Numri i fetvasë: 288 USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
Kategoria: ARGËTIMI DHE LOJËRAT
4 231 shfletues/klikues USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
Pyetje: USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
Cila është dispozita e ushtrimit të sportit të boksit? Po dispozita e shikimit të ndeshjeve të boksit?- sidomos nisur nga fakti se shumë legjenda të boksimit në të shkuarën dhe të tashmen kanë elementë të përkushtimit islam, prandaj gjejmë numër të konisderueshëm faqesh interneti dhe individë muslimanë në rrjet, që t’i publikojnë dhe pëlqejnë këta boksierë.
Përgjigjja: USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Sheriati (ligji islam) e ka lejuar çdo gjë që i bën dobi trupit dhe e ka ndaluar çdo gjë që përbën agresion kundër tij dhe i sjell dëm atij.Lexoni më tepër
Ndërsa në lidhje me dispozitën e boksit, thuhet sa vijon:
Së pari: Dispozita e ushtrimit të boksit të padëmshëm1
Ushtrimi i boksit si sport apo lojë, për të forcuar trupin ose për vetëmbrojtje, nuk përbën problem, me kushtin që të mos shpjerë në dëmtim të vetes ose tjetërkujt dhe as në ndonjë vërejtje ligjore islame (si p.sh. të shpjerë në: moskryerjen e rregullt të namazit, zbulimin e pjesëve të turpshme trupore etj). Më konkretisht, boksi për qejf (si pasion dhe hobi, jo si profesion), me kushtin që të mos goditet njeri, por ushtrimi të jetë duke goditur manekina boksi apo objekte trupash jo të gjallë dhe ngjashëm, lejohet pa problem.
Së dyti: Dispozita e mësimit, ushtrimit, shfaqjes dhe shikimit të boksit profesional (të dëmshëm)2Lexoni më tepër
Studiuesit ekspert të boksit profesional kanë bërë të qartë faktin se ai ngrihet mbi themelin e lejimit të dëmtimit kritik trupor të palëve që rrihen mes veti, që mund të arrijë deri në verbim, dëmtim të fuqishëm ose kronik të trurit, fraktura të forta ose edhe vdekje, pa u marr në përgjegjësi ushtruesi i këtyre goditjeve, të cilat sjellin këto pasoja të pajustifikueshme; dhe për më tepër kjo shoqërohet me gëzimin e sehirbërësve që mbështesin fitimtarin dhe u qesh fytyra me lëndimet e kobshme që i kanë ngjarë humbësit. Nuk ka dyshim se këto gjëra, si pjesërisht ashtu edhe në tërësinë e tyre, janë të ndaluara dhe refuzuara nga sheriati (ligji islam), bazuar ndër të tjera në thëniet kuranore: “…dhe mos e çoni veten tuaj [me duart tuaja] në shkatërrim, por bëni të mira!”3 dhe “…dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju”4; si dhe në thënien aksiomatike profetike: “Mos dëmto veten dhe mos dëmto të tjerët!”5
Bazuar në këto argumente, juristët muslimanë theksojnë se, nëse një person lejon që të vritet prej dikujt duke i thënë: “Më vrit!”,- sërish vrasja e këtij (lejuesi të vrasjes së tij) nuk lejohet; dhe nëse kjo vrasje veprohet, vepruesi i saj mban përgjegjësi dhe meriton të dënohet.
Së këtejmi, boksimi profesionist, nuk bën të quhet as sport fizik dhe as që të lejohet të ushtrohet, pasi kuptimi i sportit qëndron mbi themelin e ushtrimit të padëmshëm dhe jolëndues dhe po kështu nuk lejohet që ai të jetë në listën e sporteve që ushtrohen nga muslimanët, si në vendet e tyre ashtu edhe në ndeshjet e tyre në nivel botëror6. Rrjedhimisht, shfaqja apo shikimi i boksit profesionist në programet televizive nuk lejohet gjithashtu; me qëllim që kjo vepër e ndaluar të mos miratohet dhe nxitet, sidomos nisur nga rreziku i imitimit të saj nga të rinjtë, që janë më të mundshmit për të rënë nën efektin negativ të tij. Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
- Shih: islamweb dhe islamtoday. ↩
- Shih: islamqa, islamweb, islamqa, islamweb, hadithportal, islamweb dhe islamic-fatwa. ↩
- El-Bekare 1955. ↩
- En-Nisa 29. ↩
- Ahmedi 21714 dhe Sunen Ibn Maxhe 2340; Ahmedi, El-Hakimu dhe Albani kanë thënë se hadithi është sahih/i vërtetë, teksa Ibn Es-Salahu ka thënë se ai është i mirë/i besueshëm. ↩
- Ky mendim përbën qëndrimin e Kuvendit të Fikhut të Ligës (Lidhjes) së Botës Islame (Rabitatu El-Alem El-Islami) dhe në të njëjtin kontekst ka ardhur edhe mendimi i Këshillit Evropian të Fetvave dhe Kërkimeve (El-Mexhlis El-Urubi Lil Iftei Uel Buhuth) / shih: feqhweb dhe islamtoday. ↩
- Mubah: Veprim i lejuar, as i shpërblyeshëm dhe as i ndëshkueshëm. ↩
- Ebu Daudi 4078, Ibn Kethiri dhe Albani – në El-Iruaë v. 5, f. 329 – kanë thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadith është i mirë/i besueshëm, teksa ekzaminues të tjerë kanë thënë se ky hadith është i dobët/jo i besueshëm (shih: saaid dhe ahlalhdeeth). ↩
- Prof. Dr. Uehbet Ez-Zuhejli, El-Fikhu El-Islami Ue Ediletuhu v. 4, f. 216. ↩