Numri i fetvasë: 349 MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO
Kategoria: MARTESA ME JOMUSLIMANËT
2 419 shfletues/klikues MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO
Pyetje: MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO
Përse nuk i lejohet gruas muslimane që të martohet me një burrë që i takon ithtarëve të Librit (hebre ose të krishterë)?
Përgjigjja: MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër
Allahu i Madhëruar është Krijuesi i Gjithëdijshëm dhe i Urtë dhe si i tillë Ai është më i dijshmi mbi çfarë është më e mira për krijesën e tij humane, kështu që Ai gjykoi më të mirën për njeriun (krijesën e Tij) në të gjitha çështjet e jetës humane, përfshirë një ndër fazat më të rëndësishme të saj që është pikërisht martesa; dhe siç dihet i Urti nuk bën asgjë të kotë, nuk i vendos gjërat aty ku s’duhet dhe urdhëron vetëm më të mirën për krijesën e Tij. Besimi i muslimanit/es se Allahu është i Gjithëdijshmi dhe i Urti, e bën atë që të jehojë fuqishëm nga thellësia e ndërgjegjes së tij aksiomat kuranore: “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!”, “Vetëm Atij i përket Krijimi dhe [rrjedhimisht edhe] Urdhërimi” dhe “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!”.
KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË
RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË
NJË MUSLIMANE E MARTUAR ME JOMUSLIMAN
Arsyetimet bazë të përmendura nga juristët muslimanë lidhur me urtësinë e ndalimit të martesës së muslimanes me jomuslimanin, janë si vijon:
Së pari: Mohimi rrënjësor i besimit të bashkëshortes e pamundëson jetesën e denjë me të
Një bashkëshort duhet medoemos ta pranojë besimin e bashkëshortes së tij, që të garantohet një jetesë e denjë mes tyre; teksa një bashkëshort që nuk e pranon si të vërtetë as në nivelin mjaftueshëm: Islamin, Librin e tij (Kuranin) dhe të Dërguarin e tij (Muhamedin, Paqja qoftë mbi të!) (gjë që përbën në fakt edhe rastin e bashkëshortit hebre apo të krishterë e për më tepër atij të besimeve a ideologjive të tjera), nuk ka kapacitetin e nevojshëm që nën hijen e tij të jetojë një grua muslimane, të cilës feja e saj i kërkon të përmbush rituale, adhurime, obligime dhe detyra, si dhe i ligjëron e ndalon gjëra të caktuara.Lexoni më tepër
Është e pamundur që muslimania të mbetet e lirë në besimin e saj dhe të përkushtohet në kryerjen e fesë së saj, teksa burri që kujdeset për të është tërësisht mosbesues dhe mospërfillës ndaj fesë së saj dhe dendur nuk e respekton e madje edhe e poshtëron atë në fenë e saj. Edhe në rastet tepër të rralla kur bashkëshorti jomusliman do bënte tolerime të mëdha kundrejt bashkëshortes së tij muslimane, jetesa e tyre e qetë dhe e denjë bashkëshortore do qe një mision i pamundur për më tepër kur dihet sesi Islami i obligon muslimanes kërkesa të shumta, si: pesë namazet ditore, agjërimin e muajit të Ramazanit, zekatin e pasurisë dhe fitrit, peligrinazhin (haxhin) në Mekë, krahas shumë detyrave të tjera shoqërore. Së këtejmi, Islami ishte i arsyeshëm me veten e tij, kur ia ndaloi burrit musliman, që të martohet me një grua idhujtare (jashtë fesë hebraike dhe të krishterë), duke qenë se Islami e mohon me një mosbesim tërësor idhujtarinë dhe shokbërjen ndaj Zotit; prandaj dhe nuk kishte assesi mundësi që të realizohej mes të këtillë bashkëshortëve objektivi hyjnor i martesës i shprehur përmes thënies kuranore: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.”
