EBU BEKRI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Personaliteti Nr. 1 EBU BEKRI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Kategoria: 4 KALIFËT E DREJTË TË UDHËZUAR

484 shfletues/klikues EBU BEKRI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!


Ebu Bekri: Lindi në vitin 51 para-hixhrik1 / 573 diellor2 dhe ndërroi jetë në vitin 13 hixhrik / 634 diellor; bën pjesë tek “Shtresa Nr. 1” e transmetuesve të Islamit dhe prej tij janë transmetuar 142 hadithe3 (transmetime profetike).


Emri i tij është (عَبْدُ اللَّهِ بن أبي قُحَافَة عُثْمَانَ بْنِ عَامِرِ) Abullah Ibn Ebi Kuhafe Uthman Ibn Amir, Ebu Bekër Es-Siddiku4 (dëshmitari dhe pasuesi i të vërtetës), prej Kurejshëve5, me epitetin EL-ǍTIJǨ (i çliruari nga zjarri/fytyrëbukuri). Ai është sahabiu (shoku) i shquar i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) që ishte më i miri prej sahabëve (shokëve të Profetit), të cilët ishin njerëzit më të mirë pas profetëve të Zotit6, është i pari burrë që besoi tek profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), është burri të cilin ai (Paqja qoftë mbi të!) e deshi më së shumti, është shoku i tij (Paqja qoftë mbi të!) në shpellë dhe tërë rrugën e emigrimit profetik, është një prej Dhjetë të Përgëzuarve me Xhenet7, si dhe është pasuesi i profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) si kalifi8 (kryeqeveritari) i parë ndër Katër Kalifët9 e Drejtë të Udhëzuar.

Ebu Bekri ishte i bardhë, i pashëm, i gjatë dhe vinte i dobët. Ai ishte prej njerëzve të mëdhenj ndër arabët, që u lind në Mekë dhe u rrit po aty si një prej krerëve të Kurejshëve, të kamurve të tyre, dijetar i gjenealogjisë, rrëfimeve dhe politikave të tyre, ndaj dhe arabët e quanin atë dijetari i Kurejshëve. Ebu Bekri ia kish ndaluar vetes alkoolin (nuk e kishte pirë atë) që në kohën para-islame.

Ebu Bekri njihet për qëndrimet e tij madhështore gjatë epokës profetike, sesi ai, në Rrugë të Allahut të Madhëruar, i dëshmoi betejat që u zhvilluan, u bëri ballë vështirësive të hasura, e shpenzoi pasurinë e tij dhe mbështeti fuqishëm pandarë mesazhin profetik.

Besëlidhja e Ebu Bekrit si kalif (kryeqeveritar) u bë në ditën kur ndërroi jetë profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), pra në vitin 11 hixhrik, ditë ku spikati me të madhe qëndresa dhe elokuenca e Ebu Bekrit, qetësimi që u bëri njerëzve dhe mbarëvajtja e çështjes së besëlidhjes për kryeqeveritarin musliman, në dobi të mbarë muslimanëve. Ebu Bekri i luftoi ashpër dezertorët dhe këdo që refuzoi të jepte zekatin10. Në kohën e udhëheqjes së Ebu Bekrit u çliruan territoret e Shamit11 dhe një pjesë e madhe e Irakut. Ai gëzoi konsensusin e komandantëve të mëdhenj muslimanë si: Khalid Ibn Uelidi, Amër Ibn El-A’si, Ebu Ubejde Ibn El-Xherrahu, El-A’le Ibn El-Hadrami, Jezid Ibn Ebi Sufjan dhe El-Muthane Ibn Harithe (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Ebu Bekri shquhej për maturinë dhe butësinë që tregonte me popullin. Tek ai spikatnin ligjërimi elokuent dhe guximi heroik. Në fundin e jetës së tij ai porositi fuqishëm që të pasohej prej Umer Ibn El-Khatabit, duke ndikur kështu në shtrirjen dhe fuqizimin e madh të fesë Islame që do ndodhte nën kryeqeverisjen e Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Koha e qeverisjes së Ebu Bekrit zgjati rreth dy vjet e tre muaj. Ai ndërroi jetë në qytetin e Medines.Lexoni më tepër

Allahu qoftë i kënaqur me Ebu Bekrin! EBU BEKRI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Allahu e di më mirë. EBU BEKRI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ EBU BEKRI-ARTIKULL BIOGRAFIK

