e turpshme (aureti) që një muslimane e rritur nuk duhet t’i zbulojë para një mashkulli që nuk është mahrem për të, është: komplet trupi me përjashtim të duarve, fytyrës dhe (sipas disa mendimeve të juristëve muslimanë) është janë edhe këmbët nga kyçi i këmbëve e poshtë;
Ndërsa aureti (pjesët e turpshme) që një muslimane e rritur nuk duhet t’i zbulojë para një femre është nga poshtë kërthizës e deri nën gjunjë.Lexoni më tepër
Muslimania e përgjegjshme e ka për detyrë t’i mbulojë pjesët e saj të turpshme para atyre që nuk u lejohet ta shohin, përveçse në ndonjë rast të domosdoshëm, sikurse për arsye vizite apo kurimi serioz mjekësor, rast në të cilin lejohet zbulimi vetëm në atë masë sa është e domosdoshme.
Referuar në sa më sipër, në rastet në fjalë duhet që muslimania të veprojë sipar rendit në vijim:
Çështja e parë: Muslimania duhet që lidhur me mjekun të ketë parasysh rendin vijues:
a. të vizitohet tek doktoresha specialiste muslimane;
b. (nëse nuk ka të tilla, atëherë) vizitohet tek doktoresha specialiste e besueshme jomuslimane;Lexoni më tepër
Çështja e dytë: Në të gjitha rastet muslimania e zbulon vendin e turpshëm vetëm sa është e domosdoshme për t’u realizuar mekimi i saj.
Çështja e tretë: Gjithashtu, për rastin kur vizita apo kurimi i gruas bëhet nga ana e doktorit mashkull në një vend të izoluar (ku muslimanes i duhet të qëndrojë vetëm për vetëm me këtë doktor), duhet që të jetë i pranishëm edhe një person që është mahrem për këtë grua, ose së paku një grua tjetër besnike; dhe kjo me qëllim që të mos bihet në veçimin apo vetminë e ndaluar nga feja islame.
Allahu e di më mirë. ZHVESHJA-VEÇIMI I GRUAS PËR MJEKIM
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ ZHVESHJA-VEÇIMI I GRUAS PËR MJEKIM
ZHVESHJA-VEÇIMI I GRUAS PËR MJEKIM
Poshtëshënim:
- Shih: islamweb dhe islamweb.
- Shih: Mahrem: Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “mahrem” është: “diçka e ndaluar apo tabu”; kurse si term juridik, kriteri me të cilin e përkufizojnë dijetarët muslimanë mahremin është: “Mashkulli i rritur (në moshën e pjekurisë ose pranë saj), i arsyeshëm (pa të meta mendore) dhe i besueshëm, i cili e ka përjetësisht të ndaluar që të martohet me një grua të caktuar, për arsye të një shkaku të ligjshëm dhe sepse ky ndalim është prej të drejtave (përfitimeve) themelore ligjore të saj”.