JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

Ç’GJENDET MBI DHÉ ËSHTË VETËM DHÉ

Ç’GJENDET MBI DHÉ ËSHTË VETËM DHÉ


Eh, veç Ti o Zoti im të më shihje ëmbël,

Pa jeta tejet e hidhur le të jetë,

Eh, veç Ti me mua të kënaqeshe,

Pa njerëzia e pakënaqur le të mbesë,

Eh, sikur sa mes meje dhe Teje të gjallohej,

Pa sa mes meje e krijesave le të rrënohej,

Eh, veç dashurinë Tënde ta bëja realitet,

E paskëtaj çdo gjë do qe e lehtë.

Besoje ose jo, por e vërteta qëndron, se:

Ç’gjendet mbi dhé, është vetëm dhé.

 


(Shqipëroi: Altin Torba, inspiruar nga versione simotra në arabisht, me ndërhyrje).

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top