Numri i fetvasë: 35 DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS
Kategoria: NAMAZI I TESBIHËVE DHE AI I NEVOJËS
5 388 shfletues/klikues DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS
Pyetje: DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS
A mund të na sqaroni në lidhje me namazin e nevojës dhe bazën ligjore të tij?
Përgjigjja: DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Namazi i nevojës falet me nijetin (synimin) që Allahu i Madhëruar ta begatojë dhe mbarësojë personin në një çështje të tij të nevojshme prej mirësive të përdybotshme.Lexoni më tepër
Sa në fjalë bazohet në transmetimin profetik ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
“Kujt i nevojitet diçka nga Allahu i Lartësuar ose nga bijtë e Ademit (njerëzit), le të marr abdes, le ta marr atë (abdesin) më së miri,
pastaj le të falë dy rekate,
pastaj ta lavdërojë Allahun e Lartmadhëruar (të thotë: ‘ALL-LLAAHUM-ME LEKEL ȞAMDU KEMAA JENBEGII LI XHELAALI UEXHËHIKE UE ÂĎȞIIMI SULŤAANIK/O Allah, ty të përket falënderimi absolut, siç i takon madhërisë së Fytyrës Tënde dhe madhështisë së pushtetit Tënd!’, apo të thotë ndonjë lavd tjetër ku të përmend: emrat, cilësitë dhe veprimet e përsosura absolute të Allahut dhe begatitë e mirësitë e Tij mbi robërit e Tij)
dhe të bjerë në salavat mbi Profetin, ŜAL-LA-LL-LLAAHU ÂLEJHI UE SEL-LEM/Mëshira dhe paqja e Allahut qofshin mbi të! [të thotë: ‘ALL-LLAAHUM-ME ŜAL-LI ÂLE MUȞAM-MEDIN…/O ALLAH MËSHIROJE MUHAMEDIN…!’ (salavatet më të mira janë ato që thuhen në tehijatin e namazit)],
pastaj të thotë: ‘LA ILAAHE IL-LALL-LLAAHUL ȞALIIMUL KERIIMU, SUBȞAAN ALL-LLAAHI RAB-BIL ÂRSHIL ÂĎȞIIM, EL-ȞAMDU LIL-LAAHI RAB-BIL ÂALEMIIN, ES-ELUKE MUUXHIBEETI RAȞMETIKE, UE ÂZEEIME MAGFIRETIKE, UEL GANIIMETE MIN KUL-LI BIR-RIN, UES-SELAAMETE MIN KUL-LI ITHMIN, LAA TEDEÂ LII DHENBEN IL-LEE GAFERTEHU, UE LA HEM-MEN IL-LEE FER-REXHTEHU, UE LAA ȞAAXHETEN HIE LEKE RIĎAA IL-LE ǨAĎAJTEHA JAA ERȞAMER-RAAȞIMIIN/Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut, të Butit (të Duruarit që nuk e nxiton ndëshkimin), Fisnikut; i Lëvduar dhe i Patëmetë është Allahu, Zoti i Arshit madhështor; falënderimi absolut i takon Allahut, Zotit të botëve; të lutem Ty për domosdoshmëritë e mëshirës Tënde, për angazhuesit e faljes Tënde, për përfitimin nga çdo e mirë dhe për ruajtjen nga çdo gjynah; mos lër gjynah timin pa falur, as shqetësim pa larguar dhe as nevojë që përbën kënaqësi për Ty pa e vendosur (caktuar për mua); o më Mëshiruesi i mëshiruesve!’
(Pastaj t’i kërkojë Allahut atë që do prej çështjes së dynjasë dhe amshimit, pasi ajo caktohet).”
Në lidhje me lejimin e faljes së namazit të nevojës, juristët muslimanë ndajnë dy mendime kryesore:
Mendimi i parë: Namazi i nevojës lejohet dhe është mustehab (i pëlqyeshëm: veprim kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet). Ky është mendimi më parësor dhe mbështetet nga juristët e mëdhenj të katër medh’hebeve dhe gjendet në thuajse të gjithë librat referent të tyre.Lexoni më tepër
Lejuesit e këtij namazi – pavarësisht faktit se hadithet që bëjnë fjalë për të janë të dobëta – mbështeten kryesisht në dy argumentet në vijim:
Së pari: në lidhje me transmetimin profetik në fjalë kanë ardhur transmetime dhe dëshmi të tjera mbështetëse dhe po kështu mes dijetarëve ka mospajtime lidhur me transmetuesin “problematik” në zinxhirin e transmetimit;
Së dyti: dihet fakti se juristët muslimanë janë të pajtimit se me hadithin e dobët lejohet të punohet në lëmin e veprave të preferueshme (inkurajuese apo shkurajuese), nëse:
(a) përmbajtja e hadithit të dobët i përmbahet parimeve bazë sheriatike;
(b) ajo nuk kundërshtohet nga thënie të tjera më të sakta.
Shënim: Po në këtë kontekst, dijetarët kanë theksuar se, me hadithin e dobët nuk lejohet të punohet në lëmin e ligjvënies, pra vendosjes së dispozitave të hallallit (çështjeve të ligjshme) dhe haramit (çështjeve të paligjshme).
Kurse sa i përket formës së namazit të nevojës, shumica e dijetarëve lejues (përfshirë edhe një prej mendimeve të medh’hebit hanefi), janë të mendimit se ky namaz është dy rekate, si në hadithin e sipërpërmendur, në të cilat krahas El-Fatihasë lexohet një sure ose ajet (lexim kurani) tjetër që personi dëshiron dhe pas namazit i bëhet lutje Allahut të Madhëruar për mirësinë e synuar në veçanti dhe për mirësitë e kësobotshme dhe të amshimit në përgjithësi.
Mendimi i dytë: Një tjetër mendim i fuqishëm në lidhje me namazin e nevojës, është se ky namaz nuk lejohet të veprohet, sepse namazi hyn tek adhurimet dhe detyra e muslimanit është që ta adhurojë Allahun vetëm bazuar në argumente autentike (të vërteta), të ardhura në Librin e Tij (Kuranin fisnik) dhe transmetimet e vërteta profetike, pasi si rregull “adhurimet nuk kryhen përveçse bazuar në argumente autentikë” dhe konkretisht, hadithet e dobëta të ardhura lidhur me namazin e nevojës, nuk e arrijnë nivelin e argumentit me të cilin mund të punohet.
Allahu e di më mirë. DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS
DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS
Të afërta
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: