Numri i fetvasë: 282 SADAKAJA-PËRKUFIZIMI-LLOJET-VLERA
Kategoria: VLERAT E SADAKASË-LËMOSHËS
5 766 shfletues/klikues SADAKAJA-PËRKUFIZIMI-LLOJET-VLERA
Pyetje: SADAKAJA-PËRKUFIZIMI-LLOJET-VLERA
Cili është përkufizimi gjuhësor dhe ai terminologjik (juridik) i sadakasë (lëmoshës) dhe cilat janë disa nga vlerat kryesore të saj?
Përgjigjja: SADAKAJA-PËRKUFIZIMI-LLOJET-VLERA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Përkufizimi dhe llojet e sadakasë (lëmoshës)1
a. Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i sadakasë
Kuptimi gjuhësor i sadakasë është: “Lëmoshë / bamirësi”,- kurse kuptimi terminologjike (juridik) i sadakasë është: “Çfarë i jepet nevojtarëve për hatër (kënaqësi) të Allahut”.
b. Llojet e sadakasë (lëmoshës)
Sadakaja është dy llojesh: e detyrueshme (si: zekati i pasurisë, zekati i fitrit, shlyerja e betimit të pambajtur etj.) dhe vullnetare (si: lëmosha / bamirësia që nuk është e detyrueshme).Lexoni më tepër
Së dyti: Tekste hyjnorë mbi vlerën e sadakasë (lëmoshës)
a. Vlera kyçe të sadakasë pasqyruar në Kuranin famëlartë
“Ata që japin lëmoshë (sadaka) e që i japin Allahut një hua të mire [bëjnë vepra të mira të sinqerta si: sadakaja dhe harxhimi në Rrugë të Allahut etj., duke synuar shpërblimin e Allahut2], qofshin burra ose gra, do t’u shumëfishohet përfitimi dhe do të kenë një shpërblim fisnik”3;Lexoni më tepër
“Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimin monoteist në Zot), Ne do t’ia lehtësojmë atij lehtësinë (rrugën drejt shpëtimit)5.”6;Lexoni më tepër
b. Vlera kyçe të sadakasë pasqyruar në transmetimet profetike
“Kush shpenzon palë [rishtazi / e jep diçka dopje / jep një sadaka haptas e një fshehtas9 në Rrugën e Allahut [në mbarë veprat e mira që kënaqin Allahun], do të thirret nga dyert e Xhenetit: O Robi i Allahut, kjo është mirë… (deri në fragemtin e hadithit): E kush është prej personave të sadakasë [atyre që bëjnë shumë lëmoshë vullnetare, krahas dhënies së zekatit (lëmoshës së obliguar)], ai thirret nga [dera e Xhenetit që quhet] Dera e Sadakasë.”10
“Sadakaja (lëmosha) është fakt [argument i qartë se dhënësit i saj beson në Zot dhe në shpërblimin e botës tjetër].”11
“Nuk pakësohet pasuria e robit nga dhënia sadaka (lëmoshë)…”12
“Kurojini të sëmurët tuaj me sadaka!”13Lexoni më tepër
Së treti: Një përmbledhje e vlerave të patjetërsueshme të sadakasë18
Thëniet e mësipërme kuranore dha profetike, nxjerrin qartë në pah vlerat e patjetërsueshme në vijim të sadakasë:
1. Sadakja është një vepër tepër madhështore dhe e ngre në grada tepër të larta vepruesin e saj;
2. Sadakaja e mbron dhënësin e saj nga belatë dhe vuajtjet;
3. Sadakaja ka një vlerë madhështore dhe një shpërblim të shumëfishtë;
4. Sadakaja i shuan gabimet dhe i shlyen mëkatet;
5. Sadakaja sjell begati dhe bollëk në pasuri dhe rizk (furnizim);
6. Sadakaja është mburojë nga ndëshkimi dhe është rrugë për të hyrë në Xhenet;
7. Sadakaja është argument i sinqeritetit për Allahun, mbështetjes tek Ai dhe mendimit të mirë që ka njeriu për Të;Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. SADAKAJA-PËRKUFIZIMI-LLOJET-VLERA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ SADAKAJA-PËRKUFIZIMI-LLOJET-VLERA
SADAKAJA-PËRKUFIZIMI-LLOJET-VLERA
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- El-Hadid: 18. ↩
- El-Xhesas, Ehkemu El-Kuran v. 1, f. 616. ↩
- Do ia mundësojmë atij prirjen (tiparin dallues / veçorinë) që e shpie tek lehtësimi, rehatia dhe mendimi i virtytshëm, duke e mbarësuar atë që të kryejë veprat e mira që shpien tek lumturia (shih: ksu.edu.sa) ↩
- El-Lejl: 5-7. ↩
- Es-Seadi, Tejsir El-Kerimi Er-Rahman, f. 857. ↩
- El-Bekare: 261-262. ↩
- Mendimi më parësor për kuptimin e “shpenzimit palë” është se me të synohet “shpenzimi rishtazi”, pra sadakaja që bëhet njëra pas tjetrës (në mënyrë të vazhdueshme), ndërkohë një tjetër interpretim është se këtu synohet shpenzimi dy nga dy i çdo gjëje prej gjërave, si p.sh. dhënia sadaka: dy dinar (monedhë floriri, që përmban 4.5 gram 24 karatësh), dy bukë, dy dele etj., nga çdo lloj i kapitalit; teksa një tjetër interpretim është se këtu synohet kush shpenzon apo jep sadaka dy herë ku njëra bëhet haptas dhe tjetra fshehtas. ↩
- El-Bukhari 1897 dhe Muslimi 1027. ↩
- Muslimi 223. ↩
- Et-Tirmidhi 2325; Albani thotë se hadithi është sahih/vërtetë. ↩
- El-Bejhaki, Es-Sunen El-Kubra 6593 (3/382); Albani thotë se hadithi është hasen/i besueshëm, teksa shumica e ekzaminuesve të hadithit thonë se ky hadith është i dobët/jo i besueshëm. ↩
- Et-Tabarani, El-Muaxhem El-Kebir 4402; Ibn Xhaxher El-Hejtemi e ka sjellë në Ez-Zeuaxhir (v. 1, 318-319, ndër disa hadithe që i vlerëson për sahih-i vërtet, veç një numri të pakët prej tyre që i vlerëson për hasen/i besueshëm dhe me sa duket ky hadith – falë dëshmive përforcuese jashtë tij- ngrihet në gradën hasen (shih: saaid shënimi 16.); kurse Albani thotë se hadithi është i dobët/jo i besueshëm. ↩
- Ahmedi 18900; Albani thotë se hadithi është sahih/ i vërtetë; kurse Shuajb Arnauti thotë se hadithi është hasen/i besueshëm. ↩
- Musnedu Esh-Shihab 104 dhe Ibn El-Mubarek (Ez-Zuhd) 651; Albani ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë. ↩
- El-Bukhari 1374 dhe Muslim 1010. ↩
- Shih: saaid, islamweb dhe islammessage. ↩