JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

FALJA E ISTIKHARES PËR TË PASUR FËMIJË

Numri i fetvasë: 36 FALJA E ISTIKHARES PËR TË PASUR FËMIJË

Kategoria: PËRMENDJE DHE LUTJE TË NDRYSHME

21 565 shfletues/klikues FALJA E ISTIKHARES PËR TË PASUR FËMIJË


 Pyetje: FALJA E ISTIKHARES PËR TË PASUR FËMIJË


Jam martuar prej disa vitesh dhe nuk kam fëmijë, prandaj desha të pyes a është në rregull ta fal namazin e istihares që të lutem për fëmijë?


 Përgjigjja: FALJA E ISTIKHARES PËR TË PASUR FËMIJË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

E lusim Allahun e Lartësuar që t’ju furnizojë me pasardhës të devotshëm muslimanë dhe t’i bëjë ata burim kënaqësie për ju në këtë botë dhe tjetrën.

Namazi i istiharas (përzgjedhjes) kryhet kur muslimani përballet me çështje të cilat është në mëdyshje (ngurron) nëse duhet t’i bëjë ose jo.Lexoni më tepër

Duke parë në këtë kuptim të namazit dhe lutjes së istikharas, kuptojmë se duaja për të pasur fëmijë nuk hyn tek namazi i istikharas, sepse lindja e fëmijëve nuk i përket çështjeve të diskutueshme fetare islame që duhen kryer ose jo, porse lindja dhe edukimi i pasardhësve të devotshëm muslimanë është një nga objektivat dhe kërkesat bazë të fesë islame.

Gjithsesi ju mund të falni një tjetër lloj namazi që e përfshin këtë çështje dhe ky është namazi i nevojës. Këtë namaz mund ta falni me nijetin (synimin) që Allahu i Madhëruar t’ju begatojë me pasardhës të denjë.Lexoni më tepër

– Në lidhje me pyetjen e parashtruar, këshillohen lutjet në vijim:Lexoni më tepër

· Lutjen e shkëlqesisë sonë profetit Zekerija (Paqja qoftë mbi të!), të cilën Allahu i Madhëruar e ka përjetësuar në Kuran: “RAB-BI, HEB LII MIN LEDUNKE DHUR-RIJ-JETEN ŤAJ-JIBETEN, IN-NEKE SEMIIÛD-DUÂAI/Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!1

· Lutjen e shkëlqesisë sonë profetit Ibrahim (Paqja qoftë mbi të!), mikut të ngushtë të Allahut, të përjetësuar në Kuran: “RAB-BI, HEB LII MINEŜ-ŜAALIȞIIN/O Zoti im, dhuromë një fëmijë prej të mirëve!2Lexoni më tepër

Gjithashtu shtoni sa më shumë thënien “ESTEGFIRULL-LLAAH/I kërkoj falje Allahut”, sepse lidhur me këtë në Kuranin fisnik vjen se profeti Nuh (Paqja qoftë mbi të!) i ka thënë popullit të tij: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”3

Allahu e di më mirë. FALJA E ISTIKHARES PËR TË PASUR FËMIJË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FALJA E ISTIKHARES PËR TË PASUR FËMIJË

FALJA E ISTIKHARES PËR TË PASUR FËMIJË

  1. Ali Imran: 38.
  2. Es-Safat: 100.
  3. Nuh: 10-12.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top