EBU BEKRI-ARTIKULL BIOGRAFIK

  1. Viti hixhrik: Viti që daton me emigrimin profetik, pra fillon me vitin e parë në të cilin ka ndodhur ky emigrim (që korrespondon të ketë qenë 13 vite pas Shpalljes, ose në vitin 622 diellor); për më shumë shih: VITI HIXHRI-PËRKUFZIMI-DISPOZITA.
  2. Viti diellor: Viti që fillon me vitin e parë të kalendarit diellor ose gregorian (kalendari zyrtarë në Evropë dhe më gjerë), njohur ndryshe si viti i e.s. / erës sonë (ose e.r. / erës së re).
  3. Hadith/e: Shkenca islame që merret me studimin e fjalës, veprës, tiparit dhe miratimit që i përcaktohen profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!); ekuivalent i fjalës “Sunet/Traditë Profetike”.
  4. Thuhet se Ebu Bekri e ka pasur epitetin “Es-Siddik/I sinqerti (dëshmitari dhe pasuesi i të vërtetës)” qysh në kohën para-islame, por një tjetër mendim është se këtë pseudonim e fitoi në Islam, sidomos nisur nga besimi i fuqishëm që tregoi në lidhje me ngjarjen profetike të Israsë dhe Miraxhit / shih: 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN.
  5. Kurejshët: Bëhet fjalë për fisin Kurejsh; u quajtën të tillë të gjithë të lindurit prej En-Nadru Ibn Kinanes, i ardhur dhe i vendosur në Meke, i cili u quajt me emrin Kurejsh marrë nga një specie që jeton në det. Familja e tij ishte kupola e degëzimeve të fiseve të shquara që banuan brez pas brezi në qytetin e Mekes. Thuhet gjithashtu se ata e morën këtë emër në saj të derivatit “TEǨAR-RASHU/u tubuan” që vjen prej artikulimit arab “ǨUREJSH”. Nga fisi Kurejsh e kishte prejardhjen fisi Benu Hashim, prej kryetarëve të shquar të të cilit ishte AbdulMutalibi, gjyshi i profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  6. Shih: islamweb.
  7. Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet: Të përgëzuarit me Xhenet prej burrave dhe grave janë të shumtë, porse me këtë term islam (Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet) nënkuptohen dhjetë sahabë (shokë) të shquar të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) që ishin më të mirët pas tij ndër të gjithë muslimanët. Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet ishin që të gjithë prej fisit Kurejsh dhe prej të parëve në Islam dhe arsyeja e veçimit të tyre me këtë epitet, ndoshta është sepse ata janë përmendur si të përgëzuar me Xhenet njëkohësisht në një kumtim të vetëm autentik profetik. Më konkretisht Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet janë: Ebu Bekër Es-Siddik, Umer Ibn El-Khatab, Uthman Ibn Affan, Ali Ibn Ebi Talib, Ez-Zubejr Ibn El-Auam, Sead Ibn Ebi Uekas, Ebu Ubejde Ibn El-Xherrah, Talha Ibn UbejdiLah, AbduRrahman Ibn Auf dhe Said Ibn Zejd Ibn Amër / shih: islamweb dhe islamweb.
  8. Kalif: Pasardhës (khalif) i profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), që përbën titullin e mbajtur nga kryesundimtari musliman, i cili ka në duart e veta pushtetin më të lartë politik e fetar të territoreve të qeverisura prej muslimanëve.
  9. Katër kalifët (EL-KHULEFEEU ER-RAASHIDIIN): Bëhet fjalë për kalifët (kryeqeveritarët/kryesundimtarët) e parë muslimanë, të cilët sipas radhitjes janë: Ebu Bekri, Umari, Uthmani dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ata!). Ata janë quajtur Kalifët e Drejtë të Udhëzuar, për shkak të drejtësisë dhe korrektësisë që i karakterizoi në ndjekjen e normave të Kuranit dhe Traditës Profetike.
  10. Zekati: Pjesë e caktuar e një kapitali të caktuar, që i jepet një kategorie të caktuar, sipas përshkrimeve të caktuara; për më shumë shih: ZEKATI I PASURISË-KUPTIMI-DISPOZITA.
  11. Shami: Njihej me këtë emër (Sham) në kohën e mëhershme dhe përbën territorin ku sot bëjnë pjesë shtetet aktuale të Sirisë, Jordanisë, Palestinës dhe Libanit.
  12. Shih: Edh-Dhehebi (ka ndërruar jetë në vitin 748 hixhrik), Terijkhu El-Islam, v. 2, f. 60; Ez-Zirikli (ka ndërruar jetë në vitin 1396 hixhrik), El-Ealem v. 4, f. 102; Es-Sujuti (ka ndërruar jetë në vitin 911 Hixhri), Terikhu El-Khulafai, v. 1. f. 26 dhe Ruetu Et-Tehdhibejni nr. 3467: El-Mizziu (ka ndërruar jetë në vitin 742 Hixhri), Tehdhibu El-Kemali Fi Esmai Er-Rixhal dhe Ibn Haxher El-Askalani (ka ndërruar jetë në vitin 852 Hixhri), Tehdhibu Et-Tehdhib.
UMERI-ARTIKULL BIOGRAFIK
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.