JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

LLOJET-KUSHTET E KAPITALEVE KAMATORË

Numri i fetvasë: 86 LLOJET-KUSHTET E KAPITALEVE KAMATORË

Kategoria: KAMATA-PALIGJSHMËRIA DHE TREGUESIT

2 314 shfletues/klikues LLOJET-KUSHTET E KAPITALEVE KAMATORË


 Pyetje: LLOJET-KUSHTET E KAPITALEVE KAMATORË


Cilat janë llojet e atyre kapitaleve që sipas jurispudencës islame konsiderohen kapitale të llojit kamator dhe cilat janë kushtet sheriatike (ligjore islame) për shkëmbimin e tyre? Do të ishte mirë që këtë të na e shoqëronit me nga një shembull referent.


 Përgjigjja: LLOJET-KUSHTET E KAPITALEVE KAMATORË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kapitalet e llojit kamator janë quajtur kësisoj për arsye se moszbatimi i rregullave hyjnore të shkëmbimit të tyre, shpie në kamatë dhe e prish automatikisht aktin e shitblerjes së tyre.Lexoni më tepër

Lljoi i parë: Shkëmbimi i kapitaleve (parave dhe mallrave) që i përkasin llojit kamator, kur ato janë prej të njëjtit lloj dhe i takojnë të njëjtit shkaku kamator, lejohet të bëhet vetëm nëse plotësohen dy kushtet në vijim:

Kushti i parë: palët e shitblerjes duhet të jenë të sigurt se kapitalet e shkëmbyera në fjalë, janë në masë a peshë të barabartë, me kuptimin që p.sh. të jetë e sigurt se po shkëmbehet: 1 gr ar me 1 gr ar, (pavarësisht karatëve të arit), 1 kg grurë me 1 kg grurë (pavarësisht cilësisë apo varietetit të grurit), 1 euro me 1 euro (pavarësisht prerjes së monedhës) dhe ngjashëm;

Kushti i dytë: shkëmbimi të bëhet duke u dhënë kapitalet (paratë apo malli) dorazi (dhënie marrje, në vendin e kryerjes së shitblerjes). Kjo do të thotë se malli i kategorive në fjalë, konsiderohet i kaluar në pronësinë e pronarit të ri, vetëm kur shkëmbimi bëhet në prani të dy kontraktuesve, përderisa ata të dy nuk janë ndarë nga njëri-tjetri dhe gjendin ende në vendin e kryerjes së shitblerjes; përndryshe bihet në veprim kamator dhe shitblerja konsiderohet e prishur, prandaj ajo duhet bërë nga e para.Lexoni më tepër

Lloji i dytë: Shkëmbimi i kapitalit (parasë apo mallit) të llojit kamator që është: (së pari) jo i të njëjtit lloj dhe (së dyti) i të njëjtit shkaku kamator, si p.sh.: shkëmbimi i floririt me argjend, grurit me elb etj.; ky shkëmbim lejohet pa problem të jetë me vlerë (masë a peshë) të shtuar mbi kapitalin bazë, por kushtëzohet që i tërë malli dhe çmimi përkatës për këtë shtiblerje të shkëmbehen në vendin e kryerjes së shitblerjes (para se dy kontraktuesit të largohen nga vendi i shitblerjes).Lexoni më tepër

Lloji i tretë: Shkëmbimi i kapitalit (parasë apo mallit) të llojit kamator që është: (së pari) jo i të njëjtit lloj dhe (së dyti) jo i të njëjtit shkaku kamator si p.sh.: blerja e grurit (ku shkaku kamator është të qenët e grurit ushqim që matet me enë standarte mase) me flori (ku shkaku kamator është të qenët e floririt vlerë kategorike monetare që matet përmes peshës); në këtë rast për shkëmbimin nuk kushtëzohet asnjëri prej kushteve të lartpërmendura, pra ky shkëmbim mund të jetë pa problem me vlerë (masë a peshë) të shtuar dhe nuk është kusht që të kryhet në vendin e aktit të blerjes, në prani të dy kontraktuesve, para se ata të ndahen nga njëri-tjetri.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LLOJET-KUSHTET E KAPITALEVE KAMATORË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LLOJET-KUSHTET E KAPITALEVE KAMATORË

LLOJET-KUSHTET E KAPITALEVE KAMATORË

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top