“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Zakonisht ne i presim thonjtë në banjo ose në koshin e mbeturinave dhe i hedhim në këtë të fundit; a është në rregull kjo dhe çfarë duhet të kemi tjetër parasysh në lidhje me prerjen e thonjve? Po kështu, a duket në rregull që një person i familjes të vijë për vizitë tek dikush dhe t’i pres thonjtë para balkonit ose oborrit të shtëpisë së tij?
Përgjigjja: ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
A lejohet zgjatimi i flokëve (i njohur si extension) që bëhet me flokë origjinal të njeriut?
Përgjigjja: EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Transmetimet profetike bazë mbi extension-in (zgjatimin) e flokëve
Transmetimi i parë: “Allahu e ka mallkuar [përzënë nga mëshira dhe mirësia e Tij] kë lidh flokët [i bën extension apo zgjatje të flokut me flok dikujt tjetër] dhe kë urdhëron t’i lidhen (zgjaten) flokët; si dhe kë bën tatuazh [i bën tatuazh dikujt tjetër] dhe kë urdhëron t’i bëhet tatuazh.”1
Muajt e shenjtë kanë qenë të madhëruar në ligjin hyjnor të ndjekur nga Ibrahimi dhe (djali i tij) Ismaili (Paqja qoftë mbi të dy!) dhe madhërimi i tyre vazhdoi në gjeneratat pasardhëse të tyre, ashtu që arabët i madhëronin këto muaj dhe e ndalonin luftën në to. Me ardhjen e fesë islame, do të miratohej në vijimësi madhërimi i këtyre muajve dhe të tillë kanë mbetur ato në Islam, ndaj muslimani lipset t’i afrohet Allahut të Lartësuar duke bërë në këto muaj sa të mundet agjërim vullnetar dhe vepra të tjera të mira të ligjëruara, si dhe duke u larguar nga çfarë ka ndaluar Allahu i Madhëruar.
Mbi muajt e shenjtë bëhet fjalë në thënien kuranore: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet”2 dhe në thënien profetike: “Koha është rrotulluar si forma e saj në ditën kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën3; viti ka dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë [të madhëruar / të pacenueshëm], tre janë varg: Dhul Kiadeh, Dhul Hixhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb është mes dy Xhumadave dhe Shabanit.”4
Cili është përkufizimi i vitit apo kalendarit hixhri (hënor / islam)? Cila është dispozita e përdorimit të kalendarit sipas Mesihut apo Krishtit (kalendarit gregorian / diellor) dhe dispozita e mos/përdorimit të kalendarit hixhri?
Përgjigjja: VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Përkufizimi i vitit / kalendarit hixhri1;
Fjala “hixhri” rrjedh nga fjala arabe “HEXHERA / la, u ndërpre, doli, iku, emigroi” dhe prej kuptimeve bazë të saj është ai i daljes apo emigrimit nga një tokë dhe shkuarjes në një tjetër, duke e lënë të parën për të dytën; teksa në kuptimin sheriatik (ligjor islam) kuptimi i hixhretit (emigrimit) është ”lënia e vendit (territorit / shtetit) joislam2 apo atij ku mbisundon bidati3 (risitë në fenë islame) apo harami4 dhe shkuarja atje ku mbisundon Islami; lënia e shoqërisë së keqe dhe veprave të këqija (harameve); si dhe hixhreti (emigrimi) në kuptimin e largimit apo ikjes prej dëmtimeve që cenojnë fizikun (trupin), pasurinë apo familjarët e muslimanit5.
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Lidhur me historikun e kalendarit hixhri para Islamit dhe më pas thuhet sa vijon1:
Së pari: Përdorimi i muajve të kalendarit hixhri para Islamit
Arabët para Islamit përdornin vitin hënor që (si diellori) ka 12 muaj, çdonjëri prej të cilëve fillon me shfaqjen e hënës së re dhe mbaron me rishfaqjen e saj dhe katër prej këtyre dymbëdhjetë muajve ishin muajt e shenjtë2 (Rexheb, Dhul Ka’de, Dhul Hixhe dhe Muharrem).
Meqenëse sapo kemi hyrë në vitin e ri hixhri (sipas kalendarit hënor / islam), a mund të na jepni një informacion mbi trajtësimin e këtij kalendari, muajt e tij dhe domethënien e tyre?
Përgjigjja: KALENDARI HIXHRI-HËNOR-TRAJTA-MUAJT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Trajta e kalendarit hënor (hixhri / islam)
Popujt që e bazojnë kalendarin e tyre tek hëna janë të shumtë, si: indianët, hebrenjtë, kinezët, persët në të shkuarën, por ata që janë bazuar më së shumti tek ky kalendar janë arabët, që në zanafillën e tyre dhe deri më sot.
Kam hasur në shumë literatura islame termin Ditët e Teshrikut (EJ-JEEMU ET-TESHRIIǨ). A mund të na flisni rreth këtyre ditëve, se cili është kuptimi, koha dhe vlera e tyre, si dhe cila është dispozita e agjërimit të tyre?
Përgjigjja: DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi, koha dhe vlera e Ditëve të Teshrikut1
Nëse fëmija ka babain musliman dhe nënën të krishterë, cilës fe i takon ai, asaj të babait apo asaj të nënës? Po nëse prindërit e fëmijës ndërrojnë fe dhe nga muslimanë kthehen në tjetër fe, cilës feje i takojnë fëmijët e tyre në këtë rast?
Përgjigjja: FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë theksojnë se feja e fëmijës para pubertetit (mbërritjes së moshës së pjekurisë seksuale), ndjek fenë e prindërve të tij si vijon:
Kam dëgjuar se pas namazit të sabahut nuk duhet të shtrihemi të flejmë, që të mos na gjejë të shkujdesur ndarja e rizkut (furnizimit) që bëhet në këtë kohë. Po nëse vetëm jemi të shtrirë dhe nuk po flejmë? A mund të na tregoni se cili është mendimi i juristëve muslimanë lidhur me këtë çështje dhe po kështu lidhur me gjumin pas ikindisë edhe pas akshamit?
Përgjigjja: GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!