NUK E DIMË A THERET MISHI ME BISMILAH

Numri i fetvasë: 50 NUK E DIMË A THERET MISHI ME BISMILAH

Kategoria: DISPOZITAT PËR MISHIN E THERUR

1 421 shfletues/klikues NUK E DIMË A THERET MISHI ME BISMILAH


 Pyetje: NUK E DIMË A THERET MISHI ME BISMILAH


A lejohet ngënia e mishit që nuk e dimë a është therur me “Bismilah”?


 Përgjigjja: NUK E DIMË A THERET MISHI ME BISMILAH


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Muslimanëve që jetojnë në vendet jomuslimane apo i vizitojnë ato, parimisht u lejohet të hanë nga mishi i therur prej ithtarëve të Librit1 (hebrenjtë dhe të krishterët), nëse:

a. nuk ka fakte të sigurta se ky mish është therur në kundërshtim me normat juridike islame;

b. është e sigurt se ky mish nuk përmban në vetvete shoqërues (përbërës ushqimorë etj.) sheriatikisht të ndaluar.

Më konkretisht, juristët muslimanë theksojnë se në lidhje me ngrënien e mishit të kafshës së lejuar, të cilin nuk e dimë a është therur me “Bismilah”, duhet të kihet parasysh sa vijon:

Së pari: nëse mishi është therur nga një musliman a ithtar i Librit:

a. po qe se dihet se therësi ka qenë musliman dhe nuk dihet a ka thënë “Bismilah”, ose dihet se nuk ka thënë nga harresa ose ngaqë nuk e ka ditur se një gjë e tillë është normë juridike, ky mish lejohet që të hahet.

b. po qe se therësi është musliman për të cilin ushqehen dyshime mbi saktësinë e bindjes (dogmës) dhe besimit të tij në monoteizëm, në këtë rast dogma dhe besimi i këtij personi konsiderohen se janë në rregull përderisa nuk ka fakte që vërtetojnë blasfeminë (felëshimin) e tij.Lexoni më tepër

c. “… nëse na vjen mish i therur nga një musliman, hebre apo i krishterë, nuk pyesim për të, se si është therur dhe as nëse është thënë apo jo “Bismilah” për të; ai mish është hallall (i lejuar) përderisa nuk ka fakte se ai është haram…”4

Së dyti: nëse importimi i këtij mishi është bërë nga një vend jomusliman me shumicë popullsie prej ithtarëve të Librit (të krishterëve ose hebrenjve) dhe kafshët e tyre janë therur në mishtore moderne në përputhje me normat sheriatike (ligjin islam), ky mish është hallall5 (i lejuar për t’u ngrënë), bazuar në thënien kuranore: “Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit…6Lexoni më tepër

Së treti: nëse importimi i këtij mishi është bërë nga një vend jomusliman ku shumica e popullsisë nuk janë prej ithtarëve të Librit (të krishterëve ose hebrenjve), ky mish është haram7 (i ndaluar për t’u ngrënë), sepse në këtë rast përparësi ka mendimi se kafsha ka hequr shpirt në duart e dikujt që nuk lejohet ta bëjë therjen e saj; ndërsa nëse mishi në këtë vend është therur nën përgjegjësinë e shoqatave islame të besueshme dhe therësi ka qenë musliman ose ithtar i Librit, në këtë rast ky mish është hallall (i lejuar për t’u ngrënë).

Allahu e di më mirë. NUK E DIMË A THERET MISHI ME BISMILAH

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NUK E DIMË A THERET MISHI ME BISMILAH

NUK E DIMË A THERET MISHI ME BISMILAH

  1. Ithtarët e Librit: Të gjithë ndjekësit e fesë hebraike dhe asaj të krishterë, të cilëve u zbriti libër qiellor.
  2. El-Bukhari 5057.
  3. El-Muhale bil Ethari, v. 6, f. 148.
  4. Referohu tek: Lika’atu El-Bebi El-Meftuh v. 1, f. 77.
  5. Hallall: Veprim i ligjshëm, që është në përputhje me normat juridike islame.
  6. El-Maide: 5.
  7. Haram: Veprim i paligjshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame.
BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN
CILAT JANË KUSHTET E MISHIT HALLALL
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.