Ju jeni këtu:
Shtëpiza » TË NGRËNËT-TË PIRËT DHE GJUETIA » GJAHU
Numri i fetvasë: 280 DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE
DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
Pyetje: DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
Cilat janë dispozitat kryesore në lidhje me muajt e shenjtë?
Përgjigjja: DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dispozitat kryesore të muajve të shenjtë janë:
a. Dispozita e madhërimit të muajve të shenjtë
Muajt e shenjtë kanë qenë të madhëruar në ligjin hyjnor të ndjekur nga Ibrahimi dhe (djali i tij) Ismaili (Paqja qoftë mbi të dy!) dhe madhërimi i tyre vazhdoi në gjeneratat pasardhëse të tyre, ashtu që arabët i madhëronin këto muaj dhe e ndalonin luftën në to. Me ardhjen e fesë islame, do të miratohej në vijimësi madhërimi i këtyre muajve dhe të tillë kanë mbetur ato në Islam, ndaj muslimani lipset t’i afrohet Allahut të Lartësuar duke bërë në këto muaj sa të mundet agjërim vullnetar dhe vepra të tjera të mira të ligjëruara, si dhe duke u larguar nga çfarë ka ndaluar Allahu i Madhëruar.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 46 GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE
Kategoria: BAZAT DHE KUSHTET E GJUETISË
GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE
Pyetje: GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE
A lejohet gjuetia për zbavitje ose për t’u ushtruar dhe bërë qitje?
Përgjigjja: GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Si rregull gjuetia e kafshëve të lejuara që jetojnë në tokë në gjendje të egër, është e lejuar dhe përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet në vijim:
a. kur personi që është në gjendjen rituale të haxhit apo umres;
b. kur gjahu (pëllumbat, lepujt etj.) gjendet në Haremin e Mekës apo Medinës;
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 45 GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
Kategoria: DISPOZITAT E GJUETISË
GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
Pyetje: GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
Thënia kuranore ku përmendet se Allahu e ka ndaluar gjuajtjen e peshqeve ditën e shtunë, a vlen edhe për kohën tonë, apo ajo ka qenë vetëm për gjeneratat e kaluara?
Përgjigjja: GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në pyetjen tuaj bëhet fjalë për thënien kuranore në vijim: “Pyeti ata [hebrenjtë] për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.”
Lexoni më tepër