JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 287 SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA

Kategoria: ARGËTIMI DHE LOJËRAT

3 674 shfletues/klikues SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA


 Pyetje: SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA


Cila është vlera e sporteve të ndryshme dhe cila është dispozita e mësimit dhe ushtrimit të tyre?


 Përgjigjja: SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me dispozitën e sporteve të dobishme në këndvështrimin e juristëve muslimanë, thuhet sa vijon1:

Së pari: Mirësia e mësimit-ushtrimit të sporteve të dobishme

Forca fizike është mirësi prej Allahut që ia jep kujt të dojë prej krijesave të Tij dhe ia ndalon kujt të dojë. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka mësuar se muslimani i fortë (në fizikun dhe besimin e tij), është më i mirë dhe më i dashur te Allahu se muslimani i dobët2. Ushtrimi i sporteve të lejuara është i dobishëm për muslimanin, sepse ia forcon fizikun dhe ruan shëndetin, teksa dihet se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka lavdëruar mbarëvajtjen e shëndetit më shumë se atë të pasurisë, duke thënë: “Shëndeti, për atë që është i devotshëm, është më mirë se të qenët i pasur.”3 Gjithashtu marrja me sporte të dobishme, ka ndikim të fortë në mirëvajtjen e çështjeve jetësore të muslimanit, e aftëson atë në kryerjen e adhurimeve dhe i afirmon gjithnjë e më mirë përpjekjet e tij në Rrugën e Allahut.

Synimi i muslimanit përmes ushtrimit të sporteve të lejuara, lipset të jetë forcimi fizik i tij për një kryerje sa më të arrirë të adhurimeve ndaj Zotit, për të ndihmuar e triumfuar fenë e Tij, si dhe për të mbrojtur shenjtëritë islame, ligjin hyjnor dhe vlerat e të drejtat e muslimanëve; ose më së paku muslimani lipset të synoj me këtë ushtrim aftësimin në vetëmbrojtjen prej agresorëve apo sjelljen dobi jetesës së tij të kësobotshme, duke fituar me fizikun e tij të ushtruar të ardhura dhe furnizim për t’u ushqyer dhe jetuar me dinjitet, në zbatim të porosive profetike: “Asnjë nuk ka ngrënë kurrsesi ushqim më të mirë, sesa kush ha nga puna e dorës së tij. Daudi, Profeti i Allahut, hante nga puna e dorës së tij”4 dhe: “Që dikush prej jush të mbaj dru me litar mbi shpinën e tij, është më mirë për të sesa t’i lypë dikujt, që i jep ose nuk i jep.”5Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita e përgjithshme e mësimit-ushtrimit të sporteve të ndryshme

Feja islame ka lejuar arritjen e çdo përfitimi të dobishëm dhe e ka ndaluar rënien në çdo dëm shterp. Në vazhdën e këtij rregulli të përgjithshëm, vjen edhe dispozita e lojrave sportive dhe argëtuese, e cila ndryshon pra varësisht llojit, dobisë, pasojës dhe synimit të këtyre lojrave. Më konkretisht, e lejueshme është çdo lojë që: përbën dobi e përfitim dhe që nuk e pengon muslimanin në kryerjen e obligimeve të tij, që nuk e dëmton në mbarëvajtjen e çështjeve të rëndësishme të fesë së tij dhe as atyre të kësobotshme (mbarëvajtjen e çështjeve të rëndësishme të kësaj bote), si dhe që nuk përmban haram (mëkat të ndëshkueshëm); ndërsa çfarë del prej këtij boshti të përgjithshëm sheriatik (ligjor islam), nuk lejohet as të mësohet dhe as të ushtrohet.Lexoni më tepër

Ndërkaq, dispozitat bazë islame mbajnë një qëndrim tërësisht refuzues dhe ndalues ndaj të gjitha lojrave dhe sporteve devijante (ku dëmtohen njerëzit apo kafshët dhe mbillen antivlera) që brumosin tek njerëzit armiqësinë dhe urrejtjen. Mësimet islame i kundërvihen fort tentativave dashakeqe që të tilla “sporte” t’u kapërdihen masave të gjera (përfshirë muslimanëve) si normale dhe të stisen nën petkun e edukatës fiziko-kulturore, teksa qëllimi i fshehur i  këtyre pseudosporteve është që ato të gjejnë pranim dhe të ushtrohen pa mëdyshje mes bijve të bashkësisë islame dhe më gjerë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA

SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA

  1. Shih: islamweb, islamqa dhe islamqa.
  2. Muslimi 2664.
  3. Ibn Maxhe 2141 dhe Ahmedi 22076; Albani ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  4. El-Bukhari 1966.
  5. El-Bukhari 1968 dhe Muslimi 1042.
  6. Haram: Veprim lënia e të cilit shpërblehet fetarisht dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  7. El-Bekare 1955.
  8. En-Nisa 29.
  9. El-Bukhari 1839.
  10. Ahmedi 21714 dhe Sunen Ibn Maxhe 2340; Ahmedi, El-Hakimu dhe Albani kanë thënë se hadithi është sahih/i vërtetë, teksa Ibn Es-Salahu ka thënë se ai është i mirë/i besueshëm.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top