Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » TAHIRETI-PASTRIMI RITUAL ISLAM » NDALESAT GJATË PAPASTËRTISË RITUALE
Numri i fetvasë: 47 PREKJA E KURANIT SHQIP NGA I PAPASTRI
Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR
PREKJA E KURANIT SHQIP NGA I PAPASTRI
Pyetje: PREKJA E KURANIT SHQIP NGA I PAPASTRI
A lejohet t’i prekim librat e komentimit të Kuranit pa gusël a pa abdes? E kam fjalën në rend të parë për librin “Kurani i madhërishëm, kuptimet e tij në gjuhën shqipe”, i cili ka brenda të gjithë tekstin origjinal në arabisht të Kuranit.
Përgjigjja: PREKJA E KURANIT SHQIP NGA I PAPASTRI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Bazuar në mendimin e dijetarëve muslimanë, nuk lejohet që të përdoret termi “Kurani shqip”, me kuptimin e përkthimit të fjalëpërfjalshëm në gjuhën shqipe (apo gjuhë tjetër) të tekstit origjinal në arabisht të Kuranit; pasi e tillë gjë përbën tjetërsim / falsifikim të Kuranit – Allahu na ruajtë! Në fakt në këtë rast duhet thënë “Përkthimi në gjuhën shqipe i kuptimeve të Kuranit”, që është një çështje jo vetëm e lejueshme por edhe detyrë sheriatike (ligjore islame), sepse Kurani zbriti për gjithë njerëzimin dhe përkthimi i kuptimeve të tij u mundëson njerëzve të depërtojnë tek Kurani dhe ta kuptojnë atë.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 21 PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR
PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
Pyetje: PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
A duhet të jemi të pastër kur ta prekim Kuranin?
Përgjigjja: PREKJA E KURANIT NGA I PAPASTRI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Fillimisht lipset të dihet, se Kuran quhet vetëm teksti origjinal në arabisht i Kuranit i njohur me emërtimin Mus’haf.
Në lidhje me raportin e abdesit dhe guslit me prekjen e Kuranit, duhet të kemi parasysh sa vijon:
Së pari: Ndalohet (është haram) prekja e Kuranit pa gusël a pa abdes:
Pa gusël: Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit, se xhunubit nuk i lejohet prekja direkte e Kuranit pa izolues/ndarës që ndan mes lëkurës së dorës dhe Kuranit (pra pa e kapur apo mbajtur Kuranin përmes një sendi të pastër që është i shkëputur prej tij, si këllëfi a qesja e Kuranit që është veçan tij, një copë pëlhure, dorezat e duarve, mëngët apo ngjashëm).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 20 LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI
Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR
LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI
Pyetje: LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI
A duhet të jemi të pastër kur lexojmë Kuran?
Përgjigjja: LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
I papastër quhet personi në gjendjen e papastërtisë rituale, e cila i takon dy klasifikimeve:
Klasifikimi i parë: Gjendja e papastërtisë së madhe rituale, ku hyn personi që e ka detyrim guslin.
Klasifikimi i dytë: Gjendja e papastërtisë së vogël rituale, ku hyn personi që e ka detyrim abdesin.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 19 DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE
DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Pyetje: DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
A duhet të jemi me abdes dhe gusël kur bëjmë dhikrin e mëngjesit apo të mbrëmjes?
Përgjigjja: DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me raportin e abdesit dhe guslit me dhikrin në përgjithësi, përfshirë edhe atë të mëngjesit dhe mbrëmjes, duhet të kemi paraysh sa vijon:
Së pari: Për dhikrin që nuk përmban Kuran, nuk është kusht as abdesi dhe as gusli:
Kur në dhikrin që bëhet nuk ka ajete kuranore, nuk është problem që personi të jetë pa abdes ose pa gusël.
Lexoni më tepër