MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN

Numri i fetvasë: 193 MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN

Kategoria: MARTESA ME JOMUSLIMANËT

2 871 shfletues/klikues MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN


 Pyetje: MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN


A është e pëlqyeshme që një musliman të martohet me një vajzë të krishterë dhe nëse po a ka të drejtë bashkëshortja e krishterë edhe pas martesës që ta praktikojë besimin e vet? Po në lidhje me raportet fetare të prindit musliman me fëmijët që do lindin prej tij dhe bashkëshortes së tij të krishterë, çfarë duhet të kihet parasysh?


 Përgjigjja: MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Martesa e një muslimani me një femër të krishterë (dhe po kështu edhe hebraike) është e lejuar, por me kusht që:Lexoni më tepër

Së pari: e krishtera të jetë e përkushtuar në fenë e saj dhe të mos jetë e krishterë vetëm me fjalë, kurse në besimin dhe bindjet e saj të jetë materialiste, ekzistencialiste apo akoma më keq ateiste, pra ajo duhet të besojë në bindjet bazë të krishterizmit, si besimi në Zot, profetët, engjëjt, librat dhe botën tjetër;

Së dyti: e krishtera të jetë e ndershme (të mos bëj jetë të shthurur seksuale), sepse muslimanit nuk i lejohet që as vetë dhe as bashkëshortja (nëna e fëmijëve të tij) të jenë prej atyre që bien në tradhti bashkëshortore.Lexoni më tepër

Nëse femra e krishterë (apo ajo hebraike) i plotëson dy kushtet e mësipërme, martesa me të është e lejuar edhe nëse kjo femër vijon të mbetet në fenë e saj dhe nuk lejohet që ajo të imponohet që ta ndryshojë fenë, teksa nënkuptohet se bashkëshorti musliman duhet të provojë me çdo formë të lejueshme dhe nxitëse që ta ftojë atë në Islam.

Gjithsesi ka shumë dijetarë që thonë se martesa e mashkullit musliman me një femër të krishterë (sidomos kur tek kjo femër nuk ka tregues të fortë se ajo mund ta pranojë Islamin), nuk është e pëlqyeshme, nisur nga problemet e mëdha që ka shumë gjasa ta pasojnë një martesë të tillë dhe se më e mira është që muslimani të martohet me një femër muslimane të përkushtuar.

Sa i përket fëmijëve, nuk ka dyshim se me ose edhe pa pasur marrëveshje midis çiftit bashkëshortor ku bashkëshorti është musliman dhe bashkëshortja është e krishterë (ose hebraike), fëmijët duhet t’i takojnë fesë autentike hyjnore, rrjedhimisht Islamit. Më konkretisht, fëmijët e lindur nga ky çift konsiderohen muslimanë dhe duhet që përmes bindjes dhe formave të tjera legjitime babai musliman të mos lejojë kurrsesi që fëmijët e tij të ndërrojnë dhe braktisin fenë autentike hyjnore islame.

Allahu e di më mirë. MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN

MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.