JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

Numri i fetvasë: 194 KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

Kategoria: BAZAT DHE KUSHTET E MARTESËS

20 410 shfletues/klikues KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT


 Pyetje: KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT


Cilat janë kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë muslimanët, që martesa e tyre (niqahu) të jetë në përputhje me normat sheriatike (ligjore islame)?


 Përgjigjja: KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Përkufizimi i përzgjedhur për familjen në dritën e mësimeve islame është se, “familja është institucioni shoqëror që zhvillohet nga çiftimi i një burri me një grua me akt të rregullt ligjor islam dhe më pas nga bashkimi i familjeve ndërtohet shoqëria”. Kulmet më të rëndësishme të familjes janë: burri, gruaja dhe fëmijët.

Martesa në Islam është quajtur besëlidhje rigoroze. Duke qenë se martesa është hallka më e rëndësishme e mirëqenies së individit dhe shoqërisë, Islami i ka dhënë rëndësi dhe interes të veçantë mbarëvajtjes së insitucionit të martesës, prej të cilit dalin dhe aftësohen individët e shoqërisë humane.

Së këtejmi Islami ka vendosur për martesën e muslimanëve kushtet në vijim1:

Kushti i parë: Dy kandidatët për martesë duhet të mos kenë ndonjë pengesë ligjore islame për t’u martuar me njëri-tjetrin, si p.sh.: të mos jenë mahrem2 (burrë dhe grua që u ndalohet përjetësisht martesa mes tyre, ku hyn edhe mospasja të njëjtën nënë gjiri3), ndalohet martesa me kurvarët, me idhujtarët, martesa me të divorcuarën apo vejushën para se të mbarojë iddeti4 (kohëpritja para ri/lidhjes kurorë), martesa e muslimanes me jomuslimanin etj.

Kushti i dytë: Përcaktimi i sigurtë i identitetit të dhëndrit dhe nuses dhe pëlqimi i tyre që të martohen me njëri-tjetrin.

Kushti i tretë: Prania e kujdestarit legjitim5 të nuses në këtë martesë dhe leja e tij për të6. Kujdestari i nuses është babai i saj e në mungesë të tij janë: gjyshi, djali (nëse nusja ka qenë e martuar më parë), vëllai, xhaxhai etj.Lexoni më tepër

Kushti i katërt: Prania e dy dëshmitarëve8 të kryerjes së kurorëzimit të kësaj martese. Dëshmitari duhet të jetë: musliman, mashkull, të ketë mbërritur pubertetin, të mos jetë shurdhmemec, të jetë i përgjegjshëm juridikisht, i ndershëm dhe i rregullt në përkushtimin e tij fetar islam.Lexoni më tepër

Po në këtë kontekst disa dijetarë kanë kushtëzuar edhe dokumentimin shtetëror të martesës (praninë e çertifikatës së martesës); teksa mendimi i saktë është se ky dokumentim nuk është nga kushtet e martesës sipas islamit (niqahut), por gjithsesi ai është një obligim që duhet bërë.Lexoni më tepër

– Angazhimi i mehrit10 (prikës / pasurisë së pakthyeshme) që i jepet nuses:

Martesa e obligon dhëndrin t’i jap mehr (prikë a pasuri të pakthyeshme) nuses së tij, por aktkurorëzimi i martesës është i vlefshëm edhe pa përmendjen a dhënien paraprake të mehrit (sipas shumicës së juristëve muslimanë)11. Vlerën e mehrit e vendosin nusja bashkë me kujdestarin e saj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

  1. Shih: islamweb.
  2. Mahrem: Është: “diçka e ndaluar apo tabu”, kurse juridikisht është: “Mashkulli i rritur, i arsyeshëm dhe i besueshëm, i cili e ka përjetësisht të ndaluar që të martohet me një grua të caktuar, për arsye të një shkaku të ligjshëm dhe sepse ky ndalim është prej të drejtave (përfitimeve) themelore ligjore të saj / CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE.
  3. Nënë gjiri (Mëndeshë): Gruaja që i jep qumësht (nga sisa ose të shtrydhur në enë) një foshnje të huaj në moshën dy vjeç e poshtë, me kusht që: foshnja të ketë pirë gji të paktën pesë vakte të sigurta (ku në secilin vakt pirje foshnja të jetë ngopur apo të ketë pirë deri sa ta ketë lëshuar gjirin vetë) / shih: islamweb dhe islamweb. Për shkak të pirjes në fjalë të qumështit bëhen të ndaluar për martesë: babai, biri, vëllai, xhaxhai, daja, djali i vëllait dhe ai i motrës nga qumështi (dhe kështu me radhë sikurse tek lidhjet e gjakut).
  4. Iddeti / Kohëpritja e të divorcuarës ose vejushës para ri/lidhjes kurorë: Kjo kohë pritje është si vijon: (a) menjëherë pas divorcit, nëse pas kurorëzimit nuk ka ngjarë fare kontakt seksual dhe e divorcuara nuk ka pasur veçim me të martuarin; (b) tre cikle të plota menstruale pas divorcit, nëse e divorcuara nuk është shtatzënë dhe është prej atyre që u vijnë menstruacionet; (c) tre muaj pas divorcit, nëse e divorcuara është nga ato që nuk u vijnë menstruacionet; (d) pasi të lindë, nëse e divorcuara ka mbetur shtatzënë; (e) koha e pritjes së vejushës është katër muaj e dhjetë ditë (gjatë të cilave ajo qëndron në shtëpinë e saj dhe nuk del veçse kur e ka të domosdoshme).
  5. Shih: KUJDESTARIA PËR MARTESËN-RREGULLAT.
  6. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamqa, islamqa dhe islamweb.
  7. Shih: islamweb dhe islamweb.
  8. Shih: islamweb.
  9. Shih: islamqa, islamqa dhe dorar.
  10. Mehr: Pasuri që dhëndri obligohet t’ia jep nuses së tij dhe që kalon në pronësi të plotë të kësaj të fundit.
  11. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top