Së dyti: Martesa muslimane-jomusliman është e destinuar të dështojë
Dihet se gruaja është më emocionale se burri, ndaj ndikimi i saj (sidomos prej presionit të fjalës dhe ecejakut të burrit të saj) nuk është i garantuar, deri në dobësim të skajshëm të përkushtimit të saj fetar islam dhe madje edhe deri në pasim të fesë së burrit të saj, pasi siç kanë thënë “Gruaja është në fenë e burrit të saj”. Ndër të tjera, shkrirja e saj njësh me një bashkëshort jobesimtar, e provokon këtë grua muslimane që të jepet fort pas dashurisë së kësaj bote dhe t’i japë përparësi pasioneve e kapitaleve të saj, karshi botës tjetër. Gjithashtu, në rrezik të madh është edhe çështja e fëmijëve të saj, pra pasimi nga ana e këtyre fëmijëve i babait të tyre jomusliman.Lexoni më tepër
Është e qartë se Islami e bëri të palejueshme për një grua muslimane të martohej me një jomusliman dhe kjo me qëllim që ta mbajë muslimanen larg gjërave që mund t’ia rrezikojnë besimin e saj. Në fakt, Islami synon mbrojtjen e fesë dhe për të arritur këtë qëllim ia ndalon muslimanit/es që të përfshihet në diçka që përbën kërcënim për fenë e tij/saj. Një grua muslimane nuk do të ndihet e sigurt në fenë e saj përderisa burri i saj është një hebre ose i krishterë (e për më tepër i një feje a ideologjie tjetër që bie ndesh me fenë islame), veçanërisht sepse shumica dërrmuese e Ithtarëve të Librit (hebrenjve dhe të krishterëve) nuk tregojnë respekt të duhur ndaj Profetit tonë, Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!).
Allahu i Madhëruar thotë: “As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!” E, në qoftë se pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë askush nuk do të të ndihmonte apo mbronte nga dënimi i Allahut.”
Duke pasur parasysh faktin se parimisht burri është kryetar i familjes, nuk është e tepruar që të konstatohet (vihet re) fakti se është e pritshme që burri jomusliman ta privojë (pengojë) gruan e tij muslimane që ajo të kryejë disa nga ritualet e obligueshme islame, të cilat për më tepër me kohë ky bashkëshort jomusliman do t’i konsiderojë telashe (bela) për të, si për shembull përmbajtjen e tij nga raporti seksual me bashkëshorten e tij muslimane përgjatë gjithë agjërimit ditor të muajit të Ramazanit dhe ngjashëm. Si rezultat, ai mund ta detyrojë atë të bëjë lëshime në fenë e saj (madje edhe ndryshojë atë), dhe nëse ajo refuzon, situata mund të kulmojë me divorc.
Së treti: Vetëm martesa e muslimanes me muslimanin e ruan fetarinë e saj
Nuk ka dyshim se një grua muslimane përshtatet në martesë me një musliman dhe nuk mund të përshtatet (në martesë) assesi me një jomusliman (pavarësisht anëve pozitive të gjendura tek ky jomusliman), sepse martesa sipas fesë islame nuk mbështetet thjesht në përmbushjen e dëshirave seksuale, porse ajo është për më tepër një institucon që synon të ndërtojë një shtëpi mbi bazamentet e qetësisë, përkushtimit fetar dhe moralit islam; e për të përmbushur këtë detyrë e gjithë familja duhet të përpiqet t’i përmbahet kursit (udhëzimit) të Allahut të Madhëruar dhe të përçojë Mesazhin e Tij.Lexoni më tepër
Duket qartë sesi Islami e ndaloi gruan muslimane të martohet me një jomusliman për arsye të ruajtjes së saj nga gjëra që e vënë në rrezik të skajshëm fenë e saj, pasi objektivi bazë i Islamit është ruajtja e përkushtimit islam të bijve të tij; ndaj dhe Islami e ndalon muslimanen që të orvatet në diçka që përbën kërcënim për fenë e saj.
Një muslimane nuk ka për t’u ndier kurrsesi e sigurt lidhur me përkushtimin e denjë në fenë e saj, përderisa është në strehën e një burri hebre dhe të krishter (dhe për më tepër të çdo jomuslimani tjetër), sidomos sepse shumica dërrmuese e tyre (qoftë edhe e hebrenjve dhe të krishterëve) nuk tregojnë respekt për fenë dhe shenjtëritë islame.
