SHKALLË BËRA SHPRESËN TIME
Allahut për çdo çështje madhore,
Frikën dhe shpresën t’ia kesh,
Mos iu bind vetes së çoroditur,
Se do pikëllohesh, kur vonë do jesh.
Mes frikës prej Tij e shpresës tek Ai,
Në jetë të jetëve të qëndrosh,
Nëse me zemër, fjalë e vepra musliman je,
Përgëzohu, Faljen e Allahut për hise ke.
Kur zemra fort mu ngurtësua,
Dhe në vizionet e mia u çorodita,
Shkallë bëra shpresën time,
E me të tek Falja Jote o Zot u ngjita.
Vargjet e mësipërme i përcaktohen imam Shafi’iut (me përshtatje).
Shqipëroi: Altin Torba