Po kështu, përputhshmëria e bashkëshortëve në aspektin fetar përbën një ndihmues tepër të fuqishëm për një jetë të lumtur, madje sa më shumë që të përputhen dy bashkëshortët në mendësitë që përqafojnë dhe normat juridike që pasojnë, kjo është edhe më mirë.
Së katërti: Autoriteti i burrit jomusliman, mund ta nxisë atë deri në tjetërsim të fesë së gruas së tij muslimane
Dihet fakti se bashkëshorti është i pari i shtëpisë, person me autoritet tek bashkëshortja e tij, me kuptimin se ai është vendosur prej Allahut të Madhëruar në pozitën madhështore të udhëheqësisë, kujdestarisë dhe mbajtjes së përgjegjësisë lidhur me familjarët e tij, por pa ia cenuar bashkëshortes së tij barasvlerën e saj me burrin e saj.Lexoni më tepër
Përmes një artikulimi të mrekullueshëm retorik, i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e kristalizon shumë bukur faktin se pavarësisht autoritetit që burrat gëzojën në pozitën e tyre udhëheqëse në familje falë cilësive fizike të fuqishme burrërore të tyre por edhe shpenzimit (të ardhurave) që sigurojnë për mbarëvajtjen e familjes së tyre, nga ana tjetër gratë janë parimisht të barsvlershme me ta në vlerë dhe pozitë, e të qenët e tyre gra nuk u pakëson atyre asgjë, thotë: “Faktikisht gratë janë simotrat e burrave (të njëjta dhe të barasvlershme me ta)”. Ibn El-Ethiri thotë: “‘Simotrat e burrave’,- do të thotë: ‘të njëjta dhe të barasvlershme me ta’”.
Kjo pozitë superiore në familje, në rastin e burrit jomusliman, mund ta nxisë këtë të fundit që të ndikojë madje edhe ta imponojë gruan e tij muslimane ta braktisë fenë e saj dhe të ndjek fenë e tij, gjë që nuk është në pajtim me fenë islame. Teksa çështja nuk mbaron këtu, por në rrugë pa krye mbeten edhe fëmijët e kësaj gruaje muslimane, të cilët është rrezik serioz që të mos rriten dhe udhëzohen në fenë hynjore islame.Lexoni më tepër
Këtë urtësi të madhe e gjejmë të përmendet në thënien kuranore: “Mos u martoni me paganet (idhujtaret), gjersa të bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. Mos i martoni myslimanet me paganë, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në Xhenet e falje (të gjynaheve). Ai ua shpjegon njerëzve shpalljet e Veta, që të mendojnë ata”; pra edhe pse teksti ka ardhur për idhujtarët paganë të Mekës dhe më gjerë, arsyeja e cekur e ndalesës që është “ftesa për në zjarrin e Xhehenemit” i përfshin të gjithë jobesimtarët (jomuslimanët), sepse kjo dispozitë bëhet përfshirëse për shkak të arsyes përfshirëse të saj, ndaj nuk lejohet kurrsesi që muslimania të martohet me jomuslimanin (qoftë edhe hebre apo i krishterë), nga frika e rënies së saj në mosbesim, pasi burri normalisht e fton gruan e tij në fenë e tij dhe gratë zakonisht i ndjekin burrat e tyre edhe ndikohen nga veprimet e tyre, duke i imituar ata në përkushtimin e tyre fetar; teksa dihet që e vërteta qëndron se jomuslimani (sidomos ai me statusin e bashkëshortit), me ecejakun e tij jetësor, e fton këdo që ndikohet prej tij (sidomos bashkëshorten dhe familjen) në mosbesim, rrjedhimisht në zjarr, pasi mosbesimi ka për pasojë përfundimin në zjarrin e Xhehenemit dhe së këtejmi martesa e jomuslimanit me muslimanen është shtysë për në haram (konkretisht për në blasfemi / mosbesim të bazave të besimit islam), prandaj dhe konsiderohet haram.
Së pesti: Si hebraizmi ashtu edhe krishterizmi e ndalojnë martesën e femrës së besimit të tyre me një person të një besimi (feje) tjetër
Dispozita e ndalimit të martesës për arsye të ndryshimit të fesë nuk është çështje e panjohur për fetë e tjera dhe nuk vlen të thuhet se ajo është e veçantë për Islamin, prandaj nuk ka vend që të cenohet Islami pse e ka ndaluar martesën e grave muslimane me jomuslimanët.Lexoni më tepër
Teologët e krishterë besojnë se asnjë lidhje nuk është e pranueshme mes besuesve në Jezu Krishtin dhe kujt nuk e beson atë; kjo ngaqë është e pamundur që i krishteri të martohet dhe formojë familje me dikë që ka fe të ndryshme ngai ai dhe që i mohon principet dhe besimet e shenjta të kishës. Sipas studiuesve të Biblës, në mësimet e ardhura në të nënkuptohet qartazi mëkati që përbën martesa e një besimtari (të krishterë) me një person të një besimi tjetër dhe vjen dukshëm vërejtja e rëndë kundrejt martesës me një jobesimtar (që nuk i përket besimit të krishterë).
Për më tepër, të krishterët nuk e lejojnë as martesën brenda llojit, me anëtarë të një drejtimi tjetër të krishterë, siç ceket p.sh. në literaturat katolike, ku vjen se për një katolik nuk është e mundur që të martohet me një grua protestante, në të kundërt penalizohet nga kisha; si dhe e anasjella.
Edhe judaizmi (sipas teologëve hebrenj) nuk e lejon martesën e një hebreu me një johebre; madje sipas ligjit teologjik hebraik, “nëse feja trashëgohet nga nëna, me kuptimin që nëse një hebre martohet me një grua johebreje, fëmijët e tyre nuk konsiderohen më hebre”. Po në këtë kuadër, Asher Lopatin (rabin ortodoks amerikan) shprehet se “ndërmartesa (e hebreut me një johebre) është shumë problematike dhe është në kundërshtim me ligjin hebre të cituar në Telmud dhe Teurat”, ndërkohë që Peretz (ministër izraelit) shprehet se: “martesa mes një amerikani hebre me një johebre, është si një holokaust i dytë”.
Së gjashti: Islami lartohet mbi çdo gjë dhe asgjë nuk mund të lartohet mbi të
Në përfundim, një nga arsyetimet më të rëndësishme në këtë kontekst është pikërisht fakti se Islami, duke qenë se mban titullin e fesë hyjnore vulosëse të mesazhit hyjnor të ardhur për mbarë njerëzimit, së këtejmi gëzon një pozitë të lartë të atillë që asgjë / askush nuk mund të lartohet mbi të dhe rrjedhimisht nuk lejohet që jobesimtarit (jomuslimanit) t’i bëhet e mundur të ketë pushtet dhe autoritet, pra thënë ndryshe që jetësimi i tij josilam të lartohet mbi jetësimin islam të muslimanes.Lexoni më tepër
Duke ditur se martesa përbën një pozitë autoriteti (kujdestarie dhe përgjegjësie), vetëm bijve të Islamit u është mundësuar ta mbajnë një pozitë të tillë dhe së këtejmi bashkëshortit musliman (që është në pozitë të lartë në aspektin normativ islam) i është lejuar të jetë në pozicionin e kujdestarit dhe përgjegjësit të bashkëshortes së tij hebreje ose të krishterë (e cila, në aspektin normativ islam, është në pozitë më të ulët se bashkëshorti i saj), teksa në krahun tjetër jomuslimanit (që është në pozitë të ulët në aspektin normativ islam) nuk i është mundësuar të jetë kujdestar dhe përgjegjës mbi muslimanen (e cila, në aspektin normativ islam, është në pozitë të lartë kundrejt bashkëshortit të saj).
Sa në fjalë bazohet në thënien e Allahu i Lartësuar: “Allahu nuk do t’iu bëjë jobesimtarëve rrugë mbisundimi mbi besimtarët [nuk do t’u japë rast jomuslimanëve që t’i mbisundojnë a mposhtin besimtarët muslimanë të veshur me besimin islam në çdo aspekt të tij (në bazat dhe degëzimet islame)].”
Po kështu dihet fakti normativ dhe tradicional se bashkëshortja duhet t’i bindet bashkëshortit të saj, porse kjo bindje e saj ndaj bashkëshortit të saj jomusliman, do binte ndesh me bindjen e saj ndaj Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij (Muhamedit, Paqja qoftë mbi të!).
Allahu e di më mirë. MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO
MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO
Të afërta
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: